Një aksident ka ndodhur pranë shkollës Harry Fultz. Ende nuk dihet gjendja e personit të aksidentuar. 1 / 4
Author: tirana
Javë për kornizë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Pas triumfeve të kombëtareve të meshkujve, si ajo A dhe U-21, fitore ka arritur edhe kombëtarja e femrave. Të drejtuar nga Vioresin Sinani, vajzat kuqezi kanë mposhtur me përmbysje 3-1 Maqedoninë e Veriut. Një përmbysje e tëra shkodrane, pasi të tre futbollistet aktivizohen me ekipin e Vllaznisë. Miqësorja e zhvilluar në stadiumin “Sopoti” nisi me gol për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes Maksutit kaloi në avantazh pas 12 minutash lojë. Reagimi i futbollisteve tona nuk vonoi, me Gjinin që barazoi shifrat në minutën e 36-të të takimit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa…
Grupi Parlamentar i Partisë Socialite ka mbledhur 55 firma për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Për kërkesën e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI, raporton TCH. Kjo kërkesë pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme. Sot në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. Për shkarkimin e Ilir Metës si president duhen 94 vota,…
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar deputetëve socialistë me një mesazh pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare ku u zhvillua për 5 orë një mocion me debat dhe më pas u miratua me 100 vota pro një rezolutë kundër Presidentit të Republikës. MESAZHIFaleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze e rezonuese me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë…
Genta Ismajli është e njohur për karrierën si këngëtare, megjithatë komentohet shpeshherë për pamjen e saj. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim si brune, por duket se Genta ka vendosur të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj dhe të kthehet në bionde. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet para një makine luksoze, duke ekspozuar kështu jo vetëm linjat e saj dhe veshje firmë, por edhe modelin e ri të flokëve. Pavarësisht se ajo mund të ketë vendosur thjesht një paruke, duket krejtësisht një person tjetër. Këngëtarja shqiptare i ka bllokuar komentet, por me siguri ky ndryshim do jetë…
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në hyrje të qytetit të Librazhdit. Kryeministri Edi Rama pak më parë zhvilloi takime me banorët e Prrenjasit, ndërsa i bëri thirrje Metës që të lexonte mirë votimin e rezolutës në Kuvend me 100 vota.
Ishte si një rikthim në shkollë për politikanët e partisë në pushtet në Itali, Lëvizja pesë yjet, e cila ndodhet nën presion pas zgjedhjeve evropiane. Ata u ulën për një provim të stilit të shkollës së mesme, për të nënvizuar arritjet e tyre para vlerësimit të performancës së politikanëve të tjerë. Mbështetja për pesë yjet, antiestablishment, ka rënë ndërsa partneri i koalicionit, lega e veriut, ka arritur sukses në zgjedhjet për parlamentin evropian. Lega e veriut e Mateo Salvinit, fitoi zgjedhjet më 26 maj me 34 për qind të votave ndërsa pesë yjet që arriti thuajse 33 për qind në…
Nga Njësia 7 ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i koalicionit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj e ka konsideruar debatin politik dhe zhdekretimin e datës së zgjedhjeve si një lojë të organizuar nga opozita. Për këtë ai iu referua pikërisht paracaktimit të datës së re të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës dhe të bërë publike nga kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas Veliajt zbulimi i datës së re të zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kamzës, ndërkohë që Presidenti i Republikës po bën konsultime me disa nga partitë e vogla dhe pa asnjë…
Një video e postuar në rrjetet sociale nga Moise Kean ka shkaktuar shumë keqkuptime. Moise Kean është shndërruar në protagonist të lajmeve të fundit për shkak të një video të postuar nga ai vetë. Futbollisti që aktivizohet me Italinë është i grumbulluar aktualisht me Kombëtaren U-21, pasi kjo e fundit do të zhvillojë Europianin e kësaj grupmoshe. Pak orë më parë 19-vjeçari postoi një video në rrjetet sociale, teksa shfaqej duke shijuar ritmet e një këngë, por në një moment shfaqet edhe një person në krevat me të brendshme. Të gjithë që e panë këtë video u bënë kurioz dhe…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur këtë pasdite të së enjtes Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI. Kjo mbledhje vjen pas konferencës që mbajti me gazetarët pak më herët, kreu i PD, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së saj kryetarja e LSI është shprehur se Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si një të sëmurë psikik, është një hajdut i madh dhe se korrupsioni i tij ka kaluar çdo përmasë. Kryemadhi ka folur gjithashtu dhe për zhvillimet e fundit, dhe votimin e rezolutës sot kundër Ilir Metës në Kuvend. “Rama e ka mbyll hesapin me Europën sepse hesapi i tij…
Vala e parë e të nxehtit nga Saharaja ka pushtuar Ballkanin, duke dhënë impakt edhe në vendin tonë duke sjellë temperatura të larta. Dita e premte dhe e shtune do të jene dhe ditët me të nxehta, ku temperaturat priten të shkojnë deri në 40 gradë celsius në zonën qendrore. Gradualisht fillimi i javës tjetër do të sjelle ndryshime, masat ajrore të nxehta do të tërhiqen gradualisht. Do të afrohen masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme, ku priten reshje shiu në zonat malore dhe pjesërsisht në zonën qendrore, më tej mendohet të ketë rënie graduale te temperaturave.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes në Prokurori si i pandehur në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA. Basha i ka konsideruar akuzat e Prokurorisë si qesharake, ndërsa shton se është tentativë e Ramës për ta trembur. Deklarata e plotë Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt…