Author: tirana

Rruga e re Fushë-Krujë – Thumanë 12 km e gjatë, jo vetëm ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve në superstradën Fushë-Krujë – Shkodër, por nga ky investim përfitojnë rreth 50 mijë banorë të kësaj zone, akses më të shpejtë në shërbime e tregje. Ky aks rrugor lidh Mamurrasin, Laçin, superstradën Lezhë–Shkodër dhe “Rrugën e Kombit”. Ky investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit vjen në vazhdën e projekteve të tjera të zbatuara në akset Thumanë – Laç – Milot dhe Fushë-Krujë – Bypass.

Read More

Rezoluta e mazhorancës për presidentin Meta, hartuar dhe propozuar nga PS me qëllim kundërshtimin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, u miratua sot në Kuvend me 100 vota pro dhe 7 kundër. Një nga deputetët nuk votoi, ndërsa dy të tjerë abstenuan. Por, kush janë 7 deputetët që votuan kundër rezolutës së PS-së? Mediat shkruajnë se deputetët ‘rebelë’ që dolën kundër shumicës janë Lefter Maliqi, Elda Hoti, Klajdi Qamo, Artur Roshi, Enver Roshi, Eugen Bojaxhiu dhe Gjetan Gjetani. Këta të fundit i përkasin grupit të ri të opozitës, ardhur nga listat zëvendësuese të PD e LSI.

Read More

Pas kaq vitesh, për herë të parë, moderatorja ka zbuluar dhe fytyrën e Jonit të vogël përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.“Zemra ime”, ka shkruar Arbana. Ndryshe, muaj më parë, Arbana i dha fund martesës disa vjeçare me bashkëshortin e saj, ndërsa tani po përflitet se ajo është në lidhje dashurie me regjisorin e emisionit që ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn. Edhe pse të fotografuar gjithandej së bashku, një gjë të tillë dyshja ende nuk e ka pranuar hapur.

Read More

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, në një postim në rrjetet sociale, zbulon edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale sipas demokratëve. “Zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të patur kurrë”, shkruan Mziu, ndërsa më tej vijon duke e ftuar Veliajn të përballet “në zgjedhjet reale”, në 20 tetor. “Shihemi në zgjedhjet reale të 20 tetorit 2019”, shkruan në fund të postimit Mziu. A është vendosur tashmë data e zgjedhjeve vendore në 20 Tetor të 2019-ës? Mbetet për t’u parë…

Read More

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një çift që pëlqejnë aventurat dhe këtë e kanë vërtetuar shpeshherë. Destinacioni i rradhës i pushimeve duket të ketë qenë Amerika, pasi të dy kanë publikuar disa foto ku zbulojnë se momentalisht ndodhen në Neë York. Siç dihet, Venera dhe Lindi janë partnerë jo vetëm në jetën reale, por dhe në karrierë. Ata kanë sjellë disa bashkëpunime që janë pritur shumë mirë nga publiku dhe së shpejti, do të mund të dëgjojmë projektin e rradhës. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’ ku në sfond dëgjohej kënga e re. ‘Së…

Read More

Të gjithë ata bashkëshortë që e kanë blerë apo ndërtuar banesën pas martese tashmë do të kenë mundësi të kenë bashkëpronësi, në rastet kur në certifikatë është emri i vetëm njërit prej tyre. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nxjerrë një urdhër, i cili ka hyrë në fuqi dhe parashikon që t’i japë të drejtën, duke mos u kërkuar asnjë pagesë shtesë. Tashmë qytetarët duhet që të aplikojnë pranë zyrave të Agjencisë së Kadastrës për të përfituar.Të gjithë të interesuarit tashmë mund të paraqiten pranë sportele të  Agjencisë së Kadastrës dhe të bëjnë kërkesën dhe nuk do të kenë asnjë tarifë.Udhëzimi…

Read More

Tensioni është një ndër problemet më të përhapura shëndetsore për një pjesë të madhe të njerëzve. Ulja apo rritja e tensionit, ose shtypjes së gjakut, mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Sipas grupmoshës është e rëndësishme që të respektohet një mesatare se sa duhet të jetë vlera e tensionit për çdo grupmoshë. Mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut dhe ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Te meshkujt Mbi 20 vjeç: 123/76 20-30 vjeç: 126/79 30-40 vjeç: 129/81 40-50 vjeç: 135/83 50-60 vjeç:…

Read More

Partizani arriti që të rikthehej te titulli kampion pas 26 vitesh, teksa një meritë të madhe për këtë gjë kanë pasur edhe drejtuesit. Presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, janë në krye të një grupi investimi shqiptar, të interesuar në blerjen e Salernitana-s.Klubi arriti të siguronte me vështirësi mbijetesën në Serinë B italiane dhe është në pronësi të Claudio Lotito-s, presidentit të Lazio-s, i cili si bashkëpunëtor më të ngushtë ka Igli Taren. Lajmi i publikuar në Itali, se drejtuesit e Partizanit janë të interesuar të blejnë Salernitana-n, për rreth 16 milionë euro, është hedhur…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një ditë mjaft e favorshme sa i takon sferës sentimentale, ku do të kapërceni edhe momentet më kritike. Mund të flisni hapur për ndjenjat, ndërsa takimet e reja do të jenë gjithashtu të favorshme. Demi Jeni të fortë dhe të qëndrueshëm në sferën sentimentale. Ndërsa lidhjet e lindura së fundmi, mund të dështojnë. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm me personat e paqëndrueshëm. Duhet ta vini arsyen më shumë në punë, në mënyrë që…

Read More

Mazhoranca kalon tekstin politik. 94 votat që nevojiten për të shkarkuar presidentin Ilir Meta janë të sigurta. Këtë të enjte, pas 5 orëve mocion debati në Kuvendin e Shqipërisë, 100 deputetë votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

Read More

Arrestohet kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës. Pas informacioneve në rrugë operative policia ushtroi kontroll përreth banesës në fshatin Penkovë, bashkia Selenicë, ku u konstatuan të mbjella bimë dhe fidanë kanabis, numri i të cilave nuk jepet nga blutë e Vlorës. Për kanabisin e sekuestruar policia arrestoi A. N. 57 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë dhe djalin e tij V. N. 23 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Read More

Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta mazhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm. Mazhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit. Mazhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.Kuvendi në seance…

Read More