Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit. Dy persona kanë shkuar në një familje për të vjedhur, por janë pikasur nga ana e familjarëve. Për pasojë, një nga hajdutët ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës.Ngjarja Dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika, në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin dhe pas konfliktit me pjesëtarët e familjes së tij, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç, i cili pas ndihmës së parë në Spitalin Kurbin, është dërguar për ndihmë të specializuar…
Author: tirana
Kampioni shqiptar i Qitjes, Arben Kucana i ka drejtuar sot një letër të hapur ministres së sporteve, pasi sipas tij ka ndodhur një skandal i vërtetë. Kucana pretendon se federata e drejtuar nga presidenti Stefan Rrufam ka bërë një shkelje skandaloze, duke çuar në europian djalin e presidentit, i cili sipas Kucanës ka 10 pikë më pak se ai. Ja letra e plotë që Kucana i drejton ministres së sporteve dhe KOKSH-it. LETRA E PLOTË E nderuar zonja Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinise, I nderuar zoti Konstandin Shkurti, Zv. Minister i Arsimit, Sportit dhe Rinise, I nderuar…
Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një postim në profilin e tij në facebook, ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 2003, ku thuhet se: Dekreti i Presidentit nuk është akt administrativ por është akt me natyrë juridiko-kushtetuese. Ai nxirret nga organi më i lartë në ushtrim të kompetencave kushtetuese. Gjykata e Larte 2003:Dekreti ankohet vetem ne Gjykate Kushtetuese Edi Rama po kerkon te gjeje nje gjykate apo dicka te ngjashme qe t’i anuloje dekretin. Po ben forum-shopping, apo pazar ne shqip, qe te gjeje se cila gjykate ia mbyll hallin. Gjykate Kushtetuese nuk ka, sepse e vrau…
Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se: “Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”. Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 si bonus. Me nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, me gjasë braziliani Marcelo do largohet nga Madridi. Destinacioni i tij i mundshëm është Juventusi.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka festuar sot 45 vjetorin e lindjes, ditë që përkon edhe me festën e rithemelimit të Partisë Socialiste. Me rastin e kësaj dite, të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat i dhanë Bashës disa dhurata, si një bluzë me një numrin 1 si dhe i vendosën shiritin e kapitenit në krah. Mesazhi i të rinjve: Në këte ditë të lindjes ,të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat ,i urojmë kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha edhe 100 vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur. I nderuar z.Basha Teksa familja juaj ju…
Pas vendimit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, Presidenti i Republikës është përfshirë në një valë kritikash nga opinioni publik, si dhe është përballur me akuza të drejtpërdrejta nga konstitucionalist të shumte, por edhe thumbuar nga drejtues të lartë të qeverisë ‘Rama’, ashtu si dhe mga vetë Kryeministri. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh edhe Zëdhënëse e Këshillit të Ministrave, përmes një postimi në twitter e ka cilësuar si qesharak vendimin dhe justifikimet e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve duke shkruar se: “E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar!…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë shqiptarët se pse Holanda vendosi kundër hapjes së negociatave. Në një reagim, numri dy i Partisë Demokratike, thotë se Holanda vlerëson se Shqipëria nuk ka rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai shton se kryeministri është gati të sakrifikojë demokracinë për pushtetin e tij kriminal. Reagimi i plotë i Bardhit: Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave…
Një nga figurat më historike të PS, Pandeli Majko, ka vlerësuar Erion Veliajn si një model që duhet të ndiqet nga të gjithë. Gjatë fjalës së mbajtur në festën për 28 vjetorin e PS, Majko tha se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së tij. “Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira, s pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu, sepse socialistët asnjëherë…
Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anulimin e 30 qershorit. Menjëherë sapo u njoh me të, Lulzim Basha thërriti fitore dhe u dha urdhër protestuesve të fusnin nëpër xhepa molotovët që kishin përgatitur për ditën e qametit. Vartësit e tij po dalin në publik për të mbrojtur kushtutshmërinë e dekretit presidencial dhe pikat ku ai mbështetet në ligjin themeltar të shtetit. Në fakt, e gjithë kjo rokopujë disa ditore, opozitës duhet ti vlente vetëm për një gjë. Për të treguar se Edi Rama është i vendosur…
Pas Divjakës, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Lushnje për të prezantuar kandidatin Fatos Tushe. Por pamjet e mëposhtme tregojnë një pritje nga militantët e Partisë Demokratike, që kanë tentuar t’i presin rrugën. Burime nga Lushnja përcjellin pamjet e mëposhtme nga takimi i Ramës si dhe nga protestuesit e PD.
Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi konsultativ mes Presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike. Në përfundim, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ishte një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Gjithashtu ai tha se aleatët nuk kishin paraqitur asnjë propozim në takim. Shehi shtroi se nëse qëllimi është thjeshtë shtyrja atëherë kjo nuk mjafton.