Selfiet prej kohësh janë kthyer në trend duke u përdorur masivisht nga të rinjtë, por jo vetëm. Por a jeni kurioz të dini se cila është distanca e duhur për të bërë një selfie të qartë dhe të bukur? Nëse njerëzit do të ishin programuar për të bërë selfie, duhet të kishin lindur me krahë prej 1 metër e gjysmë…Sipas hulumtimit të botuar në revistën JAMA kjo është distanca optimale për të bërë portrete që nuk ndryshojnë karakteristikat e fytyrës. Sipas këtij hulumtimi selfiet e bëra nga një distancë prej 30 cm nga fytyra të cilat janë edhe më të…
Author: tirana
Deputetja e PS, Mirela Kumbaro thotë se nesër nuk do të shkarkohet Presidenti i Republikës, por thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet. Kumbaro tha se shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta. Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka firmosur urdhrin përkatës për çeljen e këtij kësti, përkatësisht urdhrin nr. 217, datë 10.6.2019, me anë të të cilit ngarkohet Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, për zbatimin e tij. Urdhri është firmosur në përfundim të likuidimit të këstit të 10-të për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të përllogaritur në total. Përfituesit e kategorisë parësore, të…
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për dekretin e Presidentit Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. “Situata politike ku ndodhemi është e paprecedentë, vetë djegia e mandateve përbën një precedent të padëgjuar më parë, ndërsa tani këtij precedenti iu shtua edhe një tjetër që nuk e përmirësoi situatën: Akti i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve. Në konsideratat e mia dekreti i tij është akt absolutisht i pavlefshëm juridikisht”,- tha ministrja. Gjonaj shpjegoi juridikisht, arsyet se pse ky akt i Presidentit Meta është…
Mungon zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë se Antuan Griezman do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Sipas të përditëshmes “El Mundo Deportivo”, sulmuesi e ka marrë vendimin e tij dhe do të bashkohet me skuadrën katalunjase duke nisur nga data 1 korrik. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta iberike, ky është fundi I lumtur dhe I kërkuar nga të dyja palët. Që kur njoftoi largimin nga Atletico Madrid, Griezman dhe Barcelona janë takuar shumë herë dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën që futbollisti francez do të firmosë përpara se të luajë në krah të…
Marina Vjollca është nga ata vajza shqiptare, që vështirë të të hiqen nga mendja, jo vetëm për fytyrën engjëllore dhe të ëmbël, por edhe për format bombastike të trupit të saj. Në këtë periudhë pushimi të detyruar nga impenjimet televizive, ish-bukuroshja e “Procesit Sportiv” po e shfrytëzon për të shijuar martesën me reperin e njohur Getoar Selimi.Por vihet re se është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston fotografi të shumta nga pushimet e saj luksoze apo edhe fotografi profesionale.E në foton e fundit aq e madhe ishte forca e makeup-it sa Marina ndryshoi totalisht në pamje. Nisur nga…
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita pritet të përballet të enjten në mesditë në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi. Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Në vitin 2002 ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe ka shërbyer në këtë post deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Durrës. Pas dy vitesh gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Selita është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit. Analiza e pasurisë është…
Autoritete greke kanë vendosur që të mos e ekstradojnë në Shqipëri të dyshuarin si porositësi i vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku. Gjykata e Lartë në Greqi, vendosi refuzimin e kërkesës së autoriteteve shqiptare për të sjellë përpara drejtësisë në vendin tonë Bledar Jambellin, mbi të cilin rëndon akuza e “Vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim. Përgjigja negative për Jambellin ka mbërritur prej më shumë se 1 muaji pranë Ministrisë së Drejtësisë, por është mbajtur e fshehtë nga autoritete tona. Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të vendimit të plotë i Gjykatës së…
Mike Tyson do të hapë një resort, në Kaliforni. Rezidenca “Tyson Ranch” mund të vizitohet nga tifozët e kanabisit , por gjithashtu do të përdoret për qëllime kërkimore në fushën e kanabisit. Mike Tyson është i famshëm për karrierën e tij si boksier, por tanimë në pension, sportisti po nis një projekt të ri dhe shpreson se ky vend do të presë shumë “dashamirës” të kanabisit. Për Tyson gjithçka nisi në vitin 2016, me themelimin e kompanisë së kanabisit dhe një vit më pas nisi të hedhë themelet e resortit të pushimeve, ku sigurisht nuk mund të mungojë kanabisi! Vendndodhja…
Një “zam” special mjekësor që zëvendëson qepjet u krijua nga studiuesit në “Technion” – Institutin Izraelit të Teknologjisë, në Haifa. Me një mjet të posaçëm në formën e një pistolete silikoni, ngjitësi shtrihet në indin e dëmtuar të trupit. Pas aplikimit, masa e zamit integrohet shumë shpejt dhe dekompozohet brenda pak javësh. Ngjitësi është gjithashtu i përshtatshëm për plagë brenda trupit dhe është katër herë më i fortë se ngjitësit ekzistues të përdorur për këtë qëllim. Aktualisht zami mjekësor është testuar vetëm në kafshë laboratorike, duke demonstruar efektivitetin e saj në mënyrë që të përshpejtojë procesin e shërimit dhe për…
Shumë njerëz kanë tendencë të përdorin WhatsApp-in për të komunikuar me të dashurit e tyre, duke u thënë atyre se ku ndodhen në atë moment, duke e ditur vendndodhjen e tyre në kohë reale, duke dërguar dokumente, duke dërguar foto ose video, zanore etj. Por ka një nga gjërat që përdorim më së shumti në WhatsApp, dhe këto janë emoji. Shumica i përdorin ata për të theksuar një frazë të caktuar në bisedën që kanë me një person: dërgojnë zemra, fytyra të lumtura, numra, sporte etj. Megjithatë, ekziston një emoji që shumica nuk e përdor, por ka një kuptim që…
Ata u dashuruan gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ngjarjet i detyruan të ndaheshin. Megjithatë kur dashuria është e madhe ajo nuk vdes asnjëherë. BBC ka publikuar në Instagram historinë e një vetereani amerikan dhe një zonje franceze, të cilët u bashkuan pas 75 vjetësh. Ishte ai që i tregoi gazetarëve foto të tijat dhe të dashurës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe me më pas ëndërra e tij për ribashkim u bë realitet.