Në një dokument prej 5 faqesh që do të paraqitet javën e ardhshme në samit, Bashkimi Evropian ka shpalosur strategjinë për të rritur ndikimin në botë në 5 vitet e ardhshme dhe të luajë rol në formimin e të ardhmes globale. Në dokumentin që citohet nga ‘Deutsche Welle’ thuhet se BE duhet të bëhet më e fuqishme dhe më me vetëbesim, por për këtë duhen më shumë fonde. BE do të kërkojë që të përfaqësojë pozicionin e saj më me vendosmëri dhe të jetë më e unifikuar në politikën e jashtme. Sa i përket anëtarësimit të shteteve të tjera, në…
Author: tirana
Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Babale” me të pandehur Ervin Salianjin, Fredi Alizotin, Jetmir Olldashin dhe Albert Veliu. Gjatë seancës së sotme nuk janë pranuar kërkesat e të pandehurve që lidhen me përjashtimin e gjyqtarit të kësaj çështjeje, si dhe për thirrjen e Kryeministrit Edi Rama, ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Po ashtu nuk është pranuar gjykimi i shkurtuar pasi nuk mund të ndahej çështja.
Qershori nisi me mot të freskët dhe shi ku në vetëm 3 ditë janë plotësuar rreth 80% e normave të reshjeve mujore. Megjithatë, shumë shpejt qershori solli mot të kthjellët dhe të nxehtë në Shqipëri. Në vijim, ky muaj pritet të jetë i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal. Më e ndjeshme nxehtësia pritet të jetë në zonat Lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku jemi mësuar që edhe vera të jetë e freskët. Edhe korriku 2019, sjell tablo termike të ngjashme me qershorin, ndërsa…
Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve duke i pyetur se cilit i besonin, Metës apo Junckerit në lidhje me integrimin e vendit në BE. Juncker tha se Shqipëria do të integrohej shpejt në BE, kurse Meta theksoi se pa zgjidhur krizën nuk ka asnjë shans për të hapur negociatat. “Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër është edhe qëndrimi i Presidentit të KE. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do…
Rita Ora bashkë me nënën e saj, Verën, kanë qenë të ftuara speciale nga Princi Harry në organizimin e tj përozanizatën bamirëse që ai ka themeluar, Sentable. Në këtë organizim Vera ka marrë pjesë si një psikiatre që ndihmon gratë në depresionin pas lindjes, ndërsa vajza e saj, Rita, është ftuar për të argëtuar të pranishmit me disa prej këngëve të saj. Me këtë rast Rita dhe Vera janë takuar me Duken e Sussex, me ç’rast ata kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin.
Pesëdhjetë shtetas janë riatdhesuar nga Franca. Policia shqiptare dhe ajo franceze morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë. Mininistria e Brendshme thotë se ky operacion kishte një veçanti pasi u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim. Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë…
Thomas Strakosha në radarët e klubeve anglezë. Në fakt nuk është lajm I ri, por sipas mediave italiane tashmë pretendimet e ekipeve britanike karshi lojtarit të përfaqësueses sonë janë bërë edhe më konkrete. Bëhet fjalë për dy ekipe londineze, skuadra të nivelit të lartë si Tottenham dhe Arsenal. 25 milion është cmimi I kartonit të Strakoshës për të cilën ai do të lihej I lirë nga presidenti Lotito. Igli Tare në këtë rast duket se e ka gati zëvëndësuesin, portierin 20 vjecar të Fiorentinës, Alban Lafont.
“Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për 6 orë me datë 13 dhe 14 Qershor”, njofton OSHEE. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike nga ora 09:00-15:00, janë punimet që do të kryhen në disa kabina. Njoftim për abonentët Tiranë Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 13-14 qershor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë. 📍📍 13 qershor/09:30-15:00 rruga “Androkli Kostallari” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Haxhi Hysen Delliu”✔️ 📍 09:00-15:00 Rruga e Dajtit, rruga “Muhamet Deliu”✔️ 📍 09:00-16:00 rruga “Pandi Dardha”, rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka”✔️ 📍 09:00-13:00 rruga “Ali…
Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup shpërndarësish droge në Napoli, ku bënte pjesë edhe një shqiptar. Gjatë aksionit është arrestuar një person, ndërsa shqiptari është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 20-vjeçar, ndërsa u paditën edhe një shqiptar, sëbashku me një shokun e tij maroken. Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazë. Gjithashtu edhe 3,000 euro në para të gatshme, smartphones dhe shkallë elektronike. Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve,…
Teksa socialistët festojnë sot datën e themelimit të partisë së tyre, vlen të kujtohet kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë, që ndryshoi komplet rrjedhën e historisë së kësaj force politike që sot mbush 28 vjet. Edhe pse kjo parti kishte qeverisur Shqipërinë përgjatë 45 viteve në një sistem diktatorial monopartiak, kongresi i 10-të i PPSH, u kthye në “arenë” debatesh” e konfliktualiteti politik e madje kërcënimesh fizike mes delegatëve pjesëmarrës. Mirëpo, pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë…
Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si “trekëndëshin e vdekjes”. Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet. Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru. Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme. Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara…
Klement Zguri është në prag të dorëheqjes nga posti i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Zguri në ditët në vijim mund të japë dorëheqjen, pasi ka vendosur që të respektojë dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke i shtyrë në një afat të pacaktuar. Para pak ditësh menjëherë sapo Ilir Meta anuloi zgjedhjet ai u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja që kërkuan anëtarët e shumicës duke deklaruar se do të respektojë vendimin e kreut të shtetit dhe se përgatitjet për procesin nuk mund të vijojnë.…