Author: tirana

Delegacioni gjerman është duke zhvilluar një konferencë për mediat, ku flitet për situatën aktuale në Shqipëri, atë politike, si dhe mundësinë për çeljen e negociatave me BE. Gjatë fjalës së tij, Josip Juratovic, kryetar i Komisionit Parlamentar për Europën Juglindore në Bundestag, i pyetur për situatën aktuale, tha se baza e një vendi është kushtetuta dhe aty duhet të bazohemi. “Nëse kushtetua parasheh që zgjedhjet do duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohorë, atëherë do duhet të zhvillohen në atë moment”, tha ai. “Dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes në këtë rajon. Duam të kuptojmë…

Read More

Partia Socialiste feston sot datëlindjen. Burimet e sigurta nga Partia Socialiste bëjnë me dije se ditën e sotme për të festuar këtë datë të rëndësishme, kryetari i PS, njëherësh kryeministri Rama do të jëtë sot i pranishëm në takimin që do të zhvillohet tek Amfiteatri, te Liqeni Artificial i Tiranës. Sipas të dhënave të para, pritet që festa e sotme të ketë një pjesmarrja të jashtëzakonshmë, ku kryetari Rama sëbashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe eksponentët e lartë të PS, do festojnë datën e krijimit të PS.

Read More

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas qëndrimeve të disa eksponentëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë uruar 28 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në një shkrim të publikuar në Facebook, Artan Fuga thekson ai i di se ku janë të gjitha provat dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë themeluesit e vërtetë të Partisë Socialiste. Akademiku thekson se një grup prej 6 vetash punon ‘undërground’ për themelimin e së majtës demokratike europiane dhe ishin ata që hodhën bazat themeluese. Sipas tij, për të vërtetuar këtë duhet të kontrolluar arkivat, xhirimet televizive të brendshme dhe protokollet e takimeve. Nga Artan Fuga Rrenat…

Read More

17 anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet. Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj. Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit. Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një…

Read More

Ish-deputetja e PD, Grida Duma feston sot 42-vjetorin e lindjes. Sapo ka trokitur ora 00:00 një grup të rinjsh të cilët mbanin në dorë një tortë duke i kënduar këngën e ditëlindjes, kanë suprizuar ish deputeten. Teksa Duma ka fryrë qirinjtë, të rinjtë i kanë kërkuar të mendojë një dëshirë. “Dëshirë? Dëshirat janë në zot”, dëgjohet të thotë Duma. Përveçse si politikane, kujdesi ndaj vetes, mënyra se si vishet, e kanë vënë shpesh ish deputeten në qendër të mediave.

Read More

Një 42-vjeçare shqiptare ka rrëfyer për mediat italiane të gjithë tmerrin e jetës së saj që kishte kaluar. Në këtë intervistë shqiptarja tregon format çnjerëzore të trafikimit dhe detyrimit për prostitucion.Gjatë intervistës 42-vjeçarja ka treguar se ishte minorene kur u rrëmbye dhe ishte së bashku me 10 vajza të tjera kur u përdhunuan në grup dhe u futën në disa bunkere.Gruaja në fjalë ka ngjashmëri të mëdha më një të humbur në Shqipëri, e cila është denoncuar nga familjarët në emisionin ‘Pa Gjurmë’.Stafi i emisionit do të kontaktojë me tej me gazetarin që ka realizuar intervistën ku do t’i dërgojë një…

Read More

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit, i dhuruan fitoren e parë tekniku Edi Reja, në drejtimin e kuqezinjve.Fitore zemre për Kombëtaren, e cila ngjitet në kuotën e 6 pikëve. Duhet theksuar se në të dyja pjesët rastet për shënim nuk kanë munguar, teksa duhet të vinte minuta e 66-të, kur Cikalleshi, pas një kombinimi fantastik me Roshin, të zhbllokonte rezultatin.Pas këtij momenti, kuqezinjtë u tërhoqën disi, duke administruar avantazhin. Për të vulosur gjithçka mendoi mesfushori Ylber Ramadani, i cili me një…

Read More

Shqipëria vulos fitoren përballë Moldavisë, pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes me një super gjuajtje nga jashtë zone me autor Ylber Ramadanin. Shqipëria ka kaluar në avantazh kundër Moldavisë pas golit të shënuar nga Sokol Cikalleshi në minutën e 65. Pas një kombinimi fantastik në zonën moldave, sulmuesi kuqezi arriti që të dërgonte topin në rrjetë duke ngritur stadiumin në peshë.

Read More

Xhelozia për të dashurën i shkaktoi pasoja të mëdha. Një vajzë nga Florida kishte tre vite lidhje me të dashurin, por e sulmoi gjatë një debati tepër të nxehtë. Katie Lee Pitchford shtrydhi organet e tij gjenitale derisa pësoi hemorragji. Kur policët arritën në shtpëinë e tyre gjetën djalin e shtrirë, i cili kishte pësuar humbje të madhe gjaku dhe kishte shenja të rrahurash. 21-vjecarja u arrestua menjëherë për sulmin ndaj tij. Në deklaratën për policinë, Katie tha se donte të takonte një shok të vjetër dhe i dashuri gjeti mesazhet në telefon e u bë xheloz. Por shtoi se…

Read More

Gazetari Ylli Rakipi është përplasur mbrëmjen e sotme me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, Rakipi debatoi ashpër me Ballën, pasi ky i fundit tha se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Gazetari tha se nuk është ai që duhet të gjykojë Presidentin, por Gjykata Kushtetuese. Rakipi: Presidenti Meta ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkërdhyer Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur…

Read More

Policia greke ka vënë në pranga këtë të martë 5 shtetas shqiptarë, të cilët ishin përfshirë në kultivimin e një sasie të madhe kanabisi. Përmes helikopterëve, autoritetet greke kanë zbuluar plantacione me 12 800 fidanë kanabisi të mbjella nga shqiptarët në zonën e Dervenohorias. Në pranga gjatë operacionit ka rënë gjithashtu dhe një shtetas grek. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Read More