Author: tirana

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka bërë lëmsh datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Juncker tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor. Gafa e Juncker: Juncker: Zgjedhjet janë vendosur në fund të muajit…prill? Rama: Qershor Juncker: Ah po qershor, se prilli ishte muaji i fundit para muajit të fundit. Kam aq shumë qejf kur Shqipëria bën progres saqë ngatërrova muajt.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka anuluar vizitën në Elbasan mbrëmjen e sotme ku kishte parashikuar që të ndiqte nga afër ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit përballë Moldavisë. Ndonëse ishin marrë masat maksimale për të garantuar vizitën e kreut të shtetit, në fund Meta e ka anuluar. Nuk dihen shkaqet, por nisur nga konferenca e pasdites duket se shkak është bërë gjendja shëndetësore.

Read More

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi shpesh janë fjalë me dy kuptime. Mos hiqni dorë nga e tashmja për të jetuar një të shkuar aspak të rehatshme. Ata që janë vetëm, mund të mbështeten tek njohjet e reja dhe të kalojnë një ditë të këndshme. Sa i takon punës, projektet tuaja po shkojnë drejt konsolidimit. Demi Venusi iu fton që të jetoni një ditë të lirshme me njeriun tuaj të zemrës, duke…

Read More

Një muaj pas lindjes, Ermira Çausholli rrëfen emocionet si mama e katër vajzave Ajo është gazetare dhe moderatore televizive mjaft e njohur. Të shumta kanë qenë programet që ka drejtuar, por ai që e bëri më të njohur ishte “Histori Dashurie”. Së fundmi ajo është larguar nga ekrani për t’ju përkushtuar më tepër familjes së saj. Rastësia e ëmbël ka bërë që në çdo 7 vite, ajo dhe bashkëshorti i saj të bekohen me një vajzë dhe vetëm një muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të katërt. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë vendosi sot krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal. Vendimi siç raporton gazetari Klajdi Bodlli ishte unanim. Një nga detyrat kryesore të këtij Këshilli është të mos lejojë zgjedhjet e 30 qershorti dhe të pengojë fushatën e PS. Zbardhen të plota 5 vendimet e marra sot nga Këshilli. 1.Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do…

Read More

Mbrëmjen e së premtes, më datë 7 Qershor është organizuar eventi i përvitshëm i bukurisë, “Miss Universe Albania”. Mes spektaklit dhe konkurrimit të 19 bukurosheve shqiptare, kurorën e më të bukurës e fitoi Cindy Marina, 21-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka lindur në Çikago të Amerikës dhe është volejbolliste. Ajo është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit shqiptar për femra që prej vitit 2016. Cindy do të ketë mundësi të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2019 në Korenë e Jugut. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për emocionet e këtij…

Read More

Familja Xhaka, edhe pse e ndarë mes Zvicrës dhe Shqipërisë, kurrë nuk i ka munguar përkrahja për kombëtaren kuqezi. Granit Xhaka, që ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e Zvicrës, bashkë me Agon Xhakën, si dhe me babain, gjenden të gjithë në “Elbasan Arena”, për të parë Shqipërinë ndaj Moldavisë, si dhe pjesëtarin tjetër të familjes, Taulantin, por që në këtë takim do ta nisë nga stoli rezervë. Ndërkohë, në një prononcim për “Supersport”, Xhaka u shpreh: “Është hera e parë që e ndjek Taulantin këtu në stadium, “live” te Shqipëria. Kosova? Isha krenar me Kombëtaren e Kosovës, por edhe me…

Read More

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më simpatike dhe më të dashura të ekranit shqiptar. Ajo njihet për karakterin e saj mjaft të përmbajtur, mirëpo ditën e sotme ka habitur me një deklaratë. Ajo ka thumbuar femrat e estradës me një foto nga plazhi. ‘Plazh pa taka dhe makeup’, shkruan Nevina, e cila ironizon hapur me këtë deklaratë. Por ende nuk dihet se për kë e ka? Mos ndoshta për Elvana Gjatën, e cila ishte e para që hapi trendin e takave në plazh?

Read More

E njohur si ish-velina e Stopit, Alesia Bamin tashmë e kemi parë të jetë pjesë e Top Channel në “E diell”. Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes pasi spikati për bukurinë dhe hiret e saj. Me një foto buzë detit, e shtrirë në rërë, veshur me bikini të zeza dhe super në formë, Alesia Bami ka ndarë foton në rrjete sociale duke marrë komplimente pafund.

Read More

Këngëtari i njohur dhe i dashur për të rinjtë, Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin artistik Noizy, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Bashkisë së Tiranës drejtuar bizneseve dhe kompanive të ndryshme private për të kontribuar me shërbime që do ofrohen falas apo me pagesë të reduktuar studentëve të Universiteteve të Tiranës nëpërmjet Kartës së Studentit. “Illyrian Bloodline”, një nga kompanitë që ofron veshje autentike shqiptare, e reperit të njohur Noizy, iu bashkua kësaj nisme dhe të gjithë studentët që janë pajisur me kartë studenti do mund t’i përfitojnë produktet e saj me një ulje të konsiderueshme në çmim.…

Read More