Author: tirana

Një person është plagosur në një atentat në fshatin Turan të Tepelenës. Sipas policisë, ai është Saimir Gjoka, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi me mjetin e tij tip “Benz”, kur u qëllua me breshëri automatiku. Plumbat kanë depërtuar nga xhami në brendësi të makinës nga ana e shoferit. Gjoka fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. Ai ndodhet në spitalin e Tepelenës dhe mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Fqinja: “Ato i dëgjova, automatik ba ba-bam, breshëri”. Policia ka ngritur dhe pistat e para të hetimit për këtë ngjarje. Ka dyshime që shkak mund të jetë lidhja e…

Read More

Pak e dinë se engjëjt mbrojtës janë “vetëm” 72 dhe janë të ndarë sipas elementeve natyrore. Ka 18 që dominojnë elementin e zjarrit dhe merren me rigjenerimin, transformimin, veprimet dhe projektet. 18 që dominojnë elementin e ajrit dhe merren me zgjidhjen e problemeve, ideve dhe komunikimeve. 18 që dominojnë elementin e ujit që merret me ndjenjat, dashurinë dhe pasionin. Dhe së fundi, 18 që dominojnë elementin e tokës që merret me punën, prosperitetin dhe rritjen e mallrave. Engjëjt mbrojtës na ndihmojnë kur kërkojmë ndihmë dhe çdo engjëll që na shoqëron është caktuar për ne nga dita dhe muaji i lindjes.…

Read More

Lideri demokrat Lulzim Basha i quajti blofe të kryeministrit Edi Rama, iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi dhe vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, edhe pas anulimit të tyre me një dekret të dytë nga kreu i shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 qershor dhe se askush nuk do të shkarkojë presidentin. Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës”Është një periudhë e mjegullt dhe shqetësuese, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor…

Read More

Prestigjozia britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, protestave opozitare dhe sfidës së kryeministrit Edi Rama për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. “Kryeministri i pazakontë që kërkon t’i shpëtojë mallkimit të historisë”, shkruan gazetari Shaun Ëalker, i cili ka vizituar Tiranën rreth një javë më parë duke patur edhe një diskutim të shkurtër me Edi Ramën, por edhe aktorë opozitarë. Sipas tij, Rama po përballet me dy probleme madhore, rritjen e populizmit në Europë që mund të bëhet një pengesë për integrimin e Shqipërisë si dhe protestat e përjavshme opozitare…

Read More

Deputeti Gjetan Gjetani dalë nga listat e PS në Laç, i ka bërë thirrje kolegëve në Partinë Socialiste që të mos ndjekin kryeministrin Edi Rama në rrugën, sipas tij, të shkatërrimit dhe të përçarjes së Shqipërisë. Në një postim në facebook, Gjetani shkruan se Rama është armiku i zgjedhjve të lira, duke shtuar se dekreti i Presidentit, sipas tij, është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre. “I bej thirrje kolegeve te mijë socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise. Dihet qe Edi Rama eshte armiku…

Read More

Deputeti i Grupit të Pavarur Parlamentar, Ralf Gjoni ka deklaruar se vota e tij “pro” ose “kundër” për shkarkimin e Metës, varet nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Në një prononcim për gazetaren Esiona Konomi, Gjoni ka vendosur kusht pikërisht ndryshimin e Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e asaj pjese të Kushtetutës, që ai quan “masakër elektorale’ e firmosur në 2008 nga Rama e Berisha. “Nuk kemi përpara ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit. Por kriza aktuale politike po kthehet në një situatë tragji-komike e cila na imponon gjetjen e një zgjidhjeje në Kuvend. Papërgjegjshmëria e kësaj klase të mbaruar…

Read More

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes me Moldavinë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:45. Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë. Ndryshimet- “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ka disa vështirësi të cilat duhen kaluar për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të stimulojë probleme dhe keqkuptime. Kur jeni të vendosur për të bërë diçka nuk i njihni pengesat, por gjatë kësaj të marte mund të keni të bëni me persona që nuk mendojnë njëlloj si ju. Dashuria fatmirësisht do të vijë drejt forcimit. Edhe kush nuk ndihet i kënaqur deri më tani, do të ketë mundësi që të gjejë diçka…

Read More

Ish anëtari i PS-së në KQZ, Artan Lazaj, shkruan se dekretet e Presidentit nuk mund të atakohen në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një statusi në faqen e tij në rrjetet sociale, ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sugjeron leximin e kompetencave të Gjykatës Administrative. “Per ata qe skane sy te lexojne e vesh qe degjojne: Dekreti i Presidentit nuk eshte akt administrativ individual dhe as akt normativ qe te jete objekt i shqyrtimit nga Gjykata Administrative. Per me teper lexoni nenin 1,2 dhe 3 te Ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative””, shkruan Lazaj në Facebook.

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka hapur dyert e shtëpisë duke dhënë kështu mundësinë të fotografohet dhe të shihen nga afër të gjitha pamjet e vendit ku 32-vjeçari kalon një pjesë të mirë të kohës së tij. Kamera e ‘My living’ ka mundur të sigurojë çdo ambient të shtëpisë së Vulës, duke zbuluar detaje të arredimit, për të cilat është kujdesur mamaja e Ledrit, zonja Xheraldinë. Duke vështruar me vëmendje që nga salloni, dhoma e ndënjes, dhoma e gjumit apo oborri, dallohet lehtësisht se ngjyrat e tokës janë ato të cilat dominojnë në shumicën e hapësirës së shtëpisë. Midis…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një letre drejtuar, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të çdekretuar 30 Qershorin si datë zgjedhjesh. Sipas Ballës, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit. Më herët, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se të…

Read More

Këngëtari i njohur i muzikës live, Gena na ka kthyer pas në kohë duke publikuar disa foto të hershme të tij 14 vite më parë. Ndonëse shumica e postimeve në llogarinë e tij në ‘Instagram’ lidhen me koncertet e mbajtura në vende të ndryshme dhe momentet ku ai gjendet pranë fansave, ditën e sotme 47-vjeçari ka zgjedhur të rikujtojë dhe njëherë momente të mëparshme të karrierës së tij, ku ka qenë duke performuar. Përveç këtyre pamjeve, Gena ka zbuluar me një fotografi krah aktorit të njohur të humorit, Gaz Pajës, se shoqëria e tyre ka nisur shumë herët, pasi ata…

Read More