Protesta e tetë e opozitës mblodhi në zyrën e Edi Ramës, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Sandër Lleshajn. Përgjimi i publikuar nga “Bild” trazoi politikën dhe Prokurorinë. Pikërisht për këtë arsye mazhoranca i trembet një acarimi të mundshëm të situatës gjatë protestës. Ndaj, takimi në zyrën e Ramës vjen për të koordinuar aksionin e të majtëve jo vetëm për mbasditen e së shtunës, por dhe më tej, deri në ditën e zgjedhjeve, 30 qershor, raporton a2. Çdo të ndodhë të shtunën është një pikëpyetje për të dyja palët brenda Parlamentit. Pas përgjimeve të fundit të publikuara nga media gjermane, socialistët…
Author: tirana
Blendi Fevziu nuk është një baba xheloz dhe e pranon se dy vajzat e tij i përkasin një brezi tjetër që nuk mund ta analizosh me eksperiencat e tij kur ishte në moshën e tyre. Në një rrëfim ekskluziv për “Bordo” gazetari ka folur për projektet e radhës dhe marrëdhënien me dy vajzat e tij. Ai ka rrëfyer se Mishel, vajza e madhe nuk flet më të për çështjet e zemrës, e megjithatë as ai nuk e pyet. Nëse ajo do t’i rrëfente se një djalë e ka lënduar, atëherë ai tha se do t’i sugjeronte që të mësohet t’i…
Nga Ura Vajgurore ku çëli fushatën elektorale, Edi Rama u shpreh se socialistët e kanë të lehtë për të arsyetuar pse kërkojnë sërish besimin e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se bashkitë e drejtuara nga PS kanë bërë një progres të dukshëm gjatë mandatit që po mbaron. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten Juliana Memaj, ndërsa shtoi se gara e 30 Qershorit është përtej emrave të përvetshëm. “Problemi është sesi ne të gjithë sebashku do të zgjedhim mes rrugës së ideve dhe asaj të baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim” – tha Rama. Ai shtoi se opozita…
Nga Sokol Balla Nëse hyn në Shijak – nga secila prej katër rrugëve tëtij – e kupton se bëhet fjalë jo për një qytet, por për një fshat. Një fshat të madh dhe të pasur. Aty mbizotërojnë serviset e makinave, noteritë ku bëhen kontratat për shitjen dhe blerjen e tyre, kompleksi Gjoka – i sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit – dhe vila. Shumë vila, pasuria dhe origjina e të cilave, përcaktohen qartë dhe me sarkazëm nga kualiteti i mureve rrethuese, lartësia e kangjellave dhe numri i kamerave të sigurisë. Besoj se nëse ka një aksident “hit and go” në…
Pas polemikave të vazhdueshme për fotot e saj hot në rrjetet sociale Miley Cyrus ka bërë sërish të flasin për të. Tani këngëtarja dhe artistja e ‘Black Mirror’ që është protagoniste e një episodi të sezonit të 5 të serive të famshme televizive, nën petkun e artistes pop Ashley O, kthehet në qendër të vëmendjes, për një selfie, në shtrat, me një tub oksigjeni në hundë. Një sëmundje e papritur e ka goditur disa ditë më parë artisten: ’Ashley O nuk mund të performojë për shkak të një alergjie të papritur. Por ajo është në gjendje të bëjë një selfie’.…
Gjatë emisionit “Opinion” analisti, Mark Marku ka deklaruar se në Shqipëri bandat kanë hyrë në zyrat e Bashkive dhe kanë rrahur kryetarët, të cilët nuk u kanë dhënë shpërblimin. Këtë deklaratë e bëri dje ku në studio ishte i ftuar Vangjush Dako. Ky i fundit ka thënë se në Bashkinë e Durrësit dhe Shijakut kjo gjë s’ka ndodhur kurrë. Por gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se për këtë ka edhe video. Debati Mark Marku: Kjo gjë ka ndodhur në gjithë Shqipërinë dhe në Durrës është kapur. Por këtë e dinë të gjithë shqiptarët që ka ndodhur, dhe këta kanë pëfytyrësinë…
Çdo ditë verifikohen më shumë se një milionë raste të reja të të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Dhe ndër më të prekur është grupi moshave nga 15 në 49 vjec. Janë këto të dhënat të bëra publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në veçanti çdo vit verifikohen më shumë se 367 milionë raste te reja kryesisht te infeksioneve si si gonorrea, sifiliz, klamidia dhe trikomoniasi.Kërkimi i OBSH-së tregoi se gjatë viti 2016 në gratë dhe burrat e moshës 15-49 u regjistruan 127 milionë raste të reja me klamidia, 89 milionë me gonorre dhe 6.3 milionë me sifiliz. Në…
Një vajzë 24-vjeçare ka zbuluar përse fle me burra të mëdhenj sa mosha e gjyshit të saj. Alex është një prej qindra grave australiane, e cila e quan veten “sugar baby”. Në një intervistë, ajo dhe Bob, i cili është në të 60-at, foli për përfitimet e të qenit në një lidhje të tillë. “Ndonëse seksi nuk është aq i mirë, unë marr para në fund të ditës”,- tha Alex duke pranuar se e bën këtë gjë vetëm që të përfitojë të ardhura për veten. Bob është divorcuar dy herë dhe është sa trefishi i moshës së Alex. Ai është…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha në një intervistë për ‘Euronews’ se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018. Soreca deklaron se pretendimet e njëpasnjëshme të opozitës po shqyrtohen. Ai shton se opozita ka publikuar përgjime dhe të tjera materiale që duken kompromentuese. Soreca shprehet se opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit. Ambasadori i bën thirrje për bashkim të të gjitha partive që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt…
Bashkëshortja e pronarit të Golden State Warriors është kapur nga kamera duke folur me reperin Jay-Z, ndërkohë që Beyonce qëndron në mes në dukje shumë e bezdisur. Nicole Curran tha për “Daily Mail” se çifti i famshëm ishte ftuar për të parë ndeshjen e tretë finale të NBA dhe se ajo thjesht i ofron një pije reperit. Në fund të videos duket Beyonce që e shtyn me lezet 50-vjeçaren. “Nuk po e dëgjoja mirë dhe u përkula. Isha mikpritësja dhe i ofrova të dyve pije pasi ne nuk ofrojmë shërbim në parket. Për porosinë e Jay-Z duhet të afrohesha për…
Kemi dëgjuar shpesh herë raste që fëmijët lindin të vegjël dhe kanë nevojë për kujdes urgjent që të mbijetojnë. Por ka edhe raste të tjera, kur fëmijët lindin të mëdhenj. Chrissy Corbitt e di mirë këtë gjë, pasi solli në jetë një vajzë rreth 6 kg, dyfishi i peshës së foshnjeve normale. Vogëlushja Carleigh është fëmija i katërt në familjen Corbitt, e cila erdhi në jetë më 15 maj të vitit të kaluar. Nëna mendonte se solli në jetë binjakë derisa pa vajzën e saj. “Kur doktori filloi të fliste për fizikun e foshnjes, unë dëgjova të qeshurat e stafit…
Estradohen nga Londra dhe Belgjika dy shtetas të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit Kreshnik Kule, 35 vjeç. Shtetasi Kreshnik Kule është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas informacioneve të dërguara nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe…