Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deklaroi se hetimet për dosjen 339 janë kryer nga disa prokurorë. Në një deklaratë për median ajo tha se hetimet për dosjen i nisi prokurori Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore, më pas dosjen e morën në dorë prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore dhe aktualisht ajo po hetohet nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. “1-Nga fillimi i proçedimit penal datë 28.12.2016, deri më datë 20.11.2017 hetimet janë kryer nga prokurori Z.Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Pas kësaj date Prokurori është transferuar…
Author: tirana
Në vitin 2016 hyri në fuqi ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i njohur ndryshe i ai i bilbilfryrësve duke i cilësuar si mekanizëm i fortë që të do të shërbente për luftën kundër korrupsionit jo vetëm në administratën shtetërore, por edhe në sipërmarrjet private. Pas rreth tre vitesh nga hyrja në fuqi, që nga mandati i parë i qeverisë Rama ligji duket i pazbatueshëm, edhe pse u hartua edhe nën ekspertizën e misionin të BE-së, EURALIUS. Për zbatimin e këtij ligji i është lënë përgjegjësi e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive Konfliktit të Interesave…
Një anije luftarake ruse dhe një anije po ashtu luftarake amerikane kanë qenë afër përplasjes në perëndim të Oqeanit Paqësor, dhe secila palë ka fajësuar tjetrën për këtë incident. Flota ruse e Paqësorit, ka thënë se anija e marinës amerikane, USS Chancellorsville, ka kaluar vetëm 50 metra para anijes ruse, Admiral Vinogradov, të premtën. Sipas kësaj Flote, anija ruse është dashur të “marrë drejtim tjetër urgjent” për të anashkaluar anijen amerikane. Megjithatë, forcat amerikane kanë fajësuar rusët, duke thënë se anija e tyre ka qenë përgjegjëse në rast të ndonjë përplasjeje. Komandanti amerikan, Clayton Doss, i ka cilësuar rusët “të…
Mediat kosovare e quajnë “serbi që dashuron Kosovën dhe popullin shqiptar”. Mund të tingëllojë e çuditshme nisur nga tensionet e mëdha mes dy vendeve, por është e vërtetë. Tomislav Perusic është një i ri nga Beogradi i cili prej disa vitesh e ndan jetën e tij mes kryeqytetit serb dhe atij kosovar. Dashurinë për këtë vend që shihet me aq skepticizëm në vendlindjet e vet, i riu e ka ripohuar se fundi për emisionin: #gjesi në T7. “Shqiptarët në përgjithësi nuk janë të këqij dhe nuk e kanë për traditë ti bëjnë dëm dikujt”!- tha Perusic. Perusic studion gjuhën shqipe…
Sa herë e kemi shkruar ose kemi përdorur gjeste për të thënë OK? Por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe kur ka lindur përdorimi i saj? Ekzistojnë tri hipoteza rreth origjinës së kësaj fjale e cila tashmë është bërë pjesë e gjuhës sonë. Thuhet se origjina e kësaj forme popullore verbale daton nga koha e Luftës së Dytë Botërore, me trupat amerikane që ishin në mision. Me kthimin e tyre në bazë ata duhej të raportonte çdo humbje të jetës. Në rast se të gjithë ushtarët ktheheshin në bazë, komandanti i raportonte eprorëve të tij duke përdorur akronimin…
Brenda vitit 2019 do të nisin punimet që Shqipëria të ketë linjën e parë hekurudhore moderne, me hekurudhën Durrës-Rinas-Tiranë që do të jetë një alternativë komode për të lëvizur në drejtim të kryeqytetit dhe qytetit bregdetar. Për vitin e parë të punimeve është parashikuar financimi në masën e 1.4 miliardë lekëve, nga të cilat 1 miliardë janë grant i Fondit të Investimeve të Bashkimit Evropian, ndërsa 400 milionë lekë nga kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq, edhe qeveria shqiptare, e cila ka marrë përsipër të mbulojë kostot e TVSH-së ka akorduar 200 milionë lekë për vitin 2019.…
Dashi Dashuria: Sot është koha e duhur për të punuar me forcën tuaj të brendshme dhe të mendoni se si të rivendosni ekuilibrin në jetën tuaj. Është një kohë e mirë për dashurinë! Yjet shpallin mundësi të mëdha në sektorin sentimental për beqarët! Puna: Mundësi të reja pune për ata që duan të jenë të gatshëm për të ecur para. Demi Dashuria: Mëngjesi fillon me më shumë energji se zakonisht. Hëna në aspektin e favorshëm paraqet momente të bukura në sferën romantike. Momente të mirëkuptimit me partnerin/en. Zemrat e vetmuara do të kenë takime të reja, disa prej të cilave…
Pas mbylljes së kampionateve në Europë, radhën për të zbritur në fushën e blertë sot e kanë ekipet kombëtare në kuadër të kualifikueseve për në Europianin e ardhshëm. Në total, sot do të luhen plot 12 ndeshje ku në orën 18:00 luhet takimi mes Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit e të gjitha të tjerat luhen në 20:45. Në grupin A, Kosova ka transfertën ndaj Malit të Zi ndërkohë që Republika Çeke-Bullgari është ndeshja tjetër e këtij grupi. Në grupin B, spikat takimi mes Ukrainës dhe Serbisë ndërkohë që Lituani-Luksemburg është një ndeshje tjetër e grupit B. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe…
3,536,015 shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, njoftoi ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërsa janë hequr personat mbi 100-vjeç dhe disa kategori të personave që po vuajnë dënimin në burgje. Në prag të zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor realizohen dy audite për numrin e votuesve dhe problemet, një nga shumica dhe një nga opozita. Dje është prezantuar në KQZ auditi i realizuar nga PD-ja, ku nxirren disa probleme. Shqiptarja.com ka siguruar raportin që ka dorëzuar audituesi i PD-së në KQZ me të gjitha problemet që sipas tij janë evidentuar. Ministria e Brendshme deklaroi në datë…
Stjuardesa Melania Geymonat dhe e dashura e saj Chris janë dhunuar barbarisht në një autobus në Londër, teksa udhëtonin për në Camden Town në orët e para të mëngjesit më 30 maj.Vajzat u detyruan të putheshin para një grupi banditësh homofobë, të cilët pas refuzimit të tyre i kanë qëlluar në fytyrë dhe trup. Kjo nuk ishte diçka e rastësishme. Ata iu afruan dyshes pasi i panë të putheshin dhe më pas i detyruan të bënin të njëjtën gjë për qejfin e tyre. Geymonat nga Uruguai ka treguar se në fillim u dhunua e dashura e saj dhe më pas…
Janë bërë ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës. Shefi i Komisariatit numër 2, Gilbert Hoxha është transferuar në Drejtorinë e Tiranës. Ai do të mbajë detyrën si shef i krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Ndërsa në vend të tij është emëruar Oltion Bistri. Bistri ka qenë në sektorin e Forcave Shqiponja dhe shef komisariati në Pogradec.
Klea Huta ka një eksperiencë të gjatë si një “shoëgirl”, sepse punën e saj e ka nisur që fëmijë. Si fillim ajo u bë e njohur nga grupi “Kripmjaltëzat” dhe që aty dalloi për talentin dhe shkathtësinë e saj. Publiku e ka parë të rritet në skenë dhe gjatë këtyre viteve ajo ka arritur të krijojë një karrierë mjaft të suksesshme. Klea ka drejtuar disa nga emisionet më të njohura në vend dhe ka treguar se është shumë e zonja si moderatore, së fundmi edhe si këngëtare. Sot ajo është një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe duket se këtë…