Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me simpantizantët e kësaj partie, duke i bërë thirrje edhe një herë të jenë pjesë e protestës së nesërme të organizuar nga opozita. Kryemadhi u shpreh se beteja e tyre nuk është as me policinë dhe as me ndërtesat, por me kryeministrin Rama. Sipas Kryemadhit, protesta e nesërme është shumë e rëndësishme për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre. ‘Protesta e ditës së nesërme është shumë e rëndësishme sepse do të jetë për fëmijët tanë. Sepse vetëm me këtë pjesmarrje do të shkudim kryeministrin. Beteja jonë nesër nuk është as…
Author: tirana
Në fjalën e tij nga Ura Vajgurore, Rama është ndalur të komentojë edhe deklaratën e sotme të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”. Ai pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por theksoi se një gjë e tillë ka ndodhur sepse kjo qeveri nuk bën “drejtësi popullore”. Sipas tij, në atë deklaratë mund të kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia. “Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse…
Një ditë përpara protestës së opozitës, Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të shmangin zonat ku pritet të zhvillohet ky tubim. Në një postim të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Ambasada, duke iu referuar protestave të kaluara, njofton qytetarët që nga ora 19:00 deri në një kohë të pacaktuar të mos kalojnë në institucionet kryesore të vendit. “Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë të gjatë nga selia e partisë, hodhi akuza të shumta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Basha thotë e konsideroi Ramën si një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë. Po ashtu ai shtoi se lidhjet e Ramës me krimin kanë filluar që kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Lulzim Basha: Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën. Beteja…
Një ngjarje ka ndodhur ketë pasdite në Tiranë, ku një e re është hedhur nga kati i dytë i një pallati në Tiranë. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re, ku shtetasja S. M., 36 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 2 i pallatit.ambulanca Fatmirësisht pasi i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar për në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën Sakaq, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtyrja e datës së zgjedhjeve me 6 muaj për aleatët e Lulzim Bashës nuk do të ketë asnjë vlerë nëse nuk finalizohet me një marrëveshje të thellë kushtetuese dhe nëse nuk largohet kryeministri. Dashamir Shehi kryetar i LZHK : Vetë shtyrja është një situatë e re politike sepse shtyrja duhet për të bërë ndryshime të mëdha politike ndaj duhet kohë. Nëse shtyrja bëhet për me ndenjt Edi Ramën jemi kot. Një shtyrje pa ndryshim s’ka asnjë lloj vlere. Po bëmë zgjedhje si në 2017 bëjmë të njëjtin gabim. Për shtyrjen e zgjedhjeve edhe kreu i shtetit është shprehur i gatshëm…
Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin. Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar dhe përmes postimeve në “Twitter” ka ndarë me miqtë e tij disa nga momentet dhe përjetimet për Tiranën. “Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti”, shkruan Shaun Walker. Reagimet kanë qenë të…
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën evropiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian sa më parë. Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Johann Ëadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në…
Pagat dhe transferimet e lojtarëve janë “çmendur” në tregun e futbollit, por nga ky trend janë prekur edhe pagat dhe klauzolat e trajnerëve. Diego Simeone i Atletico Madrid është trajneri më i paguar në botë. Argjentinasi arkëton plot 23 milionë euro nga kontrata e re me klubin spanjoll. Pas tij vjen Pep Guardiola, që merr nga Manchester City 5 milionë euro më pak se Simeone. Vlaverde ndjek me 12.5 milionë euro tek Barcelona, ndërsa rikthimi i Zidane tek Real Madridit u kompletua për pagën 12 milionë euro në sezon. Në vend të pestë është ngjitur Antonio Conte, që me firmën…
Facebook ka pranuar të takojë nudistët pas protestës që bënë para kompanisë. Të dielën e kaluar, rreth 100 persona në Nju Jork u zhveshën lakuriq para selisë së Facebook. Protesta e tyre, e quajtur “#ëethenipple” ishte kundër politikave të Facebook dhe Instagram rreth lakuriqësisë artistike. Ata qëndruan të shtrirë në rrugë dhe secili mbante në dorë imazhe të thithkave, me të cilat mbulonin organet gjenitale. Tashmë Facebook ka rënë dakord që të flasë me ta rreth protestës. “Bisedat tona me Koalicionin Kombëtar kundër Censurës i paraprin demonstrimit të fundjavës së kaluar. Është e rëndësishme që ne të dëgjojmë gjithcka drejtpërdrejtë…
Nga Ura Vajgurore, ku prezantoi kandidaten Juliana Memaj, kryeministri Edi Rama i cilësoi si të neveritshme publikimet e përgjimeve nga Dosja 339. Ai deklaroi se socialistët asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë, ndërsa solli si shembull ish-drejtorin e PD-së, Arben Segjini. “Asksuh nuk mund të thotë se ne kemi ngritur dorën ndonjëherë për të penguar drejtësinë. Askush nuk na ka parë duke marrë në mbrojtje ndonjë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Ndërsa ata që helmojnë çdo ditë gjakun e miletit, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve e kishin të dënuar me vendim gjykate dhe në arrest shtëpie, dhe drejtonte tatimet…
Dietologia e njohur ka zbuluar këtë sekret përmes një postimi në Instagram, ku shihet bashkë me mikun e saj Jonin. Ajo falenderon Zotin që takoi Jonin, i cili më pas u bë shkas që të takonte bashkëshortin, të dashurohej me të dhe të lindte dy fëmijë të mrekullueshëm: “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim që nuk do të ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falenderoj Zotin që takova Jonin i cili u bë shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im,…