Pas fushatës në Skrapar të Kryeministrit Rama, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar tërheqjen nga gara të kandidatit të BD atje. Sipas tij, njerëzit e Edi Ramës në Skrapar nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime. Në një postim në Facebook ai ka thënë, se kandidati i BD u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki. Reagimi i plotë ÇFARË NUK THA EDI RAMA SOT NË SKRAPAR? Po shoh që lideri suprem paska qenë për fushatë në Çorovodë sot dhe paska thënë…
Author: tirana
Një urim i veçantë i është bërë Ermal Hoxhës nga bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta me rastin e ditëlindjes. Në një dedikim romantik, ku ndjehet me fat për praninë e tij, ajo shkruan fjalët e ndjera dhe vuajtjet që ka kaluar duke mos e pasur pranë. “Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditën që kalova, dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falenderoj Zotin që të solli në jetën time…Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte , nuk e di a të meritoj ty, i cili je gjëja…
Burime të rezervuara brenda PD-së, pohojnë se opozita e bashkuar po punon për një skemë sulmi për bllokimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kështu u shpreh analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java në RTSH”. Ai shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar se çfarë do të ndodhë sepse dinamika e ngjarjeve mund të diktojë ndryshime deri në minutën e fundit, por elementët kryesorë të asaj që do të ndodhë të dielën e fundit të qershorit janë mbi tryezë. “Burimet pohojnë se PD e LSI nuk janë të interesuara që bllokimi të ndodhë në çdo…
I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”. Gazetari nga ana tjetër ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku është shprehur se Rama, është ai i cili për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët. Këtu ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizon se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. “Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e…
Pasditen e nesërme pritet të zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës. Ndërkohë moti do të jetë favorizues, ndryshe nga hera e fundit, ku kishte edhe reshje herë pas here. Nesër nuk do të ketë reshje dhe temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32 gradë. RESHJET Nesër në përgjithësi, nuk priten reshje. Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre nesër pasdite. TEMPERATURAT Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në…
Instagram së fundmi ka prezantuar në heshtje një aftësi të re që lejon përdoruesit të shtojnë tekstet kur ata ndajnë këngët në Storiet e tyre, duke përdorur ‘sticker’ muzikor. Kjo është një veçori e cila varet nga disponueshmëria e tekstit për një këngë të veçantë të zgjedhur nga përdoruesi. Përveç kësaj, ka një mundësi për të rregulluar se si tekstet do të duken në Storiet duke përzgjedhur fonte dhe dizajne të ndryshme. Tekstet që korrespondojnë me atë pjesë të zgjedhur të këngës do të shfaqen më pas në Storie kur shihen nga miqtë. Gjithashtu, përdoruesit e tjerë të Instagram mund…
Eden Hazard është nga sot futbollist i Realit të Madridit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se belgu do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos” dhe do të prezantohet zyrtarisht më 13 qershor, pasi të ketë përfunduar angazhimet me Belgjikën, në eliminatoret e Euro 2020-ës. Nuk janë bërë ende të ditura detajet e operacionit, por paraprakisht thuhet se klubi spanjoll ka derdhur rreth 100 milionë euro plus bonuset në arkat e Chelsea. Pas Eder Militao, Eden Hazard është përforcimi i dytë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm,…
Në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajtën mesha për krizën politike që po kalon vendi. Drejtuesit e kishës i bënë thirrje politikanëve që të gjejnë harmoninë ashtu si e kanë gjetur fetë me njëra-tjetrën.
Nga Aurel Plasari “Kam lëshuar brezin përtokë dhe pres të ma shkelin”: kështu thuhej dikur kur dikush i kërkonte vetë shkaset për polemikë. Po të fus dorën në thesin e mendjeve elektronike do të zgjedh çfarë shkruan njëra prej tyre, në dukje “dashamire”, ndonëse përçart për nga arsyetimi: “Mirë prof. po pse nuk u more me politikë aktive që në krye të herës. Çdo parti do ta kishte për nder. Kështu do kishe rastin të kontribuoje për të mirën e vendit. Jo vetëm Ju, por dhe mjaft personalitete nga bota akademike do ishin të mirëpritur. Por, siç duket, kini preferuar…
Gazetari Arion Sulo, thotë se 30 qershori është djegur. Sipas tij zgjedhjet vendore do të mbahen, por procesi do të jetë nul. “Zgjedhjet edhe mund të bëhen por do të jetë nul. Do të jetë zgjidhja politike ajo që do të zhbllokojë situatën. 30 qershori është i djegur. Nga vjeshta mund të kalojmë në formatin për zgjedhje të parakoshme. Me Ramën pa Ramën kjo është teknike”, tha Sulo. Kryeredaktori i gazetës “Liberale”, Arion Sulo, deklaron se Rama dhe qeveria e tij janë të interesuar për ta varrosur dosjen “339”, pasi janë më të dëmtuarat nga publikimi i përgjimeve, fillimisht në…
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë mori një barazim të vyer 2-2 në transfertën e vështirë të Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Euro 2021 për 21-vjeçarët. Në ndeshjen e vendosur e gjitha në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël kaluan të parët në avantazh me Leonardo Malokun. Gëzimi në kampin kuqezi zgjati vetëm 5 minuta kur Muldur i vendasve barazoi shifrat. Më pas 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt Dervisoglu do të kalonte për herë të parë në avantazh turqit. Atëherë kur u mendua se do të përfundonte në humbje ndeshja për kombëtaren shqiptare, sulmuesi Shaqir Tafa…
Linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga të parat që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Nga Kombinati ku prezantoi projektet dhe këshilltarët e PS për katër vitet e ardhshme, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se flota e autobusëve të transportit publik do të transformohet tërësisht. “Jam shumë i kënaqur që linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga linjat e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Linja sot hyn tek linjat më të mira në Tiranë, por le ta pranojmë, i gjithë ky shërbim bëhet me…