Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara Kryeministrisë, e cila do të nisë në orën 19:00. Njësoj si që nga 16 shkurti, protesta e parë kombëtare, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë herë, sipas burimeve, një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra…
Author: tirana
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi sot se do të hapet kufiri me Kolumbinë në rajonin Taçira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti. “Më 8 qershor, e shtunë kam urdhëruar hapjen e kufirit tonë me Kolumbinë në rajonin Taçira. Ne jemi një komb që mbron në mënyrë të vendosur pavarësinë tonë dhe të drejtën për vetëvendosje”, ka thënë Maduro në një postim në rrjetet sociale. Qeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin e vendit të saj me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për futjen e ndihmës humanitare në Venezuelë. Për mbylljen e…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja në Islandë. Për RTSH dhe Supersport ai deklaroi: HUMBJA: “Më vjen keq, sepse nuk luajtëm keq, sidomos në fillim. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Mbetet fakti që luajtëm mirë, luftuam shumë dhe krijuam raste. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Mëkat, fati nuk qenka…
Ditët e fundit modelja shqiptare Angela Martini ka qenë në qendër të mediave rozë, sepse po përflitet për një ndarje nga bashkëshorti. Mirëpo një tjetër lajm që po qarkullon kudo në media është se bashkëshorti i saj Drago Svulescu ka probleme serioze me drejtësinë. Sipas ‘Anabel.al’, ai është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani. Thuhet se Svulescu akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro për sa i përket disa pronave në Constatta dhe…
Shumë gjëra në botë pasqyrojnë personalitetin tonë, dhe në veçanti lulet. Të kesh një preferencë për këtë apo atë lloj mund të thuash shumë për veten dhe mënyrën se si na çon në mendimin dhe sjelljen çdo ditë. Këtu janë disa shembuj, në sajë të këtij testi. Trëndafili: Nëse ju pëlqen kjo atëherë ju jeni të ëmbël dhe romantik. Karafili: është një nga llojet më të njohura të luleve. Dhe nuk është rastësi që sugjeron pasion, intensitet dhe ndjenjë sfide. Luledielli: E verdha e petales së saj sugjeron gëzim, dëshirë për liri dhe talent. Por edhe padurim. Jasemine: Qetësia e…
Kryeministri Edi Rama megjithë problemet e mëdha që duhet tu jap zgjidhje për shkak të situatës politike të krijuar në vend nga vendimi i opozitës për të djegur mandatet dhe rjedhimisht për të mos marrë pjese në zgjedhje, duket se ka kohë ti kushtohet edhe futbollit. Ai shpreh keqardhjen për humbjen e Shqipërisë në ndeshjen me Islandën, ku kjo e fundit shënoi një gol në portën shqiptare. “Gjynah ai gol se ndeshja ishte barazim i pastër, po sidoqoftë përgëzime kuqezinjve për shpirtin luftarak të kohëve të mira, që u rishfaq sot pas një stine të mërzitshme pa lidhje! Sot pamë…
Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, njëherësh edhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Tirana nuk do ta ulë kokën. Veliaj theksoi se koha ka treguar se kryeqyteti pavarësisht pushtuesve që kanë kaluar ka ditur që ti bëjë ballë dhe jeta të vijojë. “Tirana nuk e ul kokën kurrë. Dhe pasi të mbaroni çmendurinë tuaj, Tirana do të jetë prapë xixë. Kur të mbarojë data 30 qershor, PS do të qeverisë Shkodrën. Mund të vini me molotov, mund të vini me fishekzjarre, por kur…
Kreu i opozitës Lulzim Basha fton sërish shqiptarët për në protestë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh, për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën. “Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, shkruan lideri i opozitës.
Ndërsa opozita pritet të mbaje protestën e tetë në Tiranë, kryeministri Rama vijon me fushtën elektorale për zgjedhjet që priten të mbahen më 30 qershor. Kreu i qeverisë ishte sot në Skrapar në një takim me qytetarët. Nga ky takim Rama ka ndarë edhe një moment të cilësuar të veçantë prej tij, të cilën e ka cilësuar si ‘foto e ditës’ Rama shfaqet me një vogëlush në krah, ndërsa ky i fundit e puth në faqe.
Ambasadorja gjermane në Tiranë Susane Schutz ka folur për protestën e organizuar nga opozita në mbasditen e sotme. Schutz ka dënuar dhunën në protestat e mëparshme ndërkohë ka bërë thirrje të sigurohet mbarëvajtja e protestës. Ajo thekson se dhuna është e dënueshme dhe përdorimi i ekplozivëve nuk pranohet. ‘Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi…
Horoskopi javor evidenton se këto janë disa nga gjërat kryesore që pritet t’i ndodhin çdo shenje. Dashi Dashuria: Gjatë javës shumë dash që janë në çift do të kenë probleme me partnerin/en e tyre. Ndër shumë prej tyre do të jenë edhe ata që do të jenë në gjendje të zbulojnë një tradhti, e cila do të trondisë edhe marrëdhëniet më të forta. Një zgjedhje e vështirë ju pret, është më mirë të reflektohet. Pak nervozitet edhe për beqarët, disa njohje të reja mund të jenë veçanërisht irrituese. Puna: Disonancat planetare do t’i bëjnë vendasit të shqetësuar gjatë kësaj jave.…
Kryeministri Edi Rama tha sot se SHBA-të nuk e kuptojnë lojën me kushtetutën dhe rezistencën ndaj reformës në drejtësi që opozita po i bën me mjete të dhunshme. Deklaratat e Ramës erdhën pas atyre të zyrtarit amerikan Mathew Palmer. Por në këtë mori apelesh, nuk mund të mungonte edhe ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI. Petrit Vasili i ka habitur të gjithë teksa shkruan se SHBA-të ia kanë hequr vizën përfundimisht Edi Ramës. Numri dy i LSI siduket harron se ambasada amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizën atij vetë. Ky konstatim u bë publik nga Zëri i Amerikës, që…