Author: tirana

Kosova ka zhvilluar nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta zhvillojnë atë me disa pengesa. Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës. “Supersport” raporton se në stërvitjen e Kosovës tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste jashtë stadiumit. “Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre. Fillimisht u raportua se është ndërprerë stërvitja, por gazetari i Supersport, Arlind Sadiku, ka thënë se ajo ka vazhduar deri në fund edhe përkundër këtyre thirrjeve, që…

Read More

Neymar vijon të jetë në qendër të skandalit seksual ku akuzohet se ka abuzuar me modelen, Najila Trindade Mendes de Souza. Ylli i PSG e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se janë gjëra normale që ndodhin mes një çifti por video e fundit e publikuar nga mediat braziliane tregon qartë se mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Në video, të dy shfaqen në një moment teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore. Ndërsa ditën e sotme Najila Trindad ka deklaruar se i është vjedhur tableti, brenda të cilit ndodhej videoja…

Read More

Në plazhet e Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur shumë pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që bregdeti të frekuentohet nga vendas dhe të huaj. Duket sikur mezi kanë pritur për të hyrë në det. Temperaturat e larta kanë populluar plazhet e jugut të vendit. Pushues nga Polonia, Tirana, Elbasani, të huaj, vendas kanë zgjedhur Vlorën këtë fundjavë. Në këtë det të pastër, sezoni ka nisur të shfaqet në dinamikën e vet. Plazhistët janë të shumtë. Ka të huaj për herë të parë në plazhet e Vlorës. Por shumë vendas nga rrethet e tjera. Fundjava e dytë e Qershorit ka njohur…

Read More

Një histori të pazakontë me tortën e ditëlindjes së vogëlushes së tij, Ajër! Erion Isai ishte sot i ftuar në “Jo Vetëm Modë”, ku rrëfeu për kandidaturën në Bashkinë Kolonjë dhe sesi është pritur nga familja e tij. E ndërsa flisnin për vajzën 3 vjeçe Ajër, Erioni dhe bashkëshortja Ajlin kujtuan një moment të pazakontë gjatë ditëlindjes së saj të dytë. I pyetur nga Orinda Huta nëse u pëlqen t’ia festojnë çdo ditëlindje, Erioni u përgjigj se bashkëshortja është më e dhënë për këtë pjesë. “Kur Ajër mbushi 2 vjeç, Ajlin kishte marrë një tortë aq të madhe, sa për…

Read More

Lajmin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve Kryeministri Rama e ka mësuar në takimin që po mban për fushatën elektorale në Berat. Menjeherë kryeministri i ka kthyer përgjigje Metës duke thënë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor pasi ato nuk janë as të presidentit dhe as të partive. “Nuk jam i befasuar se e prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veccse mbyllja e rrethit të një klani të bërë me kohë për një arsye të vetme për arsye se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe kërkohet varrimi I refomës në…

Read More

E ftuar pasditen e sotme në ‘Thumb’ Eva Murati, e pyetur për mendimin e saj mbi paragjykimin që vajzat e televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, Eva është shprehur se paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike. ‘Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike,jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar. Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse…

Read More

Pak minuta më parë sipas Partisë Demokratike, policia ka kryer një veprim të pa ndodhur kurrë më parë. Sipas PD-së, policia “’ka arrestuar’ flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e protestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policive, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të”. Opozita…

Read More

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 115 milionë fëmijë meshkuj në mbarë botën janë martuar në moshën fëmijërore. UNICEF për herë të parë ka përgatitur një raport mbi fëmijët që martohen në moshë të hershme “fëmijët dhëndër” të bazuar në të dhënat nga 82 vende të botës. Sipas raportit, në botë ka 115 milionë fëmijë dhëndër, ku 1 në 5 nga këta fëmijë janë të martuar para moshës 15 vjeçare. Republika e Afrikës Qendrore ka shkallën më të lartë të fëmijëve dhëndër me 28%, e cila pasohet nga Nikaragua me 19 % dhe Madagaskari me 13%.…

Read More

Kudo nëpër Instagram po shohim vetëm persona që po relaksohen në plazh në këtë ditë super të nxehtë dhe të tregohemi të sinqertë jemi bërë pakëz ziliqarë! Teksa po lundronim në rrjetin social në fjalë (jo në det, sigurisht), vëmendjen na e tërhoqi moderatorja e njohur  Xhemi Shehu e cila si rrallëherë ka publikuar një foto ku shfaqet me bikini. Ajo duket mjaft sexy e shtrirë në bregdet me një palë rroba banje të kuqe dhe me gjasë shumica prej jush tani po shtron pyetjen: “Në çfarë vendi ndodhet?”

Read More

Ka nisur rrethimi me tela me gjemba dhe kangjella portative tek ndërtesa e Parlamentit. Forca të shumta policie janë dislokuar në zonë në pritje të protestës së tetë kombëtare të opozitës. Policët janë siguruar që me vete të kenë edhe kundra-gaz. Sipas Partisë Demokratike, mbi 70 mijë persona po vijnë nga rrethet për të protestuar, duke mos përmendur këtu protestuesit nga qarku i Tiranës, zona më e populluar në vend.

Read More