Author: tirana

Ditën e sotme zhvillimet politike kanë marrë një kthesë të fortë ku presidenti Meta vendosi që të anulojë datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Nga shumë të majtë flitet edhe për një shkarkim të kreut të shtetit nga Rama si hakmarrje. Tirananews ka komunikuar me ekspertë të Kushtetutës të cilët nënvizojnë se ndonëse mazhoranca i ka të gjithë numrat në Kuvend, pak shanse ka që Meta të shkarkohet.  Është pikërisht pika 3 e nenit 90 që e shpëton kreun e shtetit nga shkarkimi. “Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Presidenti…

Read More

Pak minuta para protestës së opozitës, presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për media, Meta shpreh shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës pale. “Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur…

Read More

Turqia ka bërë surprizën në ndeshjet e treta të grupeve në eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur pastër 2-0 Francën, kampione e botës në fuqi. Edhe pse me lojtarët më të mirë në fushën e lojës, Franca ka dalë e mposhtur nga Turqia, e cila realizoi 2 gola që në pjesën e parë, me Ayhan dhe Under. Me këtë fitore, Turqia merre kreun e grupit me 9 pikë të plota, ndërsa Franca mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Islanda. Ndërkohë, kjo fitore e Turqisë e bën edhe më të vështirë, për të mos thënë të…

Read More

Valbona Selimllari mbetet jo vetëm një nga më të bukurat e Shqipërisë, por edhe një nga personazhet më të dashur për publikun. Ish-Miss Shqipëria, tashmë edhe moderatore e emisionit “Më jep dorën”, gjithnjë shfaqet e qetë dhe shumë pozitive, prandaj Ermali e pyeti sot gjatë intervistës nëse ajo është bërë ndonjëherë me nerva. Valbona tregoi se bëhet nevrike ndonjëherë dhe tregoi një rast shokues që i ka ndodhur vite më parë. “Unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga vitet ‘94 në ’97 ka pasur situata të tmerrshme. Shpeshherë dilnin djemtë në rrugë dhe ngacmonin vajzat.…

Read More

Nga Mero Baze Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një përpjekje të dështuar për grusht shteti, duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, me shpresë se mund të fusë Shqipërinë në rrugë pa krye, duke tërhequr zvarrë qeverisjen e vendit, nxitjen e kaosit dhe varrosjen e reformës në drejtësi. Akti i ç’dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti, nuk është as kompetencë kushtetuese, as e drejtë, dhe as e ligjshme. Ajo është vetëm një kontribut i institucionit të Presidentit, në përpjekje për të krijuar një kolaps në Republikën që drejton, një molotov nga Ilir Meta mbi Republikën. Vendimi i presidentit është…

Read More

Nga Andi Bushati / Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal dhe të paprecedentë që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si ish kryetar i LSI. Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin. Ai mund të ketë vepruar si zjarrfikës i konfliktit në prag të shpërthimit. Ashtu sikurse ka paralajmëruar presidenti në deklaratën e tij, ne do ti mësojmë të hënën arsyet e vërteta të këtij vendimi. Ne do…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dalë në krah Metës duke thënë se edhe Moisiu dhe Nishani kanë vepruar njësoj. “Pyetja se “cili është neni që bazohet ç’dekretimi i zgjedhjeve për të caktuar një datë tjetër”, ka këtë përgjigje: Tek i njëjti nen ku janë bazuar Presidentën e mëparshëm Moisiu (2007) dhe Nishani (2017), të cilët zyrtarisht kanë bërë të njëjtën gjë”, thekson Manjani.

Read More

Aleatët e PD-së kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim të dekretit të datës së zgjedhjeve. “Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.” -thuhet në deklaratë “Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues. I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas. Nga selia e PD-së, ku edhe u mbyll protesta e sotme, Basha tha se zëri i protestuesve kumboi në kryeqytetet më të rëndësishme të botës. “Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj është e pandalshme. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Bruksel nga Londra në Uashington. Popullit shqiptar askush nuk mund t’i vë dot më çizme despotike orientale, kriminale mbi qafë dhe aq më pak kreu i bandës në pushtet, Edi Rama. Forca jonë, forca juaj sa vjen dhe…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se Presidenti, Ilir Meta nuk mund të shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Ballës, kërkesa e Metës është njësoj si t’i shkruash një letër një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti. “Është e pamundur. Jurisprudenca thotë që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njëlloj sikur nga dëshira e madhe për të bërë diçka të shkruash një letër dhe t’ia japësh një pëllumbi me shpresën që këtë letër do ta marrë Zoti dhe do të të plotësojë dëshirën. Kështu është edhe dekreti i presidentit, Ilir…

Read More