Belinda kishte përgatitur një pyetje shumë pikante për Valbona Selimllarin e cila është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”. “A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?”, e pyeti Belinda Valbonën e cila u vendos në siklet dhe tha se nuk e priste këtë pyetje. “Preferoj marrëdhënien mes një mashkulli dhe një femre”, u përgjigj Valbona. “A mund ta kem unë ekskluzivitetin të jem e para?”, e pyeti Belinda Valbonën e cila mbeti e shokuar. Pas kësaj pyetje Ermali e largoi Belindën nga studio duke e marrë në krahë.
Author: tirana
Ajo është një nga personazhet më interesant të showbiz-it shqiptar! Në kulmin e karrierës së saj profesionale, jo vetëm si modele, por së fundmi edhe si producente filmash me metrazh të shkurtër, si edhe me objektivin për të shkruar librin e saj të parë, Angela Martini po shijon dukshëm një nga periudhat më të arta. Siç shohim edhe nga profili i saj zyrtar në Instagram, prej disa muajsh bukuroshja shqiptare është zhvendosur në Los Angeles, ku po investon bindshëm në fushën profesionale.Deri këtu s’ka asgjë për t’u shqetësuar sepse gjithçka duket për mrekulli! Por, detaji që i bën të gjithë…
Në jetën e çdo gruaje ka burra dhe pasione të djegura që mbeten të paharrueshme. Dëshira është një flakë zjarri në errësirë. Ne e ndjekim atë me instinkt, kështu funksionon. Pastaj vijnë dashuritë, harrojmë magjinë dhe dhimbjen e fundit. Kujtimet vijnë si gjethe të thata në vjeshtë dhe në një pikë të caktuar ne nuk dimë se çfarë bëjmë dhe çfarë themi…Sepse ndodh ndarja! Jeta përmbyset, anulojmë pushimet, por dikush, një burrë, një nga shumë ose midis të tjerëve, qëndron atje. Ka një pasion të ruajtur në një dhomë sekrete, në një cep të kujtesës në jetën e secilit, edhe…
Para dy ditëve, shpresat e Shqipërisë të drejtuar nga trajnerin Alban Bushi, zhvilluan ndeshjen kualifikuese për europian ndaj Turqisë në transfertë. Takimi përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, por për mënyrën se si shkoi lojtarët mbetën të kënaqur pasi barazuan vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë falë golit të Bullarit, edhe pse fillimisht Shqipëria U21 kishte kaluar e para në avantazh. Ajo që ra në sy ishte se për të ndjekur ndeshjen kishte shumë interes, ndërsa kishte në stadium ishin menaxherë të ndryshëm, apo edhe Nderim Nexhipi. Ndërsa nuk mungoi as një legjendë e futbollit turk si Hamit…
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur Dobraç. është bërë e ditur se të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familje nga Fieri, që po ktheheshin në qytetin e tyre. Ata kishin qenë në Mal të Zi dhe kanë kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa të plagosur kanë mbetur nëna dhe vajza, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga Spartak Ngjela Çdo të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e votave? Mos harroni: Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë presidenciale. Dekreti i shfuqizuar nga ai President që e ka lëshuar më parë atë dekret, për ditën e zgjedhjeve, është marrëzi. Do të dijë ta analizojë maxhoranca aktuale? Po Uashingtoni dhe Brukseli, çdo të thonë? Shkarkimi është më i drejti akt juridik. Ku do të ankohet Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese? Ka një gjykatë. Është Gjykata e Strazburgut. Prandaj Ilir Metës,…
Një bankomat i një banke të nivelit të dytë, është vjedhur me thyerje në orët e para të ditës së sotme, nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, ku personat dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i plotë i policisë: Durrës Informacion paraprak Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi…
Presidenti Ilir Meta shfuqizoi pasditen e djeshme dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi. Vendimi i kreut të shtetit në Shqipëri nuk po bën bujë vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare. Media si “New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” etj i kanë bërë jehonë…
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellimet kryesisht në ultesirën perëndimore, por vranesira të lehta pritet të ketë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës vijon me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në zonat përgjate kufirit lindor. Temperaturat e ajrit kanë pesuar ulje të lehtë nëvlerat minimale, por janë rritur në vlerat maksimale duke u luhatur 15⁰C mëngjesi në zonat malore deri mbi 37⁰C mesdita në zonat e ulta. Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Janë zhvilluar takimet e treta në grupet kualifikuese të Euro 2020, ku rezultatet befasuese nuk kanë munguar. Supriza e mbrëmjes vjen nga Turqia. Skuadra turke ka shënuar një fitore të pastër 2-0 ndaj Francës, duke marrë kreun e grupit H të eliminatoreve të Euro 2020. Skuadra e drejtuar nga Gunes i dha leksione të vërteta kampionëve të Botës, teksa realizoi dy herë brenda pjesës së parë. Fillimisht ishte Ayhan që zhbllokoi shifrat, ndërkohë që Under vulosi rezultatin final. Pas kësaj fitoreje, Turqia mori kreun me 9 pikë, i ndjekur nga Franca dhe Islanda me 6 pikë. Vetëm vendi i katërt për…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për vendimin e Presidentit, Ilir Meta për datën e zgjedhjeve. Ai shprehet se 22 ditë e ndajnë Tiranën nga zgjedhjet. Veliaj shkruan se në 30 qershor Tirana vendos punën ose dhunën. “ Në 30 qershor Tirana vendos 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme! Forca!”, shkruan Veliaj
Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të tërhiqet nga fushata zgjedhore edhe pse sot Presidenti anuloi dekretin e tij për datën 30 e qershorit. Rama në një postim në faqen e Facebook, ashtu si në Berat është treguar i prërë në qëndrimin e tij. Për Ramën zgjedhjet do mbahen më datë 30 qershor. “ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mire”, shkruan ai. Më herët gjatë mitingut në Berat, kryeministri u shpreh se lëvizja e Presidentit dhe e opozitës nuk e kanë gjëtur atë të në befasi, por ai u shpreh se është i përgatitur, i ka…