Author: tirana

Kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi pasditen e sotme nga shkolla “1 Maji” kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, si dhe diskutoi me banorët projektet transformuese që do të zbatohen në kryeqytet në mandatin e dytë. Ndër projektet e para që do të nisin në mandatin e dytë në Tiranë është ai i pagëzuar me emrin “Projekti i 100 lagjeve”, që synon të përmirësojë drejtpërdrejt jetën në komunitet. “Si qeveria qendrore ka një projekt të 100 fshatrave, ashtu edhe ne do të adoptojmë një projekt të ngjashëm për 100 lagjet e…

Read More

Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron urdhrin e një dite më parë për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes 339 pasi kjo e fundit vijon të jetë në proces hetimor. Sipas Prokurorisë, urdhri i djeshëm ka për qëllim ruajtjen e sekretit hetimor pasi publikimi i akteve mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete. Në deklaratën e firmosur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi thuhet se ky urdhër nuk ka për qëllim…

Read More

Floriana Garo është rikthyer ditën e sotme në një intervistë ekskluzive në ekranin e ‘Tv Klan’ aty ku dhe u mësuam ta shihnim për disa sezone rresht në drejtimin e programit ‘Jo Vetëm Modë’. Ajo ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin. Bukuroshja shqiptare u largua nga Shqipëria, për të vazhduar jetesën në Gjenevë, pranë partnerit të saj, me të cilin ka dhe një vajzë me emrin Adia, e cila erdhi në jetë në muajin mars të vitit 2018. Teksa vogëlushja po rritet, Floriana ka rrëfyer lajmin e veçantë…

Read More

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se do të kishte dëshirë të qëllonte me molotov gjatë protestave, por se nuk dinte t’i përdorte. E ftuar në një emision televiziv lokal, Kryebashkiakja e qytetit verior thotë se në protestë duhet dhënë gjithçka. “Sigurisht që unë shkoj në Tiranë dhe shkoj dhe protestoj fort. Po të kisha edhe unë molotov edhe unë do të gjuaja me molotov. Pra, që do të thotë, unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kena ba dhe ushtarake por na qëlloi që të ndryshonim sistemin, shyqyr Zotit, edhe nuk e kam…

Read More

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media. Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për…

Read More

Nga Cërriku, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratat e Voltana Ademit. Kjo e fundit në një emision televiziv u shpreh se ëndërronte të qëllonte me molotov në protestë. Por Rama tha se Shkodra shumë shpejt do të ndryshojë fytyrë. “Një grua që i bën himn molotovit, e kuptoni se në çfarë derexheje kanë përfunduar? Si mund të flasë një kryebashkiake me atë gjuhë? Prej 30 vitesh Shkodrën e qeveris PD dhe shiheni se si e kanë bërë atë qytet pa investime…” – tha Rama në Cërrik. Ai u shpreh se 30 qershori do t’i japë fund politikës së talljes…

Read More

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Holandë, ku u prit në takim nga homologu i tij holandez Stef Blok. Në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri në detyrë Cakaj dhe homologu i tij holandez nënvizuan arritjet e reformave të Shqipërisë veçanërisht në fushën e drejtësisë. Progresi i Shqipërisë është i padiskutueshëm edhe sipas vlerësimeve të palës holandeze. Po ashtu, në…

Read More

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është një nga njohësit më të mirë të trajnerit aktual të Kombëtares kuqezi, nisur edhe nga fakti i bashkëpunimit me të te lacialët vite më parë. Në këtë ndryshim të pankinës shqiptare, Tare ka qenë për Edoardo “Edy” Rejën një nga këshilluesit kryesorë dhe, si i tillë, ai e cilëson zgjedhjen e italianit si lëvizjen e duhur të bërë nga Federata shqiptare e Futbollit. “Edi Reja është njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Por, çdo gjë është e lidhur me rezultatet, kështu që Kombëtares shqiptare që është e…

Read More

Kreu i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana postoi një status të gjatë në Facebook ku shkruan se e ka ndërgjegjen e pastër. Statusi i plotë Nuk ka jastëk më të mirë, sesa një ndërgjegje e pastër! Unë e dua Shqipërinë, e dua Shijakun tim, prandaj kam zgjedhur të ndërtoj jetën time këtu. Mund të kisha zgjedhur të jetoja dhe në Turqi, vendin ku kam mbaruar studimet dhe i kam pasur mundësitë pë tu integruar. Jam rritur me parime të forta nga prindërit e mi, që të marr atë që më takon e të mos dal nga kornizat e ndershmërisë.…

Read More

Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin Andi Salla në Bashkinë e Cërrikut gjatë një takimin me elektoralin. Ka qenë Taulant Balla ai që ka hapur takimin, ndërsa u shpreh se ‘sahati i qytetit ka mbetur që kur LSI u bashkua me PD”. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do t’i shumfishojë investimet për këtë qytet, i cili deri më sot drejtohet nga LSI. “Ma mori Taulanti hapjen e fjalës, sepse gjëjeja e parë që më ra në sy kur po vinim ishte sahati. Është interesant, sepse tama kështu e la edhe Luli sahatin e Tiranës para se…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar në një status në “Twitter”, duke thënë se hapja e negociatave nuk nënkupton pranim në BE, por thjesht vënia në dukje e faktit se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara. “Hapja e negociatave nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, shkruan ambasadori Soreca. Kujtojmë se Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është shprehur pro një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe madje në afatin e paracaktuar, pra qershor.

Read More

Pak ditë më parë, Enca publikoi projektin e saj më të fundit muzikor, i cili ishte një bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti, me titull ‘Hajde’. Ndonëse nuk kanë kaluar shumë ditë nga ky realizim, duket se këngëtarja është duke përgatitur një tjetër projekt. Ka qenë vetë 23-vjeçarja, e cila ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instastory’, në të cilën shkruhej: “I dashur ish-i dashur na shkruaj ndonjë mesazh që të frymëzohemi për këtë strofën e fundit që më ka ngelur. Faleminderit”. Pas këtij postimi, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj dhe një pjesë të melodisë së…

Read More