Author: tirana

Sulmuesi Andrea Pinamonti mbylli një sezon mjaft të mirë në radhët e Frosinones, ku ishte i huazuar nga Interi dhe tashmë është i përqendruar te Europiani U20, ku po udhëheq Italinë me shiritin e kapitenit dhe golat e shënuar, para se të rikthehet te zikaltrit, nën urdhrat e Antonio Contes. Megjithatë mediat italiane kanë zbuluar edhe “golin më të bukur” të shënuar nga sulmuesi 19-vjeçar në pronësi të Interit, këtë herë në fushën e jetës private, pasi ka bërë për vete bukuroshen italiane Nicole Confortin. Kjo e fundit është një modele mjaft e njohur në Itali dhe shpesh ka qenë…

Read More

Të dy me origjinë nga Kosova, Shkëndije Berisha u martua me Gëzim Berishën, që jetonte në Gjermani. Ishte një martesë pa celebrim, një prerje fjale, mes palësh, pasi Gëzimi nuk erdhi kurrë në Shqipëri për ta parë nusen e ardhshme. Me Gëzimin e njohu nga një foto një kushërirë e saj. Shkëndije është motra e 5 vëllezërve dhe 3 motrave. Ishin me origjinë nga Kosova dhe janë shpërngulur në një fshat të Durrësit. Familja e burrit jetonin në Gjermani. Xhaxhai i Gëzimit Ramadan Berisha molla e sherrit në këtë mblesëri. I kishte para borxh të vëllait dhe kundrejt këtij borxhi…

Read More

Grupi hetimor i përbërë nga 3 prokurorë të krimeve të rënda dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore kishte ngritur plot 10 pista pas ngjarjes. Por, ditët në vijim veprimet u fokusuan në 3 apo 4 prej tyre. “Kanë qenë disa pista atëherë që diskutoheshin, ishi pista e parë konflikti i pronësisë. Një pistë tjetër ka qenë pista morale, dmth, figura morale e tim ati, një pistë tjetër me sa mbaj mend ka qenë goditje për shkak të detyrës, dhe pista politike”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit. Në atë kohë, prokurorët morën në shqyrtim nga hipoteka e Fierit dokumentet…

Read More

Fotografët janë një ndihmë e madhe për historianët: ata kapin ngjarjet më të paharrueshme dhe fakte të rëndësishme dhe imazhet e tyre mund të shpjegojnë atmosferën e një epoke të tërë. Por fatkeqësisht, fotografitë më interesante të së kaluarës nuk janë treguar në librat e historisë në shkollë. Megjithatë ju mund t’i shihni ato këtu.

Read More

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova nuk do të shpëtojë lehtë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Duke folur për deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkim kombëtar dhe raportimet për shkëmbime territoresh me Serbinë, Haliti ka thënë në Rubikon të KTV-së se vendit i duhet një qëndrim i përbashkët, dhe jo që ato të bëhen nga një individ. “Mendoj që duhet të bëjmë politikë shtetërore e ajo duhet bërë nga të gjithë e jo nga një individ. Qëndrimi zyrtar i shtetit duhet të dihet. Duhet ta dijë edhe qytetari. Nëse bisedon…

Read More

Moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përfshirjes në kinematografinë turke, lajm që pak ditë më parë qarkulloi në të gjitha mediat. Ish-Miss Kosova tregoi se propozimi nga produksioni turk i erdhi në mënyrë të rastësishme, madje në fillim as vetë nuk e besonte që po i ndodhte realisht. “Ka ndodhur një takim i rastësishëm, ju kam pëlqyer si fytyrë, e kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave, disa projekteve që ata kanë në realizim e sipër. Ata sigurisht e kanë kërkuar një femër, e…

Read More

Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 19:00 në A2 CNN ku foli për publikimet e “Bild”, të përgjimeve mes kreut të grupit kriminal të Avdylajve me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Krasniqi u shpreh se këto publikime kanë ardhur si dhuratë për opozitën. “Materialet e publikuara nga “Bild” janë si një dhuratë. Opozita kishte nevojë për një kauzë konkrete për shkak se ka paralajmëruar një protestë më 8 qershor, ndërkohë që vendi është në fushatë elektorale. Kjo është një dosje që fle prej 2 vitesh. Ky është një skenar që është zbatuar edhe në…

Read More

Pak orë se të ndahej nga bota, Xhindi kishte punuar në këtë ullishte, edhe më pas ishte kthyer në Roskovec, ku u ekzekutua në derën e shtëpisë. “Tokën që ka marrë e kishte mbjellë ullishte dhe e kishte me pasion, dhe çdo të shtunë dhe të djelë e gjeje te toka”, tregon Bujar Kuka, pronar i lokalit Kurjan. Ky banor i zonës, takimin e fundit me Xhindin e kujton pikërisht pranë ullishtes së tij: “Punonte ai te toka, i thërriste nuses sime, o gege Ylvija hajde të hamë bukë, aq njeri i thjeshtë, si njeri i thjeshtë, jo si deputet”.…

Read More

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop”transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67- vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj. Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar. Ruko u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici…

Read More

Transporti ndërqytetës i udhëtarëve Laç-Tiranë kryhet me makina 5-7 vendesh të palicencuara, nën “hundën” e policisë dhe askush nuk i pengon. Paguajnë ryshfet 10 mijë lekë në muaj policisë dhe punojnë të qetë. E njëjta gjë ndodh edhe me linjën e transportit Tiranë-Durrës, ku furgona kanë licencën Kamëz-Durrës, por nuk shkojnë fare në Kamëz. Ata bëjnë vetëm linjën Tiranë-Durrës, madje ndalojnë edhe në vende të tjera. Fiks Fare bëri një vëzhgim mbi gjendjen e këtij transporti nga një numër i mall ankesash nga shoferët e licencuar të cilët nga kjo paligjshmëri nuk munden dot të punojnë. Të përfaqësuar nga kreu…

Read More

Sylvester Stallone është rikthyer në aksion. Filmi shumë i dashur për të gjithë “Rambo 5”, ka publikuar trailerin e tij. “Gjithë këto vite kam ruajtur sekretet e mia, por erdhi momenti për t’u përballur me të kaluarën. Dhe nëse vijnë të më kërkojnë… do të gjejnë vdekjen”– thotë Stallone në film. “Rambo 5” do të dalë në kinematë amerikane më 20 Shtator.

Read More

Kryebashkiaku, Mark Chambers ka deklaruar se përfaqësues të komunitetit LGBTI nuk i nevojiten shoqërisë, po ashtu as vrasësit e fëmijëve. përmes një pstimi në Facebook ai ka shkruar: “Ne jetojmë në një shoqëri ku homoseksualët na japin leksione mbi moralin, transvestite na japin leksione mbi biologjinë njerëzore, vrasësit e foshnjave na japin leksione për të drejtat e njeriut dhe socialistët na japin leksione ekonomi! “ Pas këtij postimi, komentet ishin të shumta ët gjithë dëshirojnë dorëheqjen e tij, por ai nuk ka dhënë asnjë sinjal se ai do të japë dorëheqjen si kryebashkiak i Carbon Hill, një qytet me më…

Read More