Irina Shayk ndahet nga Bradley Cooper. Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja në lidhje me ciftin e famshëm. Irina Shayk thuhet se u largua nga shtëpia që ndan me Bradley Cooper. Është raportuar javën e kaluar se marrëdhënia e tyre ‘varet nga një fije’ dhe sipas The Sun, supermodelja ruse tani ka lënë shtëpinë e tyre prej 4.5 milionë dollarë në Pacific Palisades. Një burim për të përditshmen britanike tha se gjërat mes çiftit kohët e fundit nuk kanë shkuar mirë dhe marrëdhënia e tyre është ftohur. Ndërsa një burim për A source for’ Page Six’ tha se arsyeja…
Author: tirana
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla vijoi takimet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) dhe me përfaqësues të Qeverisë gjermane. Gjatë qëndrimit në Berlin, Balla zhvilloi takime të veçanta me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane si, z. Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, z. Manuel Sarrazin, deputet i Partisë së Gjelbërt, z. Jurgen Martens, anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte biseda lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit…
Tre vëllezërit, Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Burrelit për vrasje, kanë nisur një grevë urie. Ata prej tre ditësh nuk kanë pranuar as ushqim e as ujë dhe grevën e tyre e kanë vijuar edhe ditën e sotme. Vëllezërit Permarkaj kanë patur një përplasje me drejtuesit e burgut dhe pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u është bërë fshehje e dokumentave. Sipas tyre për këtë çështje kanë njoftur Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur. Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj, akuzohen si autorë të…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video ku tregon angazhimin e qeverisë për paktin me universitetet. Kreu i qeverisë thekson se 950 të rinj po zhvillojnë praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të punës dhe 20 prej tyue do të punësohen në përfundim të praktikës. Rama thekson se 450 studentë ekselentë u punësuan në institucionet e administratës shtetërore, brenda dhe jashtë shërbimit civil. “MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë 🤝“, shkruan Rama
Deklarata e kryeministres serbe, Ana Bernabic se kosovarët janë “njerëz që vinë nga mali”, ka rezultuar me një fushatë masive të shqiptarëve nëpër rrjetet sociale. #PeopleFromtheËoods dhe #literallyjustemergedfromtheëoods janë dy hashtaget që janë duke u përdorur në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministres së Serbisë, Anna Bernabic, e cila kishte thënë gjatë një vizite te Sem Fabrizit, shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, se me Kosovën ka të bëjë “me njerëzit që vijnë nga mali”. Një ndër të parat që e ngriti këtë fushatë ishte Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. “Në fakt, veç sa erdha nga…
Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e 21 Dhjetorit, duke shkaktuar panik te banorët. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të cilët kanë hyrë nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e shtatë të një pallati për të shuar flakët. Megjithatë duket se brenda në apartament ka pasur dëme të konsiderueshme ndërsa në shtëpi mësohet se ka pasur edhe fëmijë, shkruan a2. Nga informacionet e para mësohet se nuk ka pasur presona të lënduar dhe ishte ndërhyrja e zjarrëfikësve që bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani, për DW: Ndonëse ka progres në zbardhjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ajo periudhë u mungon teksteve shkollore. DW: Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania? Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh,…
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kryeministri tha se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Pas kancelares Merkel, ai pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin. Haradianj mbërriti në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake. Kreu i qeverisë po shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se beson që ndryshimet klimatike janë të dobishme ashtu si edhe të dëmshme, pas një diskutimi 90-minutësh me Princin Çarls të Britanisë. “Unë besoj se ekziston një ndryshim i motit dhe mendoj se kjo sjell të mira dhe të këqija”, ka thënë Trump në një intervistë. Ai ka thënë se ka ndarë dëshirën e princit për “klimë të mirë”, mirëpo ka fajësuar kombet tjera për rritje të ndotjes së ajrit. Prej kur ka nisur presidencën, Trump ka përmbysur disa ligje amerikane për klimën, pavarësisht paralajmërimeve nga agjencitë e tij. Trump ka thënë se takimi…
Një nga objektivat e Bashkimit Europian, ku dhe Shqipëria kërkon që të anëtarësohet, është që të rritet përqindja e personave me arsim të lartë. Objektivi i tyre është që deri në 2020, 40% e personave të moshës 30-34 vjeç të kenë përfunduar arsimin e lartë. Të dhënat statistikore që ka nxjerrë Eurostat mbi përqindjen e kësaj grupmoshe që kanë përfunduar arsimin e lartë tregojnë se Shqipëri qëndron shumë larg objektivit, duke u renditur edhe e fundit ndër vendet që kërkojnë të jenë pjesë e BE-së. Sipas Eurostat më pak se 23.5% e kësaj grupmoshe në Shqipëri kanë përfunduar arsimin e…
Portugalia i është falur një Cristiano Ronaldo fenomal për të siguruar finalen e Ligës së Kombeve për grupin A. Ylli i Juventusit ishte fantastik në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës, me 34 vjeçarin që shënoi një tripletë personale, duke u futur edhe në historinë e turneut. Ai realizon tripletën e parë në këtë fazë të kompeticionit. Ronaldo realizoi në minutat 25-të, 88-të dhe 89-të, duke zhvlerësuar rrjetën e Rodriguez në minutën e 57-të. Një rezultat që nxjerr jashtë turneut dy shqiptarët, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, të cilët tashmë duhet ta shikojnë finalen nga shtëpia. Në finale, Portugalia do të pres…
Ilir Ndraxhi, deputeti i Partisë Socialiste, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut të publikuara sot nga gaz Në deklarimin e pasurisë të publikuar nga Opendata, Ilir Ndraxhi rezulton pronari i shumë pasurisë të paluajtshme, me mira metra truall, të cilët sipas deklarimeve të tij, janë blerë me të ardhurat e babait dhe nga kursimet personale. Në total numërohen 10 pasuri të paluajtshme të deklaruara në Xhafzotaj të Durrësit, po ashtu në qytetin e Durrësit dhe në Kavajë. Po ashtu ai deklaron se ka dhe 5 kredi bankare, njëra nga të cilat me…