Nga Gjergj MetaNë vitin 1927 papa Piu XI, duke u folur studentëve katolikë, në një fjalim të tijin, shprehet në këtë mënyrë: Politika është rrafshi i ushtrimit të më të lartës dashuri. Ai lidh politikën me dashurinë, dhe këtë e bën duke rimarrë konceptin tomist të dilectatio socialis (dashuria shoqërore). Për një katolik në fakt politika nuk është vetëm pjesëmarrja në një parti politike, por mbi të gjitha ushtrimi i dashurisë për shoqërinë e lidhur ngushtë kjo me kërkimin e drejtësisë.Pas Piu XI edhe Pali VI, Gjon pali II, Bendikti XVI dhe Papa Françesku e kanë rimarrë këtë koncept për t’ua adresuar…
Author: tirana
Monika Lubonja është pa diskutim një nga aktoret më të bukura dhe të talentuara në Shqipëri. Pasditen e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, mirëpo të gjithëve na ka surprizuar me look-un e saj të ri. Ndryshimi që Monika ka bërë, për hir të së vërtetës është mjaft drastik…po flasim për ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Aktorja e cila prej vitesh i ka qëndruar besnike ngjyrës së zezë së flokëve, tashmë është bërë bjonde dhe realisht duket më e bukur se kurrë më parë.
Disa zona në kryeqytet do të mbesin nesër pa energji elektrike për disa orë rresht. OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë vjen si pasojë e investimeve që po kryhen në disa kabina elektrike. Njoftimi i OSHEE-së: Njoftim për abonentët Tirane Si pasojë e investimit në kabina, në datën 5 qershor, do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë 09:00-16:00/rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji” 11:00-14:00/rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron” 09:00-15:00/rruga “Thoma Filipeu”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Todi SHkurti”
Enca Haxhia ka pozuar krahë motrës së saj më të vogël në moshë, Uindit. Këngëtarja, provokon pothuajse në çdo foto të cilën e publikon. Edhe në këtë imazh ajo nuk e ka lënë mënjanë këtë gjë, por edhe motra ka bërë të njëjtën gjë. Të dyja i kanë ekspozuar të pasmet e tyre gjigante, duke mos fshehur edhe një herë kilogramët e tepërta. Ato shpesh postojnë foto, ku nuk shihet gjë tjetër vetëm provokimeve me asetet e tyre, madje shpesh herë edhe Photoshop-i bëhet mik i tyre, duke bërë që të ekspozohen më shumë seç janë.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm dhe negativitet, nga e cila me zor do prisni që të dilni. Mundohuni që të mos humbni durimin dhe të prisni deri sa kjo e mërkurë të kalojë. Demi Jeta juaj ka ndryshuar ose është duke ndryshuar radikalisht, kjo për shkak të vullnetit tuaj. Jo gjithmonë ndryshimet kanë qenë të dëshiruara ose pozitive, përkundrazi kanë qenë të rënda, por pavarësisht kësaj do të gjeni forcën për ti përballuar…
Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro do të përballet të mërkurën me 5 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Enkeledi Hajro ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë. Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një i moshuar është hedhur nga kati i dytë i një banese. Mësohet se i moshuari është dërguar menjëherë në gjendje të rëndë në spital,ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga informacionet paraprake raportohet se i moshuari jetonte i vetëm në shtëpi.
Deputeti Lefter Maliqi thotë për A2 CNN se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të shtyhen për të shmangur konfliktet civile. Zgjidhja, sipas tij, mund të vijë nga Kreu i Shtetit apo edhe nga ndërkombëtarët. “Mund të ketë konflikt civil me pasoja për vendin dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen. Nëse nuk shtyhen mund të ketë pasoja, deri edhe viktima. Unë jam kundër këtyre ngjarjeve, por pasojat do të jenë mbi këtë politikë”, deklaroi Maliqi.
Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “ Integrimet europiane në udhëkryq” nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish –Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve Në një deklaratë të ish – Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish –Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ish –Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish – Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish- Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës të tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku…
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani artikulon për herë të parë idenë e futjes së opozitës në zgjehdje. Përmes një postimi në twitter, Manjani shpreh bindjen se nisur edhe nga rezultatet e bëra publike të IPR Marketing, opozita mund të fitojë një sërë qytetesh të rëndësishme. Më poshtë status i plotë i Manjanit: Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec. Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin,…
Një person që nuk konsumon mëngjes, është më i rrezikuar të pësojë një goditje në zemër se sa një tjetër person që e konsumon atë. Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjes janë pothuajse dy herë më shumë të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, raportohet në studimin e publikuar në ‘Journal of the American College of Cardiology’. Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, presionin e lartë të gjakut dhe ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterolit. Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç…
Pothuajse të gjithë aplikantët për vizë amerikane do të duhet të paraqesin detajet e adresave të tyre nëpër rrjetet sociale sipas rregullave të miratuara rishtazi. Rregullorja e Departamentit të Shtetit thotë se njerëzit do të duhet të paraqesin emrat e tyre të përdorur në adresa interneti si dhe historikun e adresave të emailit dhe numrit të telefonit për 5 vitet e fundit. Kur u propozua vitin e kaluar, autoritetet vlerësuan se propozimi do të ndikonte 14.7 milionë njerëz në vit. Disa diplomatë dhe zyrtarë, aplikonte për viza do të përjashtohen nga masat e reja të rrepta.Megjithatë, njerëzit që udhëtojnë në…