Author: tirana

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Hiresia e tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu ishte i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, ku foli për rëndësinë e  festës së Fiter Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu  dhe një lajm të mirë për besimtarët myslimanë duke shtuar se xhamia e “Namazgjasë” do të përfundojë gjatë 2019. “Erdhën aty dhe na kanë uruar të gjithë festën e Fiter Bajramit. Gjithmonë nuk kemi hezituar të shkojmë ne tek ata apo ata tek ne. Ne jemi vëllezërve të një gjaku. Kur Zoti na pranon, pse mos të pranojmë njëri-tjetrin…

Read More

Një rast i rëndë është trajtuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Stop” në Tv Klan, për drejtësinë shqiptare që ka dështuar sërish të bëjë drejtësi. Bëhet fjalë për një ngjarje të dhimbshme. Një vajzë e mitur 10-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar i quajtur Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar. Mamaja: Ishte ditë e…

Read More

Në vitin 2008 ai fitoi një konkurs dhe u shpall “njeriu më i fuqishëm në Britani”. Kurse tani 44-vjeçari me origjinë shqiptare Jimmy Marku akuzohet për kontrabandë të emigrantëve. Një gjykatë në Angli dëgjoi sot akuzat ndaj 44-vjeçarit, ku sqarohej se Jimmy Marku në bashkëpunim me vëllain e tij Jetmir Marku 36 vjeç dhe shqiptarin tjetër Alex Sefolli 39 vjeç, kishin marrë 13 mijë Paund për të kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në Maj të vitit 2016. Sefolli, i cili ka patur në pronësi një restorant dhe disa kompani ndërtimi, u përfshi në trafikun e emigrantëve pasi deklaroi se biznesi i…

Read More

Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që u japin të drejtë, kryesisht familjeve nga grupe të pa favorizuara apo me të ardhura të ulëta, që të përfitojnë pagesën e qirasë nga buxheti shtetit. Në total janë 17 kategori që përfitojnë që nga individët me statusin e jetimit, tek viktimat e dhunës, komuniteti rom dhe egjiptian, gratë e vetmuara, etj. Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila përcakton dhe vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social…

Read More

Komisioni Europian konfirmoi marrjen në shqyrtim të kërkesës së Qeverisë holandeze për të rikthyer nën regjimin e vizave qytetarët shqiptarë, që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Ekzekutivi holandez u detyrua nga rezoluta e Parlamentit vendas, e votuar më 16 prill. Por sa real është rreziku i rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe në rastin më të keq, kur mund të ndodhë? “Sigurisht që vendimet për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merren lehtë dhe çdo hap i tillë do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës së kujdesshme”, deklaroi së fundmi Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit…

Read More

Nga Alfred Peza Nëse ka një kazus, një shembull, një model, një simbol mediatik për një lider në hallin më të madh të jetës së tij politike, atë mund ta gjeni tek intervista e e fundit e Lulzim Bashës, dhënë për gazetaren Anila Shuke të medias publike gjermane “Deutsche Welle”. Le ti marim me radhë të gjitha elementët: Pyetja e gazetares: Cili qe mesazhi që morët tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel? Përgjigja e Lulzim Bashës: “… nuk jam i lirë të atribuoj përmbajtjen e këtyre bisedave. Por konkluzioni, është ky: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku…

Read More

Pasi ta lexoni këtë artikull me siguri se ju do të mendoni dy herë para se të hyni në faqet tuaja të preferuara të internetit të cilat janë vetëm për të rritur. Inxhinieri me përvojë në softuerw, Brett Thomas, ka zbuluar se fansat e përmbajtjes pornografike mund të përballen me zbulimin e tërë historisë së tyre të shikimit të pornografisë në të gjithë internetin, transmeton Daily Star. “Në çdo kohë, dikush mund të postojë në një faqe interneti histori që ua lejon njerëzve të kërkojnë për dikë me email ose me llogarinë e tyre në Facebook apo emrin e përdoruesit…

Read More

Një incident i papritur ndodhi kur Wolfgang Schwmble foli për një ngjarje në parlamentin gjerman mbi “Rininë dhe Parlamentin”. Ishin rreth 20 të rinj që u ngritën, teksa ai mbante fjalimin dhe hapën banderolën ku shkruhej: “Klima juaj politike = Shkatërrim”, ndërsa më pas të rinjtë shtriheshin në dysheme. Sipas një raporti në gazetën gjermane Welt, të rinjtë donin të ushtronin presion mbi qeverinë federale dhe të theksonin se sa dramatike është situata, tha aktivisti Maximilian Reimers. “Ne nuk e shohim këtë koalicion duke marrë seriozisht krizën më serioze të njerëzimit,” shtoi ai.

Read More

Mijëra gra japoneze i paraqitën një peticion qeverisë, në formë proteste për të mos i detyruar të veshin këpucë me taka të larta në punë. Iniciatore e fushatës #KuToo ku luhet me kuptimin e fjalëve kutsu (këpucë – japonisht) dhe kutsuu (dhimbje – japonisht) ishte aktorja Yumi Ishikaëa, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër mori mbështetjen e 19 000 personave në ëeb. Aktivistet theksojnë se është pothuajse e pamundur të heqësh nga këmba takat e larta që kur nis të kërkosh një vend pune dhe më pas nëse pranohesh të punosh në një zyrë, shkruan atsh. “Sot, ne…

Read More

Policia greke ka shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë të cilët vidhnin shtëpi luksoze, kryesisht të futbollistëve. Mediat greke raportojnë arrestimin e një burri dhe gruaje, 34 vjeç dhe 35-vjeçe, ndërsa paralelisht janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe tre shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit që kryente vjedhje. Mësohet se të arrestuarit përpara se ti futeshin “sportit” të vjedhjes kishin punuar në duralumin. “Ky ishte një avantazh që ata të vepronin shpejt dhe pa mundim” tha një oficer i sektorit të sigurisë së Atikas. Viktima të vjedhjes një deputete dhe pronari i anijeve Deputetja e…

Read More

Kjo foto e rralle, e ketij mjeti unikal transporti, eshte e fiksuar ne Shqiperine e vitit 1920. Sipas gazetarit Ilir Ikonomi duke shfrytezuar dekovilin e braktisur te linjes Tirane- Durres, te braktisur nga austriaket pas Luftes I Boterore, shqiptaret improvizuan kete “tren” qe udhetonte mbi shina, ku rolin e lokomotives dhe te trenistit e luante nje kal me te zotin. HISTORIANje dokument i datës 18 dhjetor 1918 dëshmon per urdherin e dhënë që hekurudhat në Shqipëri të çmontoheshin dhe në pamundësi për t’u kthyer në Austri, të shkatërroheshin nga forcat ushtarake, të cilat ndodheshin në territorin shqiptar të luftimeve. Ishte koha e…

Read More

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ajo ka tërhequr vëmendjen edhe këtë herë, pasi ka postuar një foto ku shfaqet e mbuluar me shami, në xhaminë Sheikh Zayed që ndodhet në Abu Dhabi. ‘Me Zotin gjithmone ne zemer, pavaresisht fesë. Gezuar, mbaresi dhe bekime’, shkruan Ajola. Kujtojmë që së fundmi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes në dasmën e aktorit të humorit, Gaz Pajës.

Read More