Author: tirana

Erion Veliaj prezantoi sot këshilltarët bashkiakë për Tiranën, teksa foli edhe për protestën e djeshme të opozitës. Ai tha se Tirana mbrëmë u përball me huliganë me maska që duan të dhunojnë qytetin. “Rekrutojnë 200 veta me maska dhe dhunojnë qytetin. Nuk bindin dot as njerëzit e tyre dhe paguajnë për dhunuesit. Ne nuk bindim dot me dhunë, ne bindim me punë. Dua të falenderoj punonjësit e bashkisë që pastruan qytetin tonë në kohë rekord”, tha Veliaj. Lista zyrtare në KQZ BARDHYLKA VANGJEL KOSPIRI ORION KOÇO GLIOZHENI MIRA ZEF KAPISYZI ADRIAN LEFTER CIVICI KLODETA SHUAIP DIBRA LUAN HYSNI BREGASI SONILA…

Read More

Nga Mero Baze Dje në mesnatë, pasi mbaroi së hedhuri kapsolla e fishekjzarrë mbi policët, dhe pasi caktoi datën e protestës tjetër, Lulzim Basha u nis për në Rinas. Kishte mbledhur një rreth njerëzish të besuar të tij dhe për t’i qetësuar që qëllimi u arrit, i ka “informuar” se po ikën në Gjermani, pasi kancelarja Merkel po përgatit marrëveshjen me Edi Ramën. Pastaj ata si të besuar që nuk do t’ia tregojnë askujt, ja përcollën rrethit të tyre të besuar, e kështu vala e “misionit gjerman” të Luzlim Bashës filloi të kthehet në “shpresë”. Po përse i duhen gënjeshtrat…

Read More

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalën në takim me qytetarët e Kurbinit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, i cili tregon se si njerëzit janë urdhëruar për të marrë pjesë në miting. Sipas qytetarit dixhital, mësuesit e shkollave janë urdhëruar për të marrë pjesë në miting, ndërsa shton se ndaj tyre është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu thekson se jo vetëm mësuesit, por edhe fëmijët i kanë mbledhur në Laç me argumentin se aty do të organizoheshin disa koncerte. Postimi i Berishës: “Denoncohet detyrimi per te marre pjese ne antimitingun e Rames ne…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot nga salla e re e koncerteve e Liceut Artistik, fushatën e tij elektorale në kërkim të një mandati të dytë si kryebashkiak. Takimi i parë i është kushtuar pikërisht prezantimit të ekipit të kandidatëve për këshilltare, i cili ka në përbërje të tij figura të njohura të suksesshme publike të fushave të ndryshme nga mjekësia, profesorati, arti, kultura dhe sporti. Por ajo që ra në sy gjatë këtij takimi të parë publik ishte edhe risia e prezantimit të platformës dhe kandidatëve edhe në gjuhën e shenjave për të gjithë ata…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha banesat e dëmtuara nga goditjet e tërmetit në Korçë do të rindërtohen. Nëpërmjet një postimi në facebook, teksa ka publikuar një video të ministres së marrëdhënieve me parlamentit, Elisa Spiropali, e cila ka parë nga afër banesat e dëmtuara, Rama shkruan se do të nisë shumë shpejt puna për dëmshpërblimin dhe rindërtimin e banesave. “Te gjitha banesat do te rindertohen- Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi…

Read More

Dy muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. Por çfarë thotë vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019 por që…

Read More

Dy të rinj nga Kavaja kanë rënë në prangat e policisë gjatë mëngjesit të sotëm me akuzën e vjedhjes. Operacioni policor i koduar “Vëzhgimi” çoi në arrestimin e shtetasve N.,R 33 vjeç dhe A.H.,37 vjeç, të dy banues në Kavajë dhe të dënuar më parë për “Vjedhje”. “Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për dy shtetas që dyshoheshin se kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim dy shtetasit e dyshuar.Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim nga shërbimet policore u bë e mundur që gjatë…

Read More

Ndëekohë që Skënder Gega nuk është më trajneri i Partizanit, Olsi Rma, drejtori i të kuqve, ka shkuar në Itali për të gjetur teknikun e ri. Siç raporton “Rtsh Sport”, Partizani po kërkon ish- trajnerin e Lacios dhe të Romës, Zdenek Zeman. Zeman është nga Çekia, 72-vjeç dhe skuadrën e fundit që ka trajnuar në Itali, ka qenë Peskara, ku luan dhe Memushaj. Do të ishte një lëvizje e bujshme kjo e Partizanit, duke sjellë në Shqipëri një trajner me eksperiencë të madhe në futbollin italian.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kurbin sot ku është prezantuar kandidatja për kryetare bashkie Majlinda Cara. Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit si pjesë e mesazhit të tij politik për tua përcjellë kurbinasve për t’i bindur të votojnë alternativën e majtë. Rama foli edhe për fjalët e nxjerra nga përfaqësues të opozitës se ka pësuar infarkt. Ai tha se çfarë thonë ata, i bëhet shëndet. Duke iu referuar thirrjes së opozitës se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të lejohen, nuk mungoi një apel për çunat e Laçit. “Ky është një vend ku askush nuk është i ndaluar të…

Read More

Deputeti i parlamentit shqiptar nga Partia Konservatore e Shqipërisë Kujtim Gjuzi në një dalje publike për mediat tha se Rama duhet të mbledhë mendjen e të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake. “Protesta e djeshme është bërë ditën e diel dhe të gjithë po e shikonim në televizion ose kishim dalë në protestë. Kryeministri vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor, ndërsa konservatorët i bëjnë thirrje shkëlqesisë së tij Edi Rama që të mbledhë mendjen se nuk mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë, ku 34 bashki nuk kë kandidat tjetër, përpos atë…

Read More

Dashi Jeni shumë në humor për të udhëtuar, kështu që filloni të bëni plane. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do ta zgjerojë edhe më entuziazmin tuaj për të parë horizonte të reja. Pavarësisht nga vendi ku do të shkoni, sigurohuni të keni adresat e duhura, pasi një gabim mund të shkaktojë incidente të pakëndshme. Gjithsesi, qershori është ideal për ca ditë pushimi! Nëse s’merrni dot pushim gjatë javës, konsideroni të premten, 7 qershorin. Kjo nuk do të thotë se interesi juaj për të udhëtuar edhe më vonë do të zbehet. Aty nga data 17-të (plus/minus 5 ditë)…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë doganës.  Incidenti ka ndodhur rreth orës 16: 30 minuta, ndërsa siç mund të shihet edhe nga fotot e siguruara nga LSA, makina është “përpirë” e gjitha nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Read More