Nga 1 qershori ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë më datë 10 maj për pezullimin e përkohshëm të të gjitha procedurave të prokurimit nga ana e njësive të qeverisjes vendore dhe autoriteteve kontraktore në varësi të tyre. Vendimi në fjalë përcakton se do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor, por në deklaratën e Qeverisë pas VKM-së thuhet se ai do të qëndrojë në fuqi deri në marrjen e detyrës nga ana e kryebashkiakëve të rinj, apo rikonfirmimit në detyrë të kryebashkiakëve ekzistues. Qeveria tha se një vendim i tillë merret për të eliminuar…
Author: tirana
Presidenti i Filipineve, Duterte, ka lëshuar shumë deklarata të forta. Pak javë më parë, madje, tha se do t’i shpallte luftë Kanadasë për çështjen e disa plehrave të importuara të cilat Duterte donte t’ia kthente. Veç kësaj, ai u drejtohet shpesh kundërshtarëve me terma që janë fyerje për homoseksualët. Më e fundit ishte një sulm kundër senatorit filipinas Antonio Trillanes. Sipas Dutertes, një homoseksual i kishte thënë që nga mënyra se si flet e si lëviz, Trillanes është pa dyshim homoseksual.Pas kësaj deklarate, ai shtoi në një takim në Tokio se ka qenë homoseksual edhe vetë, dikur, por u shërua.…
Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles mirëpritën familjen Trump gjatë vizitës së tyre në pallatin Buckingham. Familja mbretërore organizoi një drekë, ku në orët e para Princ Harry mungoi, pasi u paraqit pak me vonesë. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e dukeshës së Sussex, Meghan Markle, pasi 37-vjeçarja ndodhet akoma me lejen e maternitetit. Pas momentit të drekës, Elizabeth ftoi miqtë për një tur, për të vëzhguar koleksionet e mbretërise, ndërsa Harry u pa të shoqëronte Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan lajme të ndryshme rreth përplasjes së Donald Trump dhe…
Është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian kërkesa që i ka drejtuar Holanda për pezullimin e vizave me Shqipërinë. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr njoftim nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian lidhur me nevojën e aktivizimit të këtij mekanizmi. Komisioni Evropian konfirmon marrjen e njoftimit zyrtar nga Holanda lidhur me kërkesën për të aktivizuar pezullimin e lëvizjes së lirë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen, i njohur ndryshe si mekanizmi pezullues i vizave. Kjo është konfirmuar në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjes së ABC News. “Ne konfirmojmë që…
Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë. Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë. Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe…
Edhe këtë vit besimtarët do të falen në sheshin “Skënderbej” ditën e nesërme, që është Fiter Bajrami. Besimtarët do të falen të martën pas një muaji agjerimi. Ndërkohë, Xhamia e Namazgjasë pritet të përfundojë brenda vitit 2019. Këtë e ka konfirmuar kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar gjatë inspektimit të punimeve me kryebashkiakun e Tiranës. Prej vitesh besimtarët vuajnë mungesën e një vendi ku mund të falen, por duket se pritjes së tyre do u vijë fundi shpejt.
Sa herë e keni dëgjuar nga prindërit, kryesisht nga mamaja shprehjen ”I bëre lekët rrush e kumbulla, si nuk kursen një çikë’ ! 1, 10 apo qindra herë? Mesa duket kjo këshillë është refreni i përbashkët i shumicës së prindërve shqiptarë. Të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por shenja e mëposhtme jo vetëm që kursen, por as nuk të ofron një kafe nga frika se mos ia shpenzojnë të…
Blogerja Armina Mevlani shpeshherë bëhet kryefjalë në mediat rozë për jetën e saj private dhe për marrëdhënien me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Armina është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto plot sharm dhe elegancë. Një foto të tillë ka publikuar edhe së fundmi në Instastory, por vëmendjen e ka marrë deklarata e saj. ‘Ky fustan është i mrekullueshëm dhe i bën të pasmet e mia të duken si ato të Jennifer Lopez (kur nuk është)’, shkruan ajo duke i lënë të gjitë ndjekësit të habitur.
Nga Eduard Zaloshnja Në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare të opozitës, Basha deklaroi se e 8-ta do të jetë ndryshe. Deri tani, sipas tij, protestat i kanë udhëhequr partitë opozitare, ndërsa të 8-ën (në 8 qershor) do ta udhëheqë vetë SOVRANI… Një këngë të ngjashme e dëgjuam edhe para 21 janarit 2011 nga Rama e njerzit rrotull tij. Por pavarsisht çfarë ndodhi, e megjithëse gardistët vranë 4 protestues me duar në xhepa, e megjithëse FBI-ja konkludoi se faji fillonte nga serveri pranë zyrës së kryeministrit e përfundonte tek gardistët që qëlluan në mish, rrotacioni nuk ndodhi në janarin e…
Gjatë takimit të sotëm në Mirditë, kryeministri Edi Rama kujtoi nga Mirdita marrëveshjen e 17 Majit të 2017 me liderin demokrat Lulzim Basha “Në kohën e çadrës e këndonte himnin një këngëtar, sot e këndon ky që nuk di të bëjë asnjë punë. Të gjithë i lanë. E mora për dore i thashë dëgjo ku po shkon. E kupton që edhe një hap, je në greminë. I thashë çfarë do, i thashë merre kë të duash. Drejtësinë, arsimin, burgjet se te burgjet e kanë mendjen gjithë kohës. Këta kanë dhënë edhe leje shtatëzanie për kriminelët”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama pas Kurbinit ka udhëtuar drejt Mirditës për t’u takuar me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Teksa foli për punën e bërë në Mirditë nga kreu i bashkisë, Gjergj Ndreca, Rama hodhi akuza të forta për opozitën duke theksuar se ajo ka frikë nga zgjedhjet dhe nga reforma në drejtësi. “Katër vjet kanë treguar jo me fjalë, por me vepra se sa e drejtë ka qenë vota për Gjergj Ndrecën. Ata kanë ngelur rrugëve, njësoj si rrugët që i lanë rrugëve. Shqipëria nuk mund të turpërohet në sytë e të gjithë botes.…
Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Krujës pas një sherri mes fqinjësh. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit, në “rrugën e Lllubanëve”, ku shtetasi Adriatik Ishmaku është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person. Ai është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital me urgjencë. Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale K.A. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt banal i çastit. Policia ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.