Author: tirana

shtë përcjellë sot për në banesën e fundit trupi i pajetë i parodistit të Vlorës, mjeshtrit të madh Muhamet Liko. Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvilluar në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në këtë ceremoni përkujtimi, përcjellje, nderimi për parodistin që na dhuroj kaq shumë buzëqeshje, kanë qenë prezentë miq, dashamirës, qytetarë të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytetit por jo vetëm. Për të nderuar Muhamet Likon kanë ardhur personalitete nga çdo treve e shqiptarisë, të cilët mes lotëve shprehin dhimbjen e madhe të humbjes së Metit, dhe njëkohësisht shprehin ngushëllimet e tyre,…

Read More

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 31 vite burg 3 të pandehur, të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar një të mitur për prostitucion. Nga 15 vite burg dha Gjykata për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, ndërsa dënoi me 1 vit burg Salia Kovaçin, kjo e fundit e akuzuar për moskallëzim krimi. Sipas Prokurorisë, këta persona kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen M.L., e datëlindjes 17.02.1998. E dëmtuara e mitur ka deklaruar se në muajin dhjetor të vitit 2013 është njohur rastësisht në një lokal me të pandehurin Enea Sinani, që punonte kamerier. Sipas Prokurorisë, ky i fundit, pasi ka mësuar…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në fshatin Flloq të Korçës, ku ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti. Xhaçka u shpreh se dhjetëra familje në këtë zonë janë në vështirësi. Ajo shtoi se MM po punon për të mbështetur mesa mundet banorët e prekur, me ushqime, ilaçe dhe strehim. Ministrja Xhaça theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbje të shtëpive. Ajo tha se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet. Më tej, Olta Xhaçka nënvizoi se strukturat e vullnetarëve shtetërore i janë bashkuar MM-së në këtë aksion. Korça u…

Read More

E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin Qershor, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat. Dashi: Në pritje të lëvizjeve dhe firmosjeve konkrete në çështjet profesionale për të cilat kanë punuar kaq kohë, sidomos nga data 5 deri në datë 17 i kanë të gjitha mundësitë për të vendosur firmat përfundimtare. Këmbime më shumë se sa për të zenë një vend, por është pika e tyre më pozitive për këtë muaj. Ndërsa, në raportet personale do të kenë pak turbullira dhe çekuilibër, ndaj do të duhen…

Read More

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Flamur Karaj, i akuzuar për plagosjen e kushëririt të tij. Flamur Karaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqit dhe pretendoi se kishte vepruar për të mbrojtur veten. Sipas Prokurorisë, çdo gjë kishte ndodhur pas një sherri banal dhe në gjendje të dehur, ndërkohë vetë Karaj tha se i plagosuri, që është edhe kushëri i tij, e ka ofenduar atë nga familja dhe më pas e ka qëlluar me dërrasë. Ngjarja e rëndë, sipas organit të Akuzës, ka ndodhur rreth orës 12:00 të së…

Read More

Masat e sigurisë për Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani, janë të jashtëzakonshme. Për sigurinë e tij janë angazhuar mijëra policë britanikë, ndërkohë që qeveria e këtij vendi ka shpenzuar rreth 25 mln paund vetëm për sigurinë e presidentit amerikan. Ky i fundit shoqërohej nga 14 makina, dhe natyrisht “Bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump, e cila është e vështirë të sulmohet. Qindra agjentë të shërbimit të fshehtë amerikan dhe britanik, ishin angazhuar ndërkohë në rrugët e Britanisë.

Read More

Rreth 40 minuta frikë për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë. Sipas “La Repubblica” një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që ishte ulur pranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim. Kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar. Duke parë aktet…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është ndjerë në orët e vona të natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në një biznes në rrugën Trans-Ballkanike, dhe sasia e vendosur e tritolit ishte rreth 150 gram. Shpërthimi është dëgjuar edhe nga banorët e tjerë të zonës përreth. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat. Forcat blu kanë shoqëruar në komisariat një person për ta pyetur lidhur me shpërthimin, ndërsa pranë objektit janë parë dy persona.

Read More

Një vajzë e re e talentuar e familjes Ndoci shumë shpejt në vitet 70-80′ do të bënte revolucion me artin e saj në të gjithë Shqipërinë përmes këngës por edhe imitimeve të shumë personazheve. Rita Ndoci, e cila prej vitesh jeton në Gjermani rrëfeu për “Star Plus” përmes një interviste jetën e saj si asnjëherë më parë. Artistja e madhe shkodrane tregon se si e nisi karrierën. Vështirësitë në sistemin e kaluar ishin të mëdha. Rita Ndoci tregon se si këndoi një këngë jare shkodrane me tekstin origjinal përpara diktatorit Enver Hoxha edhe pse kishte presion për t’ia ndryshuar tekstin…

Read More

Në kërkim prej 26 vitesh për vrasjen e 3 kushërinjve, është arrestuar në Itali 49-vjeçari Bardh Lula, i njohur ndryshe edhe si Luli. 49-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte në listën e 33 personave më të kërkuar nga Policia në qarkun e Lezhës, pasi në vitin 1993 Bardh Lula ka vrarë tre persona me armë zjarri, tre kushërinj në Torovicë të Lezhës. Konflikti mes ‘Lulit’ dhe tre kushërinjve kishte nisur për pronat dhe përfundoi në një masakër të vërtetë. Në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm, ndërkohë pas arrestimit Lula do të ekstradohet…

Read More

Sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u njohëm me Arjan Kumrian ose më mirë të themi “Elvis Presley-n shqiptar”. 53-vjeçari është fansi më i madh i mbretit të rock&roll në Shqipëri, aq shumë sa që ka ndryshuar tërësisht edhe stilin e tij të jetës. Arjani tregoi se është frymëzuar nga Elvis Presley që në moshë të re, e tashmë prej vitesh këndon e kërcen gjithë pasion njësoj sikur ai. I talentuar jo vetëm në këngë e kërcim, por edhe në imitim, ai e sheh taksinë e tij si skenën më të ngrohtë për të imituar yllin e rrokut.…

Read More

Deputetja e Opozitës ka gjetur mundësi të ndajë një foto familjare me rastin e ditëlindjes së të ëmës. Festë në familjen Hajdari. Fatmira Hajdari, bashkëshortja e ish-deputetit Azem Hajdari ka ditën e lindjes. Për fëmijët e saj, ajo është një mbretëreshë. Është deputetja Rudina Hajdari, e cila ka postuar në rrjetin social Instagram, foto me të emën dhe vëllain e saj, Kirardin. “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës sonë”, shkruan Rudina Hajdari në foton familjari me të ëmën dhe vëllain.

Read More