Pedagogia shqiptare Lea Ypi, e ftuar në emisionin “A Show” Në News 24 foli për pozicionin ku ndodhet Shqipëria dhe rrugën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian. Ajo pohoi se Shqipëria nuk ka ndonjë dallim me vendet e tjera, ku solli edhe modelin anglez, ndërsa theksoi se në thelb Shqipëria nuk ka diçka mangët krahasuar me Anglinë. Si një njohëse e mirë e filozofisë politike, pedagogia foli edhe për rrymën populiste duke i dhënë edhe një përgjigje pyetjes se a janë liderët shqiptarë populistë. Pjesë nga biseda: Si të duket Shqipëria? Si të gjithë vendet e botës. Një vend…
Author: tirana
Prej kohësh ajo është pjesë e stafit të kryeministrit Rama si një gazetare dhe imazh i televizionit ERTV. Anjeza Maja, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus,ka treguar më shumë në lidhje me punën e saj më të re dhe gjithashtu edhe për marrëdhënien me kryeministrin Rama. E pyetur nga moderatorja Evi Reci reth marrdhenies ne pune me kryeministrin Rama, Anjeza u shpreh: “Në fakt është një staf i tërë i cili kujdeset për pjesën e imazhit. Vetë kryeministri nuk ka shumë kohë të merret me të gjitha klipet, sepse ka edhe punë më të rëndësishme, por…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilit ka shtuar dhe ndryshuar llojet e medaljeve që akordon Kryeministri. Sipas ligjit të vitit 2013, Kryeministri Rama jepte dy lloje medaljesh, atë për “Mirënjohjen publike” dhe medaljen e “Vlerësimit profesional”. Me vendimin e ri, tashmë kryeministri Rama do të japë 6 lloje të ndryshëm medaljesh. Vlerësimet do të ndahen në tri kategori, nga Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike, Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike dhe Ylli i Mirënjohjes Publike. Ndërkohë që medaljet për “Vlerësimet profesionale”, do të jenë në tre klasa, kategoria e artë, e argjende,…
PD dhe LSI mbajtën protestën e radhës ditën e djeshme, ku pati edhe të plagosur për shkak të dhunës së ushtruar. Por, ndërsa para Parlamentit luftohej, në zonat e tjera të Tiranës, por dhe qytetet bregdetare, duke qenë se ishte fundjavë, festohej. Gjë që e tregojnë edhe këto foto, të bëra në disa clube.
Shqiptarët kanë humbur ndjeshëm besimin te media, thotë raporti i publikuar së fundmi nga Unioni Europian i Transmetuesve, që përpilohet në formën e një ankete. Të dhënat i referohen vitit 2018 dhe tregojnë se, krahasuar me 2017-ën, shqiptarët e kanë humbur ndjeshëm besimin si në televizion, ashtu edhe në radio, median e shkruar, rrjetet sociale e internet. Tendenca është europiane, dhe jo e izoluar vetëm në vendin tonë. Por, pavarësisht rënies së ndjeshme të besimit, Shqipëria mban disa rekorde. Besimi në televizion ka rënë me rreth 12%, por gjithsesi, me një normë besimi në 65%, shqiptarët janë ndër të parët…
Viola Dodaj, nga Lezha, tregon, se ka qenë e martuar prej 8 vitesh me Andrea Dodajn, martesë nga e cila kanë ardhur në jetë dy vajza dhe një djalë. Ajo shprehet, se ka qenë viktimë e dhunës, pasi i shoqi nuk punonte e luante bixhoz. Në vitin 2015 ka bërë një denoncim, që e tërhoqi për hir të fëmijëve. Por në tetor 2018, bëri një tjetër denoncim, pas të cilit u pajis me urdhër mbrojtjeje për 12 muaj. Viola Dodaj: Kam 8 vjet që jam e martuar me Andrea Dodaj, kam tre fëmijë, dy vajza dhe 1 djalë. Kam qenë pre…
Agjencia italiane e lajmeve “Corriere” shkruan se shkak është bërë rrahja e dy personave në avion gjatë fluturimit. Aeroplani u largua nga Tirana në orën 16:45 me destinacion Romën, por u ul në Pescara, ku dy burrat iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore. Më pas, avioni ka vazhduar udhëtimin për në Romë. Arsyet e zënkës janë ende të panjohura.
Astrit Patozi tha në Repolitix se Shqipëria nuk mund të shkojë në përplasje civile për karriget e 2- personave. “Unë besoj se këto 30 vjet kanë qenë të mjaftueshme që të mos shkojmë drejt një përplasje civile për karriget e dy -tre personave. Prandaj mendoj se do kapërcehet. Ne kemi hyrë për të fituar kudo ku marrim pjesë. Përndryshe nuk do kandidonim. ne mendojmë se Rilindja është në ditë të hallit. Aty ku ne kemi nxjerrë kandidat, mendoj se njerëzit do i përdorin kandidatët tanë si një moment shfryrjeje”, tha Patozi.
Një vit i keq në aspektin financiar ka qenë 2018 për familjen e deputetit Nard Ndoka që është edhe kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ai deklaron një depozitë në shumën 2.209.100 lekë, shtuar me 31.921 lekë për vitin 2018, shkruan tirananews.al. Po ashtu Ndoka deklaron pakësim llogarie me vlerë 849 euro, 131.832 lekë, shtim llogarie në shumën 582.768 lekë, shtim i llogarisë me shumën 50.000 lekë. Gjithashtu Nard Ndoka deklaron të ardhura neto nga paga si deputet në shumën 2.956.323 lekë, të ardhura të përfituara nga interesat e bonove të thesarit në shumën 2.106.699 lekë dhe të ardhura neto…
Janë 90 milionë çifte në botë që kanë probleme me riprodhimi. Nga këta 25 milionë persona numërohen në Evropë, që është edhe kontinenti ku verifikohet më shpesh procesi i fekondimit, me 700 mijë raste në 2017. Por indeksi i fertilitetit është një problem që prek mbarë botën, ku indeksi është në rënie të vazhdueshme. Edhe në Afrikë, ku ky numër qëndron më i larti në planet, ka pësuar rënie nga 5.1 në vitin 2005 në 4.7 në vitin 2015. Ndërsa në Italinë fqinjë shifrat flasin për problem me riprodhimin për 15% të çifteve, ndërkohë që renditet në vendin e 8…
Nga Andi BushatiEdi Rama po i nxjerr bllof përkrahësit e tij mediatikë dhe politikë që profetizonin se refuzimi i opozitës për të hyrë në zgjedhje do shënonte dhe fillimin e fundit të saj. Për një kohë të gjatë e tërë luzma e një fare, që shumohet me shpejtësi në këtë vend, ajo e antiopozitarëve, ka predikuar se mospjesmarrja e pakicës në sfidën e 30 qershorit do e bënte të vështirë rikthimin në sistem, do i mpakte dhe daraviste mbështetësit e saj, do u hiqte atyre pagat dhe favoret e pushtetit lokal, pra, në një finale afatgjatë do i shfaktorizonte dhe…
Me ndryshimin e stinëve një nga problemet kryesore që përballen shumica e njerëzve është helmimi nga ushqimet. Së fundmi një qendër e rëndësishme me bazë në SHBA ka bërë një studim për helmimin nga ushqimet duke zbuluar se ushqimi nga i cili ka më shumë shanse të helmoheni, e madje mund të humbni jetën është pula. Mund të jetë ushqimi i preferuar i shumë prej jush, por sipas studimit në fjalë 12% e helmimeve vijnë nga ajo. Për të gjithë ju që e keni në listën e ushqimeve të preferuara duhet të tregoni kujdes dhe të mos konsumoni asnjëherë pulë…