Author: tirana

Shpëtim Idrizi Kryetar i PDIU-së ishte sot në Top Talk për të folur për aktualitetin politik dhe aksionin e opozitës kur jemi vigjilje të protestës së 8 kombëtare të saj, të shtunën më 8 Qershor. Zoti Idrizi tha se dinamika politike dhe e pazakontë që po kalon vendi në të gjithë komponentët e tij, bën që opozita të fokusohet tek kjo krizë e pazakontë. Sipas tij, zemërimi i njerëzve është shumë i madh sepse kriza nuk ka ardhur nga hiçi. Kreu I PDIU-së, tha se nga pikëpamja njerëzore, të ulesh me Edi Ramën në tryezë është kompleks. Pavarësisht kësaj, ai…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar 36-vjeçarin I.D, pasi ai është bërë shkak i një aksidenti ditën e djeshme në rrugën ‘Zogu i Parë’ të Elbasanit. Sipas policisë 36-vjeçari po lëvizte me mjetin e tij tip ‘Ford’ ku më pas ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur pasagjerët e dy mjeteve ndërsa shkaktari i aksidentit I.D ka kundërshtuar edhe policinë për të bërë testin e alkoolit.

Read More

Nuk e dimë ende se kur do ta shohim moderatorin Ledion Liço sërish në ekran, sepse qysh prej mbylljes së “The Voice” vitin e kaluar, u duk se Liço hoqi dorë nga ekrani. Ndonëse thashethemnajat thanë se shkak i largimit të Ledion Liços nga Top Channel u bë një konflikt mes tij dhe Drejtorit Ben Blushi, nga ana e moderatorit nuk ka patur asnjë deklaratë. Ai thjesht u ‘zhduk’ për më shumë se një vit. Duket se Ledioni do ta fokusojë tjetërkund vëmendjen e tij, e pikërisht në Platformën Digitalb.Me rastin e 15 vjetorit të krijimit të kësaj platforme, Digitalb…

Read More

Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen. Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë. Pse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat? Sipas studiuesve, ato tregojnë një informacion që mund të jetë i nevojshëm vetëm për ne. Nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar. Duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të…

Read More

Besoni ose jo, një grua 67-vjeçare nga Britania e Madhe ka kryer marrëdhënie me më shumë se 3 mijë veta. Ajo ndër të tjera ka thënë se “është pasioni im, është gjëja më e bukur për ta kaluar kohën. Disa gra duan joga, disa duan të luajnë tenis, unë dua të shijoj kënaqësitë e trupit”, tha Mari. Ajo është e martuar dhe e dashuruar me bashkëshortin e saj. Mari shprehet se të dy janë me mendimin se në jetë duhen bërë eksperimente, por asnjëherë nuk e kanë ngatërruar dashurinë me seksin. “Nuk është e natyrshme të kemi një partner për…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Berlin, ka takuar sot zv/Kryekeshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Joachim Bertele. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i demokratëve nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se pavarësisht krizës ku ndodhet vendi, do të bëhet gjithçka për të hapur rrugën Europiane të Shqipërisë. Basha shkruan më tej se, sipas tij, është koha për të ndaluar të gjithë politikanët e lidhur me krimin, për të cilët u shpreh se janë kërcënim për perspektivën europiane të Shqipërisë. Postimi i plotë: Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga…

Read More

Për ata që nuk e dinë përbërjen marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri. Ndërsa kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë. Shumë teori flasin se marijuana mund t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të tjera e rrëzojnë. Po sidoqoftë ne po ju tregojmë efektet në trup dhe në tru më pas vendosini ju nëse ja vlen ta konsumoni apo jo. -Një nga përbërësit aktivë tetrahydrocannabinol ndërvepron me sistemin e trurit, pjesë që është primare për t’iu përgjigjur gjërave që na bëjnë…

Read More

Dy shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjeç, kanë rënë në prangat e karabinierëve në Gjenova të Italisë, pasi janë kapur me një sasi prej 3 kg kokainë. Hasanaj dhe Lika janë arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të policisë italiane me qëllim luftën kundër trafikut të drogës. Pas ndalimit të shqiptarëve në makinën e tyre tip ‘Fiat Doblo’ me të cilën po lëviznin, policia ka gjetur edhe sasinë e kokainë të ndarë në tre pako. Ndërkohë policia italiane ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Meti Likës, ku u gjet një tjetër sasi kokaine prej 50 gram…

Read More

Rreth 25 foshnje morën pjesë në kampionatin e 20 të përvitshëm në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius. Të gjithë të moshës nga 7 muajsh deri në 1 vjeç, bebet konkurruan në një trajektore të mbuluar me tapet 5 metra të gjatë, me prindërit që i prisnin dhe thërrisnin nga vija e “finish”-it, të “armatosur” me kafshë pellushi dhe biskota, telekomanda televizori apo telefona celularë. Disa garues, teksa ecnin këmbadorazi humbën terren, pavarësisht se në fillim kryesonin, pasi thjesht menduan të uleshin afër vijës së “finish”-it dhe të shikonin përreth, ndërkohë që të tjerë nuk mundën as të kalonin vijën…

Read More

Kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat pritet të kalojnë për votim në Parlament në datën 20 qershor. Të dy kontratat e koncesionit me vlerë totale 337 milionë euro duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në seancën plenare të Parlamentit. Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Tenderat për dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kaluar ku Ministria e Energjisë shpalli fitues respektivisht kompaninë “ANK” dhe atë “Gjikuria”. E…

Read More

Edi Reja duket se është i fiksuar pas skemës 3-5-2. Trajneri i Kombëtares shqiptare e ka vendosur tashmë që në debutimin kundër Islandës do të përdorë këtë variant taktik, ndoshta për t’iu përshtatur gjithnjë e më tepër kundërshtarit, që dihet për potencialin dhe agresivitetin që ka. Në stërvitjen e djeshme në Gjermani, aty ku kuqezinjtë janë të grumbulluar që prej së dielës, Reja ka bërë një test kontrolli, nga ku ka lënë të kuptohet edhe formacionin që mund të përdorë ndaj Islandës. Me Etrit Berishën të sigurt në portë, duket se në rolet e tjera do të ketë vend edhe…

Read More