Nëse mendoni se është adoleshente, e keni shumë gabim. Ajo është një 51-vjeçare, e cila ka arritur që falë punës së shumtë dhe ushtrimeve gjimanstikore, të ketë këtë arritje me fizikun. Ndonjëherë mosha mund të jetë thjesht dhe vetëm një numër. Laura Heikkla e pranon se trupi i saj duket shumë më mirë sot sesa kur ishte 30 vjeçe. Gruaja tregon më tej se në profilin e saj në Instagram ka në mënyrë të vazhdueshme kërkesa nga meshkujt, të cilët e ngacmojnë dhe e ftojnë të dalin bashkë, duke menduar se është një vajzë e re në moshë. Laura shprehet…
Author: tirana
Alergjitë më të zakonshme janë të shkaktuara nga grimca të vogla në ajrin që marrim frymë. Ndryshe nga alergjitë ndaj ushqimit ose alergjitë e lëkurës, simptomat mund të shkaktohen nga një frymëmarrje e thellë. Personat të cilët vuajnë nga alergjitë përpiqen të shmangin rrezet e forta të diellit. Mbase mund të jenë polenat. Ose mbase janë kikirikët, kafshët ose një lloj detergjenti. Lexoni 5 mënyra të cilat pakësojnë impaktin e simptomave alergjike. 1.Siguroni shtëpinë tuaj nga alergjitëPolenat janë në numër më të lartë herët në mëngjes dhe pasdite, kështu që mbani dritaret tuaj mbyllur në këto kohë. Gjithmonë pastroni me…
Prej vitesh Hueyda el Saied është larguar nga Shqipëria dhe tashmë jeton në Luksemburg, ku dhe vazhdon karrierën e saj. Që pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo është treguar mjaft e rezervuar për jetën e saj. Megjithatë ajo se fundmi pasi bëri publike lidhjen e saj të re me Tier, Hueyda ka publikuar shpeshherë foto apo video nga momentet që kalojnë së bashku. Dhe së fundmi, nëpërmjet një videoje në “Instastory”, ajo i ka shprehur publikisht dashurinë partnerit të saj. “Ja ku është dashuria e jetës time”, dëgjohet të thotë Hueyda dhe më pas e puth.
Disa studime po bëhen për të përcaktuar efektet e djathit në stres dhe ankth. Është vënë re se djathi mund të ulë sulme paniku dhe ankthi. Kjo mund per faktin se ështe e pasur me magnez. Pak djathë me siguri do t’ju ndihmojë të mbani një mendje më të relaksuar. Djathi po ashtu ka të mira edhe për funksionimin e trurit. Për aktivitetin e trurit të shëndetshëm, trupi ynë përdor yndyrnat që vijnë nga ushqimi që hamë. Duke qenë i pasur me omega 3 dhe gjashtë acide yndyrore, djathi është një mënyrë e shijshme për ta mbajtur mendjen duke punuar.
Pemët dhe perimet që kanë numër të lartë të fibrave iu bëjnë të ndjehenI më të fortë dhe jo të uritur. Dardha është një nga ato fruta te cilat ka numër të madh të fibrave. Nga kjo ju nuk do të keni nevojë për dieta, pasi do të jeni të ushqyer shëndetshëm nga këto ushqime që përmbajnë mjaftueshëm fibra. Pra nëse konsumoni dardhën ju do të humbni peshën e tepërt që keni në trup.
Në Durrës, përpara viteve ’90, dy femra njiheshin me nofkën e çuditshme “vula”. Sa herë që kalonin nëpër rrugët e qytetit, bashkëmoshatarët e tyre, i thonin njëri-tjetrit, shiko po kalon vula. Këtë nofkë ata e kishin peshqesh nga marinarët e një anije greke, të cilët i kishin damkosur vajzat në organet intime. Ngjarja ka ndodhur 48 vjet më parë, në mjediset e një anije greke, e cila ankorohej shpesh në portin e Durrësit, pasi sillte mallra importi për llogari të vendit tonë. Gjatë kësaj periudhe, marinarët grekë krijuan marrëdhënie intime me dy vajza durrsake, të cilat punonin në port në…
Një kërpudhë e rritur gjenetikisht për të prodhuar toksinë për merimangë, mund të vrasë me shpejtësi numrin e madh të mushkonjave që përhapin malarien, sugjeron një studim. Hulumtimet, të cilat u zhvilluan në Burkina Faso, treguan se popullsia e mushkonjave u zvogëlua për 99% brenda 45 ditëve. Studiuesit thonë se qëllimi i tyre është të mos zhduken insektet, por të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së malaries. Sëmundja, e cila përhapet kur mushkonjat femra pinë gjak, vret më shumë se 400,000 njerëz në vit. Në mbarë botën, çdo vit ka rreth 219 milionë raste të malaries.
Katy Perry tregon detaje të reja për propozimin për martesë që i kishte bërë Orlando Bloom që në ditën e Shën Valentinit. “Ishte Shën Valentini dhe unë duhet të punoja atë ditë. Ne e kishim lënë të takoheshim për darkë në një restorant italian ku unë doja thjesht të haja shumë pasta. Kur unë arrita e pashë atë [Orlando Bloom] që ishte veshur shumë bukur, madje nuk kishte veshur as atlete”. “Thashë me vete ‘po ndodh diçka’. Ne e bëmë porosinë derisa unë po mendoja ‘kush është ky person?’”, i ka treguar 34 vjeçarja Roman Kemp në emisionin e tij…
Opozita protestoi këtë të diel sërish përpara Kryeministrisë. Teksa kreu i opozitës po fliste në podium, fotoreporterët që ndiqnin zhvillimet nga terreni kapën këto foto. Një protestues është ngjitur në dritaret e katit të dytë të Kryesisë së Kuvendit. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije sa protestuesi quhet Urim Dashamir Shabani nga Ceruja, Mat Klos
Ambasada Amerikane ka reaguar për protestën e opozitës dhe konfrontimin me forcat e rendit, ndaj të cilëve u hodhën mjete piroteknike. Ambasada e SHBA thekson se sulmi ndaj policisë është jo demokratik dhe i papranueshëm. “Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet…
Kreu i PD, Lulzim Basha,mblodhi pranë selisë blu protestuesit duke mbyllur kështu protestën e shtatë. “Fjalen do ta kete vetem sovrani. E gjithe bota e ei qe ky eshte nje pushtet i marre nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojme pushtet te marre me dhune, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhune, kthejani sovranit ate qe i keni marre, hapini rruge zgjedhjeve te lira si e vetmja zgjidhje”, deklaroi kreu i PD.
Pas mbylljes së protestës, Partia Demokratike pritet të mbledhë strukturat e larta politike për të vendosur rreth hapave që do të ndërmarrë opozita. Burime nga PD bëjnë të ditur se Basha ka thërritur mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Kryesisë, Kryetareve të bashkive dhe grupit parlamentar në orën 22.30. Po ashtu mësohet se Lulzim Basha do të niset sot për një udhëtim drejt Gjermanisë, ku pritet të takohet me krerët e lartë të Bundestagut gjerman dhe me faktorët e rëndësishëm politik.