Author: tirana

Një person para Kuvendit është plagosur. Ai ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e gjurit. Disa protestues të tjerë janë afruar pranë tij duke i lidhur këmbën që të ndalohet gjakderdhja. Duket se dëmtimet e tij kanë ardhur për shkak të kapsollave që janë hedhur pak më parë në zonën para Kuvendit.

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmet ndaj forcave të Policisë së Shtetit. Me anë tën jë mesazhi në Twitter, Lleshaj thekson se një oficer policie është dëmtuar me mjetet shpërthyese. “Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, thekson Lleshaj.

Read More

Fytyra juaj është pika e parë e kontaktit me gjithë të tjerët. Është gjëja e parë që njerëzit vënë re tek ju, madje edhe para se të dinë diçka për ju. Është krejtësisht e kuptueshme që të dëshirosh një fytyrë të dobët dhe në një formë të mirë, transmeton Monitor. Megjithatë, shumë njerëz luftojnë me peshën dhe kjo përfshin yndyrën e fytyrës. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të kesh një fytyrë të shëndoshë, nëse kjo gjë ju pengon, më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të largoni pjesët dhjamore nga fytyra: Është krejtësisht e kuptueshme që…

Read More

Ndërsa poshtë turma thërriste “Rama ik” një protestues ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar. Ai ka hipur në ndërtesën e kryesisë së Kuvendit, është ulur këmbëkryq dhe ka ngritur dy gishtat lart duke përshëndetur protestuesit e tjerë. Por më pas gazetari Klajdi Bodlli raportoi se ai është tërhequr dhe është futur nga dritarja në zyrat e Kryesisë së Kuvendit.

Read More

Opozita ka thirrur sot protestën e shtatë kombëtare para kryeministrisë. Një ditë pasi maxhoranca nisi zyrtarisht fushatën elektorale, demokratët kërkojnë dorëheqjen e kreut të Qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale. ORE PAS ORE 20: 25 Zhvendosen protestuesit nga Kryeministria drejt Parlamentit pas thirrjes se bere nga kreu i PD, Lulzim Basha. “Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë…

Read More

Ngrënia e ushqimeve ultra të përpunuara, siç janë salsiçet, akulloret, pica e madje edhe buka, mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme në 60 për qind. pretendim është nxjerrë nga dy studime, të publikuara në revistën prestigjioze ‘British Medical Journal’, të cilat pandehin se kanë gjetur një lidhje ndërmjet ushqimeve të larta në sheqer dhe yndyrë, si dhe sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru, transmeton lajmi.net, njofton CNN. Hulumtimet treguan se ngrënia e katër porcioneve me ushqime ultra të procesuara në baza ditore rrit rrezikun e vdekshmërisë së hershme në 62 për qind. Gjetjet, nga ekipet e ndara…

Read More

Statistikat tregojnë se mbi 20% e të gjithë amerikanëve i konsumojnë më shumë se 700 kalori sheqer në ditë. Sheqeri ka efekt serioz në shëndetin e përgjithshëm, ndërkaq gjendet pothuajse në çdo ushqim që e hani, transmeton Telegrafi. Sheqer ka në jogurt, në salca të pastave, në ëmbëlsira, etj. Pêr njerëzit vendosin ta shmangin sheqerin, ata përjetojnë simptoma të ndryshme, duke përfshirë ankth, depresion, zemërim dhe luhatje disponimi. Mesatarisht një i rritur amerikan i hanë rreth 22 lugë çaji sheqer në ditë, ndërkaq një fëmijë 32 lugë çaji. Ky informacion është marrë nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Sidoqoftë, më poshtë…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha është drejtuar nga protestuesit e mbledhur para godinës së kryeministrisë duke u thënë se kjo protestë popullore është e të gjithë atyre njer4ëzve që Edi Ram i vodhi dhe i ‘dhunoi’. Ai ka deklaruar se Rama është drejt fundit dhe se sot duhej të ishte para drejtësisë për të paguar për vjedhjen e pushtetit, ndërsa shtoi pushtetin populli do ta marrë mbrapsht me çdo kusht dhe çmim. “Sot endet nëpër Shqipëri kufoma e njeriut më të urryer që nga komunizmi. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë dhe të jepte llogari për vjedhjen e pushtetit…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria Rama u ka grabitur qytetarëve 400 milion euro vetëm dy javët e fundit. Ai ka thënë se në shesh kanë ardhur mijëra njerëz të cilët sipas Vasilit do i japin përgjigjen e merituar kujtdo që do ta kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Më tej nënkryetari i LSI-së ka thënë se këta protestues marrin përpara edhe 20 Edi Rama. “Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për t’i dhënë përgjigje kujtdo që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Në dy javët e fundit, kanë…

Read More

Një automjet luksoz është djegur gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit. Mjeti është në pronësi të shtetasit Gjergji Bodurri, i njohur me i ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Policia bën me dije se mjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet të jetë vendosur për arsye personale. Vetë Bodurri, gjatë një kokunikimi me “Panorama”, tha se mjeti është në pronësi të baxhanakut të tij. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen…

Read More

E keni pyetur ndonjëherë veten përse meshkujt zhduken papritur ndonjëherë? Ju nuk mund ta kuptoni çfarë nuk shkon me ju. Nuk e dini nëse të gjithë meshkujt që takoni janë të çmendur apo problemi është tek ju. Ne do ju tregojmë arsyet përse meshkujt mërziten nga një femër. Gratë xheloze – Kontrolloni shpesh celularin, shihni çdo lëvizje të tyre dhe bëheni xheloze nëse shihni që partneri i ka sytë tek një vajzë në rrugë dhe mendoni se të gjitha shoqet apo koleget e tij janë rivalet e tua. Gratë me “depresion” – Ai nuk do të analizojë çdo gjë që…

Read More

Kinsey Wolanski është modelja, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës në finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme. Teksa hyri në fushë duke ekspozuar qartësisht format e saj të admirueshme, modelja ruse është kthyer menjëherë në një trend viral që ka pushtuar rrjetet sociale. Raportohet se në vetëm 12 orë 2.1 milionë fansa janë shtuar në llogarinë e saj, ndërsa në website-n e të dashurit të saj Vitaly Zdorovetskiy klikimet kanë qenë aq të shumta sa faqja ka pësuar një përplasje dhe aktualisht nuk është në gjendje funksionale. Por, i gjithë ky publicitet ka edhe pasojat e…

Read More