Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar, që vendos kundër interesave të tyre. Në videon e publikuar lideri i opozitës jep disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për keqqeverisjen e tanishme, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lira e të ndershme. “Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në…
Author: tirana
Një lajm të madh ka dhënë kompania e filmave “Warner Bros” sipas të cilës në filmin e ri të “Batman”, personazhin kryesor do ta ketë aktori i famshëm Robert Patinson. Robert Patinson është i njohur si vampiri i filmave të “Twilight” dhe është pretendenti kryesor për “Batmanin” e ri. Shumë prej fansave të Batman menjëherë sapo ky lajm u bë i ditur, ngritën një votim në të cilin 70% prej tyrë nuk janë dakord me zgedhjen e aktorit. Duket se ky votim ka ngritur dyshime në “Warner Bros” dhe do të duhet edhe pak kohë deri sa të vendoset se…
Skënder Gega ka pasur vërtetë një arsye shumë të fortë për largimin nga Partizani. Gjithçka ka të bëjë me shëndetin e bashkëshortes së tij. Të paktën kështu është ajo që pretendon profesori i njohur Përparim Kabo. Ky i fundit, njeri i afërt me drejtuesit e Partizanit dhe një tifoz i skuadrës së kuqe, në debat e sipër me disa tifozë të irrituar të kampionëve të Shqipërisë, ka zbuluar se bashkëshortja e Gegës vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ky është motivi. “… t’ju vijë turp. Ka gruan sëmurë dhe do nisë kimioterapinë, por ju ta nxirrni të keqen…
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë që vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, objektivin strategjik të të gjitha qeverive shqiptare të pas ‘90-ës, të të gjithë grave dhe burrave të Forcave tona të Armatosura, dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Kreu i Shtetit theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive…
Media prestigjoze The New York Times së fundmi i ka kushtuar një artikull protestave që po ndodhin në Ballkan. The The New York Times shkruan se nga Bosnja në Serbi, madje edhe në Shqipëri, qytetarët kanë marrë rrugët për të protestuar ndaj një epidemie të pakënaqësisë. Në fund të artikullit media amerikane fokusohet tek protesta në Shqipëri ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht tubimeve kryeministri Rama ka mbështetjen e BE-së dhe Amerikës deh se pushteti i tij duket i sigurt. “Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej muajsh, madje ata kanë sulmuar Parlamentin ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, Edi…
Erdona e kishte ndarë mendjen që një nga momentet më të bukura në jetën e një gjimnazisti siç është mbrëmja e maturës të mos e përjetonte si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Më 13 mars të këtij viti, vajzës nga fshati Shtiqen i Kukësit i digjet shtëpia me gjithçka kishte brenda saj. Pjestarët e familjes tashmë janë shpërndarë për të fjetur tek komshinjë apo ndonjë kushëri. Prindërve i’u është dashur të sakrifikojnë pafund për shkollimin e vajzës në kryeqytet por edhe ajo i ka nderuar me rezultatet e shkëlqyera tek shkolla “Hoteleri – Turizëm” ndër vite. Por që nga dita që Erdonës…
Sot për Kejvina Kthellën, është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlindjen.Modelja mbush plot 24-vjeçe. Bukuroshja ka marrë shumë urime jo vetëm nga fansat e saj, por dhe nga personazhe të njohur. Ku mund të veçojmë reperen e njohur Tayna dhe modelen Françeska Jaçe.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama kanë folur edhe për mundësinë e influencës ruse në rajon, duke iu referuar protestave të shumta në Beograd, Shqipëri e më tej. Kreu i NATO-s tha se Rusia ka bërë përpjekje gjithmonë për t’u përfshirë në proceset e ndryshme në BE e NATO duke lënë kryeministrin Rama të flasë për Shqipërinë. “Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë në dialog. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për t’u përfshirë në proceset tona të ndryshme dhe në vendet aleate të NATO-s. Për vendin tuaj do t’ia lija…
Këngëtarja e njohur Enxca Haxhia komentohet shumë në media së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Enca ka folur për martesën. Ajo ka treguar se e ka zgjedhur që tani se çfarë fustanesh do të veshë dhe do të jenë tre. Enca bëri të ditur se fustani i parë do të jetë vërtet madhështor dhe do ta veshë me atlete, ndërsa dy të tjerët më të thjeshtë. “I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan…
Vdekja e Hoze Antonio Rejes ishte si një rrufe në qiell të hapur për familjarët dhe për gjithë botën e futbollit. 35-vjeçari humbin jetën pas një aksidenti tragjik, ditën e djeshme, ku bashkë me të ishte një mik i ngushtë i familjes dhe nipi i tij 23-vjeçar. Ata ishin duke udhëtuar drejt Utrera të Sevijës, qytetin ku banonte Rejes, kur u përplasën në një shtyllë, e cila e ka nxjerrë makinën nga rruga. Mediat në Spanjë kanë siguruar një video, pak minuta pas aksidentit tragjik, ku duken qartë shenjat e frenimit. Në atë pjesë rruge nuk kishte pengesa dhe makina…
Në bypassin e Fierit po punohet që njëra korsi të hapet për trafikun e mjeteve në fund të qershorit, aktualisht shtresat asfaltike janë hedhur në një pjesë të këtij segmenti. 15 kilometrat e parë që janë shtruar janë nga Levani në drejtim të daljes veriore nga Fieri, ka përfunduar hedhja e betonit në të gjitha urat, ndërkohë në pjesën tjetër po punohet për ngjeshjen e trasesë dhe lidhjen me veprat e artit. 30 qershori është vendosur nga autoritetet si afati për çeljen e njërës korsi me qëllim lehtësimin e trafikut gjatë sezonit të verës. Saga e ndërtimit të Bypassit të…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot nga Tirana opozita nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se dhuna është e papranueshme. “Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë force, por dhuna nuk është e pranueshme dhe cdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike”, deklaroi Jens Stoltenberg. “Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë…