Author: tirana

Mbrëmbjen e djeshme aktori Gaz Paja i dha fund beqarisë dhe lidhi kurorë me bukuroshen Ira Seferi. Pas ceremonisë së celebrimit që u mbajt në taracën e Bashkisë, çifti i sapo shpallur burrë e grua, kishin organizuar një festë madhështore në një prej hoteleve më luksozë në Tiranë. Në dasmën e çiftit ishin të ftuar emra të njohur nga jeta artistike dhe politike.

Read More

Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, mësohet se Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do të jetë në Lezhë për fushatën elektorale ku do të prezantohet edhe kandidati i këtij qarku, Pjerin Ndreu. Këtë e ka njoftuar edhe vetë kryeministri Rama me anë të një reagimi në Twitter ndërsa thekson se në orën 18:00 do të jetë së bashku me Pjerin Ndreun në Lezhë për t’i dhënë një hov të ri fushatës. Rama gjithashtu shkruan se Lezhës dhe Shëngjinit do t’i hapet një kapitull i ri për zhvillimin turistik…

Read More

Po përgatiteshin për të vizituar një nga qytetet më të veçanta në botë, Venecia, duke lundruar në kanalet e saj karakteristikë. Por dhjetëra turistë përjetuan disa momente tmerruese kur panë një anije kroçierë që vinte drejt tyre në kalatë, duke u përplasur me tragetin e vogël turistik që i shoqëronte. Disa u hodhën në ujë nga paniku, të tjerë filluan të vrapojnë, disa rrinin në vend të paralizuar nga frika. Pamjet tregojnë momentet e ankthit, që për fat të mirë nuk pati pasoja të renda, përtej 4 të lënduarve lehtë. Sipas autoriteteve të portit, një black out i papritur…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullin prej disa ditësh në kompleksin “Tropikal” në Durrës aty ku fillimisht janë ftuar disa futbollistë dhe më pas u publikua lista zyrtare nga trajneri Edi Reja. Prej më shumë se dy javësh, kuqezinjtë kanë qëndruar në kompleksin tropikal ndërkohë që sot do të largohen. Ekipi kombëtar do të grumbullohet në Frankfurt aty ku do të nisë zyrtarisht përgatitjet anti-Islandë. Të besuarit e Edi Rejës do të kenë mundësi të stërviten në kushte më komode me një mot afërisht si ai i Islandës në mënyrë që të mos e kenë të vështirë ambientimin në vendin ishullor.…

Read More

Një tragjedi me dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur në Çair të Maqedonisë së Veriut gjatë punimeve për hapjen e një kanali i cili u shemb dhe zuri poshtë tre personat. Mësohet se viktimat janë vëllezërit shqiptarë, Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 54-vjeçar që është nxjerrë në gjendje të rëndë nga dheu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa trupat e viktimave janë nxjerrë vetëm pas disa orësh gërmimesh. Të parët që kanë tentuar të shpëtojnë dy vëllezërit ka qënë babai i tyre që po…

Read More

Shumë njerëz që i arratisen policisë, janë të lumtur që i shpëtuan prangave, por ky djalë nga Florida, jo. Ai mirë që u arratis nga policia, por më pas e telefonoi për t’u ankuar, për mungesë të ndjekjes. Një oficer po e ndiqte dhe i kërkoi të ndalonte 19-vjeçarit, Nicholas Jones gjatë një ndalese trafiku në Florida, por adoleshenti thjesht nuk donte.

Read More

Pak orë para nisjes së protestës të opozitës, Berisha thotë se dhjetëra mijëra kryengritës të revoltuar janë nisur drejt Tiranës. Në një shënim në facebook Berisha thotë se nga kjo protestë do të tmerrohet shteti. “Vershim i papare i dhjetra mijra kryengritesve te revoltuar drejt Tiranes! Tmerrohet narkoshteti! Rama Ik, Fitore!! sb”- shkruan Berisha në facebook. (TemA)

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bën thirrje që të gjithë qyetarëve që t’i bashkohen sot në protestë para kryeministrisë. “Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës! Sot është dita e qytetarëve. Prandaj të gjithë bashkë, pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar, burra apo gra, nga fshati apo nga qyteti, nga Jugu a nga Veriu, me apo pa parti, të majtë apo të…

Read More

“Luftë për pushtet në Evropë”, “Duel midis Merkelit dhe Macronit për postet kryesore evropiane”. Tituj mediatikë të tillë sigurisht synojnë të tërheqin vëmendjen. Në fund të fundit, në postet kryesore drejtuese të BE zgjidhen periodikisht përfaqësues të rinj nga shtete të ndryshme evropiane. Konkretisht është fjala për zgjedhjen e posteve kryesore politike në Evropën e Bashkuar. Ose të posteve me ndikim te politika në Evropë: për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Evropian – si të thuash të kryetarit të qeverisë së Evropës; të Presidentit të Këshillit Evropian, ku janë të përfaqësuar kryetarët e qeverive e shteteve evropiane; të Presidentit të…

Read More

Afro 1700 efektive policie do të jenë në gadishmëri në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00. E reja e kësaj protestë është që Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21;00. Ashtu siç në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të…

Read More

Një 24-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim pasi akuzohet për grabitjen e një banese në fshatin Çelhakaj në pronësi të personit me inicialet I.B. Ai mësohet se ka marrë 8500 euro dhe 480 mijë lekë. Autori është Denald Topi, ndërsa policia deklaron se është identifikuar nga pamjet filmike dhe po punohet për ta arrestuar.

Read More

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një “surprizë” nga djali i tij i vogël Zaho. Para pak çastesh ai ka publikuar dy foto në llogarinë e tij “Instagram” ku shfaqet makina me të cilën ai qarkullon në disqet e së cilës janë vendosur nga Zaho kukulla.“Ja mëngjesi i Zahos për mua sot”, shkruan Rama në Instagram.

Read More