Author: tirana

Një komision i përbërë nga tre anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme, ka shpallur 27 fituesit e parë që konkurronin për Oficerë të Policisë Gjyqësore. 27 fituesit kanë dalë në krye të listës, gjatë një konkurrimi mes 171 kandidatëve që ishin pranuar në fazën e dytë të garës, duke kryer dhe procedurën e intervistimit në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Lista e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, dhe e publikuar nga Prokuroria e Përgjithshme është e mbushur me emra të njohur, ku me sa duket ndikim të madh duhet të ketë pasur dhe ndërhyrjet dhe kunjukturat e brendshme në Prokurorinë e…

Read More

Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme, natyrisht që ishin akuzat kundrejt Nejmarit për përdhunim nga një vajzë në Francë, e cila pretendon se ylli brazilian ka shkuar i dehur në hotel dhe e ka përdhunuar. Policia franceze ka nisur hetimin ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe vetë ylli brazilian në lidhje me këtë çështje duke publikuar gjithçka. Nëpërmjet një videoje të gjatë ku vetë Nejmar ka folur duke mohuar akuzat e ngritura karshi tij. Sakaq, ai ka bërë publike të gjitha mesazhet që ka me ‘viktimën’ në “whatsapp” duke publikuar njëkohësisht të gjitha fotot dhe…

Read More

Pak ditë pas zgjedhjeve europiane është mirë që dikush hedh vështrimin mbi Bashkimin Europian nga jashtë. Europa merret kryesisht me veten e saj, pasi partitë e Qendrës e humbën peshën në Parlamentin Europian dhe populistët e djathtë dhe nacionalistët, morën më shumë vota në disa vende. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Gueterres, paralajmëroi në fjalimin e mbajtur gjatë marrjes së Çmimit “Karl” në Aachen të Gjermanisë, për shtimin e politikës së urrejtjes dhe përçarjes në Europë, por njëkohësisht kujtoi shancet e Bashkimit Europian. Europa, thotë mesazhi i guximshëm i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, po bëhet më e rëndësishme…

Read More

Shumë herë psikanalistët arrijnë të përcaktojnë karakterin dhe personalitetin e pacientëve të tyre përmes imazheve. Zgjedhja juaj do tregojë shumë për veten. 1.Me temperament dhe metodik Përcaktohesh si njeri me ideale të qarta, përgjegjshmëri, zell dhe metodikë. Përgjithësisht jeton me modesti kur vjen puna për të bërë Pazar apo për të përdorur kohën tënde, sepse nuk të pëlqen të çosh asgjë dëm. Të pëlqen të projektosh një imazh thjeshtësie dhe të orientuar tek rezultati. Ka mundësi që të jesh shumë i ngutshëm me veten dhe njerëzit që ke në jetën tënde. Për ty është e vështirë të relaksohesh dhe në…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”. Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Në datën 02.06.2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”. Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën…

Read More

Viti i parë te Juventus dhe Kristiano Ronaldo ndoshta nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Portugezi edhe pse ishte lojtari me më shumë gola në këtë sezon për bardhezinjtë, sërish nuk ia doli t’i udhëhiqte ‘Zonjën e Vjetër’ në një rrugëtim më të gjatë në Champions League, duke u mjaftuar vetëm më kampionatin dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, CR7 nuk arriti të fitonte as çmimin e golashënuesit më të mirë në Serie A, teksa u mposht në atë garë nga Fabio Kualjarela. Ndërkaq, pas eliminimit nga Champions u përfol se Ronaldo mund të largohej pas vetëm një sezoni nga…

Read More

Duket se fituesit nga Shqipëria të Lotarisë Amerikane këtë vit po hasin në probleme me paraqitjen e dokumenteve për intervistë, sepse ambasada e SHBA vazhdon të japë sqarime për çështjen e arsimit të tyre që i kualifikon ose jo në procedurat në vijim. Sot ambasada njofton në Fb: “Lotaria Amerikane 2020? Kontrolloni këtu se cili arsim kualifikohet për Lotarinë”.

Read More

Kur të gjithë e kishin mëndjen tek finalja e Champions League, një tifoze ruse ka ndërprerë gjithçka. Modelja Kinsey Wolanski hyri në fushë gjysëm nudo, duke detyruar arbitrin që të ndërpresë ndeshjen për pak. Fotot e saj kanë bërë xhirron e rrjetit, për shkak sa ka hyrë gjysëm nudo në stadium. Hiret e saj e bënë që në pak minuta, profili i 22-vjeçares në Instagram të rritej me shifra të frikshme, teksa nga 300 mijë ndjekës që numëronte para këtij episodi, tashmë i ka kaluar 1.8 milionë, dhe rritet minutë pas minute me ritme të mëdha. Kinsey prej 8 vitesh,…

Read More

Emergjencat Civile njoftojnë se 230 banorë në Korçë, pjesë më e madhe në fshatin Floq e kanë kaluar natën jashtë në çadrat që u ngritën nga Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje, ndërsa lëkundjet ende vijojnë. “Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafëzes. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti” njoftojnë Emergjencat Civile. Përpos ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë, ato…

Read More

Një vajzë 14-vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme duke u vetëhelmuar. Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Rrashbull, Durrës, vajza me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë. Edhe pse është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë, për fat të keq ajo nuk ia ka dalë duke humbur jetën. / tirananews.al

Read More

Kandidati për kryetar për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj tha se në përditshmëri merret me ndërmjetësim martesash kundrejt pagesës. I ftuar në emisionin Xing me Ermalin, kandidati për kryetar nga Partia për Emigracionin, tha se ka pasur raste që ka marrë 2 milionë lekë për një ndërmjetësim. Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës. Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni? Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit. Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet? Hazbi Kasaj: Vjen mashkulli bën kërkesën, por më ka rastisur që ka pasur edhe femra që…

Read More

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi që nga viti 2017 rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje dhe lëndë narkotike. Personi i arrestuar, A.P ishte dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg, nga Gjykata e Beratit pasi ishte shpallur fajtor në qershor të vitit 2017, për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i A.P ka ardhur në bazë të informacioneve të marra nga policia ku më 46-vjeçari u lokalizua dhe u kap nga autoritetet.

Read More