Author: tirana

Një ngjarje aspak normale ajo që ka ndodhur në Dallas të SHBA, ku një nënë i ka lyer fytyrën me alkool vajzës së saj 5-vjeç dhe më pas e ka vënë atë në zjarr. Nëna 20-vjeçare, Dalia Jimenez është gjobitur me 20 mijë dollarë ndërsa është lënë e lirë. Sipas “Daliy mail”, policia kishte shkuar në shtëpinë e 20-vjeçares pasi kishte marrë njoftimin se një fëmijë ishte djegur dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. E reja, fillimisht, i justifikoi djegiet e vogëlushes si pasojë e një aksidenti me një qiri, por pasi policia nuk po gjente përputhje në deklaratën e…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së re, ka komentuar çeljen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste. Basha tha se “të pandehurit u mblodhën në një palestër si në furrik”. Kreu i opozitës shtoi më tej se nuk mjafton të ndalet e keqja, por “duhet shkulur me rrënjë”. Duke u ndalur tek protesta e ditës së dielës, ndërsa u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë, Basha tha se ajo do të hy në histori si ‘bashkimi i zemrave kundër tiranisë”. “Sot një ditë para 2 qershorit, jam i sigurt që…

Read More

Sali BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku sipas tij në qytetin e Elbasanit është hapur ajo që ai e quan “fushata e blerjes së votës”. Berisha shkruan se nën mbikëqyrjen e policisë po fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendrat arsimore me moton “ushqim për votë”. Nen mbikëqyrjen e policisë fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nen moton “ushqim për votë”. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Pershendetje dr! SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e…

Read More

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit. Ky është lajmi i bujshëm që vjen këtë 1 qershor. Siç raporton “Supersport”, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë në shtëpinë e kuqe titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë. Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.

Read More

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga mandati i deputetit, nga Budapesti ku është strehuar. Gjykata Penale e ka dënuar Gruevskin me 2 vite burg në mungesë për blerjen e një Mercedesi luksoz i cili kushtonte më tepër se gjysmë milioni euro. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gruevski shprehet se ka dhënë dorëheqjen pa pritur vendimin e Presidentit, ndërsa falenderon deputetët e partisë së tij VMRO-DPMNE të cilët sipas tij nuk u janë nënshtruar presioneve. ‘Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht…

Read More

Partia opozitare, Bindja Demokratike ka zgjedhur datën 1 qershor, ashtu si Partia Socialiste, për të prezantuar kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Partia e drejtuar nga Astrit Patozi i ka prezantuar kandidatët e saj që garojnë në këto zgjedhje me anë të një video që është publikuar në faqen zyrtarë të Bindjes Demokratike në internet.

Read More

Ilda Bejleri është një nga moderatoret e ekranit të ‘Digitalb’, e cila për vite më radhë ka drejtuar emisione të ndryshme sportive. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho, ku ndër të tjera ka folur dhe për pushimet dhe kohën e lirë të saj. E kuruar deri në detaje dhe shumë tërheqëse, Bejleri është shfaqur përherë shumë bukur dhe është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e saj. Kjo përkujdesje e madhe shpjegon dhe angazhimin më të fundit me të cilin moderatorja dëshiron të merret. Gjatë intervistës, Ilda ka zbuluar se shumë shpejt…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas çeljes së fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit nga Partia Socialiste duke deklaruar se pushteti ka rënë dhe se nuk tërhiqet asnjë hap pas nga misioni sipas tij, për të çliruar Shqipërinë. Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit sipas tij faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej. “Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar: Kur i dha pushtet kriminelëve! Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues! Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash! Kur Shqipëria u…

Read More

Në ditën  dedikuar fëmijëve shumë personazhe publikë kanë zgjedhur ta urojnë pranë të vegjëlve, për të cilët janë kujdesur të dhurojnë shumë të qeshura sot. Armina Mevlani ka zgjedhur ta urojë këtë ditë me anë të një fotoje të hershme të saj, ku dallohet se është në moshë shumë të vogël, në periudhën kur ruante postera të personazheve nga ‘Hollyëood’ në bllokun e saj. “Gëzuar 1 Qershorin”,- ka shkruar Mevlani krah postimit të saj në ‘Instastory’. Siç duket bukuroshja është kthyer shumë pas në kohë ditën e sotme dhe ka rikujtuar dhe njëherë ndjesitë e veçanta që i ka dhuruar…

Read More

“Trofeun” për shtetin më të lumtur për këtë vit e merr Finlanda. Jo vetëm që ka një kryeqytet të pasur me krijime gastronomike, festën spektakolare të Dritave të Veriut dhe shtëpinë e Santa Clausit, por për të dytin vit shpallet si shteti më i lumtur në botë. Sipas raportit të Lumturisë Botërore, në vend të dytë renditet Danimarka dhe më pas ndiqet nga Norvegjia, Islanda dhe Hollanda. Shtetet më të lumtura në botë 1. Finlanda 2. Danimarka 3. Norvegjia 4. Islanda 5. Hollanda 6. Zvicra 7. Suedia 8. Zelanda e Re 9. Kanadaja 10. Australia Shtetet më pak të lumtura…

Read More

Sapo ka përfunduar ceremoninë e celebrimit me partneren e tij Irën, aktori ka ndjekur veliajn dhe kanë shkuar drejt e në çeljen e fushtaës. Veliaj i dha fjalën Gazit, i cili deklaroi se ndodhet aty pasi do të hyjë në histori. ‘Nuk do zgjatem shumë, thjesht e di që këto çunat dhe gocat këtu do hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë’, tha aktori.

Read More

Kryeministri Rama ka shpjeguar pse është kaq i vendosur në rrugën e tij, e cila nuk është kurrsesi beteje për përfitime dhe karrierë personale, por passion për të shkruar historinë e vendit. “Për mua kjo detyrë është mision, është pasion, është bindje atdhetare jo karrierë politike. Është një sfidë me historinë dhe mund ta fitojë jo se jam ky që jam, por se kam ju dhe të gjithë Partinë Socialiste. Le të thonë të sa të duan, le të lehin sa të duan, kjo është e vetmja parti që nuk ka tradhëtuar asnjëherë interesin kombëtar. Mbetet forca me e madhe,…

Read More