Author: tirana

Gjatë çeljes së fushatës elektorale, kandidati i PS për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri deklaroi se tashmë ka ardhur koha që Shkodra të drejtohet nga PS. Ai deklaroi se koha e Voltanës ka mbaruar. “Bashkia e Shkodrës do drejtohet nga PS. Thotë Voltana që nuk më mbështet kryeministri, por si të të mbështesë kur t’i vjen me molotovë në Tiranë. Koha e tyre perëndoi. Bashkia e Shkodrës është në një moment historik”, u shpreh Pjetri.

Read More

Kryeministri Rama në fjalën e tij është ndalur gjatë tek vendimi i partisë demokratike për të mos hyrë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Duke bërë përgjegjës për këtë situatë paraardhësin e tij Sali Berisha, kryeministri tha se “Një plak i marrë kujton se na bën dot shantazh me zjarr dhe atë pinokun e vogël që ka sot në krye të partisë së tij”. Kjo është një betejë që i jep fund përqeshjeve cinike të asaj partie. I japim fund diktatit të urrejtjes dhe mllefit ndaj qytetarëve. Kundërshtari është fantazma e të shkuarës që po jep shpirt, por nuk po…

Read More

Aktori i njohuri humorit, Gaz Paja, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij në martesë, ditën e sotme. Në tarracën e bashkisë së Tiranës, çifti ka zgjedhur ti thotë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë, në një ceremoni ku ka qenë Erion Veliaj, ai i cili ka celebruar çiftin. Natën e sotme pritet të mbahet dhe dasma e madhe e cila do të bëjë bashkë të gjithë familjarët dhe njerëzit e dashur të dyshes, për të festuar këtë moment special në jetën e tyre.Gaz Paja është një aktor shumë i dashur për publikun, por edhe mjaft aktiv. Kohë më parë…

Read More

Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme. Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit.…

Read More

Erion Veliaj i cili rikandidon për bashkinë e Tiranës u shpreh se vendi nuk do të lejohet që të kthehet në 1997, prandaj do të zhvillohen zgjedhjet. “Kjo është Tirana jonë. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo është fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje për të gjithë miqtë nga Shkodra, Kukësit, Elbasanit dhe të gjitha qarqeve të tjera. Sot është 1 Qershori, PS-ja ka menduar për gjeneratën e ardhshme dhe jo zgjedhjet e ardhshme, gjithmonë. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe fëmijët. Para katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora,…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke folur në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit është ndalur tek vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në votime. Rama ka thënë se këto zgjedhje sdo ishin dmokratike vetëm nëse opozita do të pengohej të merrte pjesë në zgjedhje, por ata kanë zgjedhur vetë të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve. “Opozita vendosi vetë të mos bëhet pjesë e zgjedhjeve. Kanë frikë nga zgjedhjet,,,ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend shtet”, tha Rama. Kryeministri përsëriti sërish lajmërimin për të gjithë ata që prishin zgjedhjet për të cilat tha…

Read More

Pas gjashtë tërmeteve që goditën Korçën mëngjesin e sotëm, të tjera lëkundje janë ndjerë sërish në qytet. Për momentin nuk dihet ende se sa e fortë ishte goditja dhe dëmet që ka shkaktuar, ndërsa dridhjet e tërmetit kanë rritur frikën mes qytetarëve.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka folur për modelin e suksesit të PS-së në qeverisjen vendore, teksa tha se maxhoranca do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur edhe bashkitë që drejtoheshin nga e djathta. “Ne kemi qeverisur me suksese në 35 bashkitë e vendit, në 30 qershor do të marrim përgjegjësinë për të qeverisur edhe ato bashki që nuk kishin mundësinë të kishin modelin tonë qeverisës. Dhe kudo që ne nuk kishim mundësi të ofronim modelin tonë qeverisës. Ky 1 Qershor i gjen shqiptarët me një lajm…

Read More

Prej disa vitesh ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shkpëutur nga politika, për t’iu përkushtuar fondacionit të bamirësisë në emër të saj. Jahjaga është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpalos aktiviktetin e saj të përditshëm. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme me anë të një deklarate, mirëpo nga nxitimi ka bërë një gafë. Ish-presidentja e Kosovës ka harruar të heqë pjesën ku thotë ‘Përshkrim për nesër’ dhe e ka publikuar deklaratën të gatshme, por vetëm pak më vonë Jahjaga e ka korrigjuar atë.

Read More

Një nga zërat më të spikatur të muzikës shqiptare, Anxhela Peristeri ka shprehur hapur shprehur hapur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit hapës të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit në Parkun Olimpik, këngëtarja e njohur theksoi se më 30 qershor do të votojë Erion Veliaj për punën e bërë në këto katër vite, lagjet e pastra të Tiranës me ndriçim, një qytet i lulëzuar, i gjelbëruar, ku të gjithë do të mund të rrisin fëmijët. “Unë personalisht vrapoj çdo ditë dhe mund të them që Tirana…

Read More

Tirana nuk do të marrë pjesë në Europë për sezonin 2019-2020 edhe nëse fiton Kupën e Shqipërisë. Klubi bardheblu nuk e kaloi fazën e parë të licensimit dhe apeloi vendim, por sërish ka marrë përgjigje negative për shkak të borxheve të pashlyera. Burimi që nuk kërkon të identifikohet nga institucioni që drejton futbollin në vend bën me dije për Rtv ORA, se Tirana nuk ka përmbushur kriterin financiar dhe për këtë arsye nuk është lincesuar. Presidenti i Tiranës, Refik Halili deklaroi se ka shlyer pjesën më të madhe të borxheve dhe ishte optimist se do të lincesoheshin, por doli blof.…

Read More

Pas lëkundjeve të tëmetit që goditën juglindjen e Shqipërisë, me rajonin e Korçës të prekur më rëndë, ka reaguar përmes disa mesazheve në Tëitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar”, shkruan Basha. Për këtë situatë të jashtëzakonshme, ai kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme…

Read More