Sfilata e “Geraldina Sposa” bëri bashkë edhe këtë vit shumë personazhe të njohur të jetës publike, artit e showbizit shqiptarë. Mbi 1000 të ftuar u panë të pranishëm në ambientet e jashtme të Hotel Rogner në kryqytetet, ndërsa në pasarelë parakaluan vajza të njohura të ekranit si Adrola Dushi, Venera Lumani, Jona Spahiu, Dojna Mema, Viola Spiro, Vilma Masha, Vangjeli Telo etj. Më poshtë po ju sjellim fotot e disa të pranishmëve, të bëra nga revista Bordo.
Author: tirana
Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës. Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në…
Ambasada Amerikane në Tirane uron gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Në urimin e postuar në faqen e rrjetit social “Facebook”, ambasada e SHBA në vendin tonë, ka zgjedhur vargjet e poetit Naim Frashëri, bashkë me mesazhin e fortë që përcjell. “Me këto vargje të mrekullueshme nga poeti shqiptar Naim Frashëri, duam t’ju urojmë të gjithë fëmijëve në Shqipëri “Gëzuar 1 Qershorin!”, uron ambasada.
Ky 1 qershor vjen ndryshe në Tiranë. Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të shndërruar në një arenë argëtimi. Një mini-fermë e improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndyshme, dhe lepurushë të vegjël, ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve që i janë bashkuar festimeve për 1 Qershorin. Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon. Një tjetër aktivitet mjaft tërheqës këtë 1…
Një bandë në El Salvador që detyronte vajzat e reja të martohen me burra nëpër qytete për t’i vrarë ata në mënyrë që të përfitonin sigurimet e jetës, është goditur nga autoritetet vendase. Shtatë gangsterë janë dënuar, ndërsa raste të tjera pritet të dalin në dritë. Prokurori i shtetit Violeta Olivares, kreu i njësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në El Salvador, tha se bindja e martesës së detyruar ishte e para e këtij lloji në vend dhe në Amerikën Qendrore. “Ky është një mesazh i qartë për trafikantët. Kjo tregon se ne kemi një legjislacion të posaçëm që dënon…
Në thelb, ka ndryshuar vetëm fasada. Asgjë më shumë. Nga viti 1973, kur zbulojmë se shumica e martesave bëheshin me qëllime interesash, të tipit të transferohem në Tiranë pa nami u bëftë, kuptojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në realitetin e sotëm. Vërtet, qëllimi i dikurshëm nuk ishte i të gjithëve Tirana, mjaftonte edhe që gratë të largoheshin nga zonat malore për në ato fushore dhe këtë gjë mund ta realizonin vetëm përmes martesës. Po sot? Mund të jetë sofistikuar pak, janë shtuar natyrisht makinat mijëra euro, udhëtimet e llogaritë bankare, por qëllimi ngelet po ai. Martesa është zgjidhja, edhe…
Në ditët e sotme duke krijuar një kryevepër që është një pamje e një realiteti paralel me ndihmën e Photoshop është aq e lehtë sa ABC. Shihni fotot për më shumë…
Flodian Serjani, Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, janë 4 shqiptarët që kanë trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali. Kreu i grupit është Flodjan Serjani, i cili nga mediat italiane cilësohet si një “kokë e madhe” e trafikut të drogës në linjën Shqipëri-Itali. Flodian Serjani rezulton një emër i panjohur në Shqipëri, por në Itali cilësohet si një person i rrezikshëm.Flodian Serjani nuk ka precedentë në Shqipëri dhe dyshohet se e drejtonte trafikun e drogës nga Vlora, por shkonte edhe në Itali. “Flodian Serjani, një trafikant droge me lidhje të forta në Toskana dhe që udhëtonte…
Gjatë muajit të Ramazanit Kiti Shabanaj, shkëputet për pak kohë nga puna në Kryeministri, për të falur namazin në Xhaminë më të afërt. Nuk vjen nga një familje praktikante myslimane dhe vendimi për t`u mbuluar me shami i gjeti të papërgatitur të afërmit e saj. “Lidhja ime me fenë islame nuk është ndikuar as nga lidhet familjare dhe as nga lidhjet shoqërore. Unë kam filluar vetë të lexoj në lidhje me islamin”, tha Kiti Shabanaj. Agjëron prej gati nëntë vitesh. Besimi në islam thotë se e ka ndryshuar jo vetëm shpirtërisht, por edhe në marrëdhënie me të tjerët. “Mund të…
Ndër vite, drejtësia është treguar bujare me Gjergji Cukalin. Kështu, në vitin 2012, gjykimi i shkurtuar i uli në 1 vit e 4 muaj dënimin me 2 vjet burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Pesë vjet më vonë, në korrik 2017, falë gjyqit të shkurtuar, u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, si pjesëtar i një grupi të angazhuar në shpërndarjen e drogave të forta në kryeqytet. Cukali e priti këtë vendim në liri. Dy muaj para shpalljes së tij Gjykata e Lartë ia kishte zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg”…
Kryeministri Edi Rama nga darka e Iftarit i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha. ” Në sofrën e Kuranit ka vend edhe për hiporktitët, qëi shenjti Kuran thotë se janë gënjeshtarë. Për të përligjur forcën hipokirtët përpiqen ta transformojnë. në Kuran vazhdon të lexojnë, e marrin zotin si dëshmitarë për sherret e tyre. Në mundshin shkretojnë tokat dhe çdo tjetër. Vjen gjithmonë një kohë kur e mira dhe e keqja përplasen. E mira duhet e dobët, e keqja e fortë. Por në përplasjen mes tyre më shpesh triumfon e para. Kurani është udhërrëfyes shumë bujar. Dhe ndihmon këdo. I…
Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë dosjet për 4 kryetarë bashkish, të kapur në shkelje me formularin e dekriminalizimit. Në kulmin e konfliktit politik për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, autoritet holandeze dorëzojnë pranë organit qendror të akuzës, dosjet me vendime penale për katër kryetarë bashkie në vend. Mësohet se disa prej tyre janë listuar në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një mandat 4-vjeçar. Konfirmohet zyrtarisht që dosjet për katër kryebashkiakët i janë dorëzuar prokurores së përgjithshme. Emrat e tyre nuk bëhen publikë, ndërsa pritet që të kryhet ballafaqimi me formularët e dekriminalizimit të plotësuar prej tyre. Këto…