Fansat e tij e panë atë si një hero që luftonte krimin, duke ekspozuar vrasjet brutale në emisionin e tij në Brazil, “Canal Livre”. Por prezantuesi i njohur, Wallace Souz, ishte ai që urdhëronte fshehurazi vrasjet, në mënyrë që ekipi i tij të filmonte kufomat dhe të rriste shikueshmërinë e shfaqjes. Sipas “The sun”, ai kishte lidhje më trafikantët e drogës, të cilët i urdhëronte të kryenin vrasjet, ndërsa pretendonin se i zgjidhnin krimet në shfaqjen javore. Emisioni i tij mbulonte vrasje të tmerrshme, me kamerat e tyre, ët cilat shpesh herë ishin në vendngjarje më shpejt se sa policia.…
Author: tirana
Luana Vjollca është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Përveçse shumë e suksesshme në moderim, Luana po rezulton shumë e suksesshme edhe në muzikë. Prej disa vitesh ajo është bërë pjesë e industrisë muzikore dhe ka publikuar këngë të ndryshme, të cilat janë kthyer në hite. I ftuar në emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan, producenti muzikor Bini Nebihu, i cili ka punuar disa nga këngët më të suksesshme të Luanës, tregoi se përgjatë muajve të verës do të kemi edhe tre publikime të tjera nga ajo. Pas kesaj deklarate mund të themi se Luana nuk…
Parfumi Chanel No 5 , i cili u krijua në vitin 1921 për Coco Chanel nga Ernest Bo, shitet në botë çdo 55 sekonda. Por a jeni kuriozë të dini se sa lule përdoren për të përftuar aromën unike që e karakterizon këtë parfum? Plot 400 kilogramë trëndafila, thënë ndryshe; për një kuti të vogël duhen më shumë se 3 ton trëndafila, që nuk janë aspak të zakonshëm. Ata çelin vetëm në muajin maj, në qytetin Grasse të Francës. Përgjatë tre javëve, mbledhësit punojnë çdo mëngjes për të mbushur përparëset me lulet e sapoçela. Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset…
Ditën e nesërme ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të hapet zyrtarisht fushata në Parkun Olimpik në Tiranë ku do të prezantohen kandidatët për 60 bashkitë ku PS ka përfaqësuesit e saj. Ndër kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit Armando Subashi ndërkohë që do të vijojë me atë të Beratit, Ervin Demo, Durrësit, Valbona Sako dhe Shkodrës Valdrin Pjetri. Në orën 16:00 do të nisë mbledhja e të ftuarve ndërkohë që do kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandat të dytë në…
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Shqipëri kanë dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ku një ditë më parë tha gjatë një takimi me shefin e delegacionit të BE-së, Sem Fabrizi, se është e shqetësuar nga situata në Kosovë “meqë kemi të bëjmë me njerëz nga mali”. Elvis Hoxha thekson se kryeministrja serbe, nuk tha asgjë të re apo ndryshe nga edukimi i saj i natyrshëm, që ajo e ka marrë në familje, në popull, në shoqëri, në institucionet e shtetit të vet, dhe sidomos prej akademisë serbe të shkencave që si temë kryesore të punës së saj ka…
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin ‘Nd’rrimi i Natës’ me moderatorin Alaudin Hamiti, ku ka folur për jetën e saj private dhe karrierën. E pyetur nëse është një lidhje, Hajati e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është ‘single’, ndërsa për dashurinë shtoi se e konsideron më shumë si një luks se sa një nevojë. “Dashuria për mendimin tim është luks. Një njeri që të bën ditën më të bukur. Nëse dashuria është nevojë që të t’i mbushë boshllëqet, ti ke komplekse me veten”,- u shpreh këngëtarja. Ndër të tjera…
Blendi Fevziu është një nga gazetarët më me eksperiencë në televizionet shqiptare. Ai qëndron i pari edhe për sa i përket pasurisë. Përpos vilës, qindra mijëra euro, apo apartamenteve të shumta në zona të Tiranës, Blendi duket se përdor edhe një makinë tepër luksoze. Fevziu nget një Audi A 8 L e vitit 2015, me të cilën shihet shpesh duke postuar video, edhe pse mundohet të fshehë disi markën. Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet, të del para çmimi i kripur i një automjeti të tillë. Modeli i Fevziut më ekzaktësisht ka një çmim prej 50 mijë dollarësh.…
Ajo është një showgirl që tërheq gjithmonë vëmendjen e medias me çdo gjë që bën. E kemi parë në shumë dimensione, si moderatore, aktore, madje edhe si këngëtare. Bëhet fjalë pikërisht për Klea Hutën. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth lajmit që u përhap me shpejtësi në mediat rozë, se ajo dhe i fejuari i saj, këngëtari Elgit Doda, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Të gjithë i futi në dyshim një postim i Elgitit në profilin e tij në Instagram, ku përmes një fotoje ku shfaqej bashkë…
Fifi ka paralajmëruar prej ditësh publikimin e një projekti të ri muzikor. Këtë herë, ajo ka vendosur të risjellë një version më modern të këngës folk ‘Oj Zogo’ që është kënduar nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Sigurisht me shumë ndryshime dhe futje të ritmeve reggaton dhe pak rep që e kanë bërë edhe më të veçantë si projekt. Më e bukura e klipit është fakti që xhirimet janë realizuar në qendër të Tiranës dhe në video janë përfshirë shumë njerëz të thjeshtë dhe fansa të këngëtares që kanë pasur fatin të kalojnë aty gjatë asaj kohe. Fifi…
Imazhe të reja mjekësore zbulojnë se rrjetet nervore të foshnjave të parakohshme zhvillohen shumë më mirë kur foshnjat dëgjojnë muzikë të projektuar posaçërisht për ta. Falë përparimeve të mrekullueshme mjekësore, foshnjat e parakohshme kanë një shans më të mirë për mbijetesë. Por edhe me këtë teknologji të përparuar, ata janë ende në rrezik të çrregullimeve neuropsikologjike. Meqë deficitet nervore të foshnjave të parakohshme janë kryesisht për shkak të stimujve të papritur dhe stresues dhe mungesës së stimujve të përshtatur për gjendjen e tyre, hulumtuesit e Gjenevës donin të shtonin stimuj të këndshëm dhe të strukturuar në mjediset e tyre. “Dëshirojmë…
Zv.ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, është shprehur se projekt-rezoluta e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë ka qenë më shumë për konsum të brendshëm politik për shkak të zgjedhjeve europiane. Ndërkohë qeveria hollandeze ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, për rikthimin e vizave për shqiptarët. Me këtë veprim qeveria holandeze dëshmon se e ka seriozisht projekt-rezolutën e miratuar dhe mbi të gjitha që nuk e ka përdorur rikthimin e vizave për shqiptarët si populizëm dhe për konsum të brtendshëm politik. Qeveria holandeze e bëri dorëzimin e projekt-rezolutës në…
Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji për 6 orë, ditën e nesërme. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike nga ora 09:00-15:00, janë punimet që do të kryhen në disa kabina. OSHEE njofton se ndërprerje të energjisë do të ketë në rrugën ”Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.