Komisioni i Disiplinës në FSHF, publikoi ditën e sotme vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas për ndeshjet e luajtura së fundmi. Bie në sy se nga Superiorja nuk ka dënime, por vetëm tek moshat dhe kategorinë inferiore. Më poshtë, vendimet e plota. VENDIMET 1.KF “Luzi 2008”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e përdorur shprehje fyese, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë). Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%. KF “Shkumbini”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke…
Author: tirana
Me siguri e keni pyetur veten se ç’kuptim ka “i” tek iPhone. Shumë prej nësh kanë menduar se ka kuptimin “telefoni im”, por ja që Steve Jobs ka pasur qëllim tjetër. Në vitin 1998 , kur u lançua kompjuteri iMac, Jobs tha se kompania ka për qëllim të ofrojë një pajisje që i lidh njerëzit me internet, kështu që “i” ka pasur qëllimin të tregojë se nga ky kompjuter njerëzit mund të lidhen me internet. Jobs ishte më largpamës se kaq, “i” ka dhe kuptime të tjera të fshehura, siç janë “individual”, “instruct-udhëzim”, “inform-informim” dhe “inspire-inspirim”.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kush ka kaluar një gjendje debulese fizike, gjatë fundjavës do të ketë përmirësim. Do të ketë rizgjim ndjenjash dhe emocionesh pozitive për dashurinë. Po ashtu periudhë mjaft interesante parashikohet edhe për sferën profesionale, ndaj nuk duhet të izoloheni. Duhet të braktisni gjërat që nuk kanë më vlerë, pasi ka ardhur koha për t’ia nisur nga e para. Demi Kush ka një projekt nuk duhet të heqë dorë, pavarësisht se yjet nuk janë shumë të favorshëm.…
Nga Artur Zheji Kush nuk e ka kuptuar duhet ta kuptojë. Përpara Km-së, qëndrojnë dy rrugë krejt përjashtuese nga njera tjetra. Ajo e pushtetit absolut, që e miklon dhe e përkëdhel pafundësisht dhe rruga e ikjes absolute nga pushteti dhe nga pushteti mbi Partinë Socialiste që e ka vënë “poshtë”, ditë pas dite që nga viti 2006. Rrugë të Tretë, me sa duket nuk ka, tenderat e fundit që po përfliten, tendera shumëmilionëshe rrugësh të arta dhe shumë të mbivlerësuara, flasin qartë. Atij i duhet një mbështetje shumë e madhe mediatike, që të bëjë të zezën të bardhë, që të…
Këngëtari i njohur, Blero ka bërë të ditur tashmë se në muajin shtator do të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij prej disa vitesh, Afrona Dika. Dyshja ka publikuar herë pas here në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, detaje të ndryshme nga ceremonia që pritet të zhvillohet pas muajve të nxehtë të verës, duke nxitur kështu edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve. Së fundmi ‘Prive’ ka zbuluar se dasma do të mbahet në një nga hotelet më luksoze në Shqipëri, ndërkohë që çifti është kujdesur të akomodojë për një natë të tërë 600 persona të cilët do të…
Këto janë ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, por e sotmja dallohet nga ditët e netët e tjera pasi është nata e madhe ‘Nata e Kadrit’. Kjo është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Këtë e shpjegon edhe Kur’ani kur thotë: Në të zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Kjo do të thotë se këtë natë përcaktohet kaderi i të gjitha krijesave për vitin që vjen, siç janë: kush do të lindë…
Në kuadër të muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka organizuar Natën e Kadrit. Rama ka ftuar përfaqësues të besimit myslimanë dhe të gjithë kabinetin qeveritarë të jenë të pranishëm në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave. Ajo çfarë vihet re është se kryeministrin e shoqëron bashkëshortja e tij, Linda, e cila i qendron në krah.
Moderatorja Orinda Huta është ndër femrat më të pëlqyera dhe më të ndjekura si në televizion ashtu edhe në rrjetet sociale. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto, por një ndjekës e ka kritikuar se bërtet kur dikush fiton makinën te ‘Porta e fatit’. ‘Mos bertit aq shum e hapiii se na trrem gjyshen kur dremit naj cik tu tpa ty’, i shkruan ndjekësi. ‘Qyqa mi non thot sa gzohet sikur do e mori vet’, vazhdon ai, ndërsa Orinda i ka dhënë të drejtë. ‘Te drejte ka.. ashtu me duket, sikur e fitoj une. Vec kur perfundon kuptoj qe…
Ministri për Europën i Gjermanisë, Michael Roth, ka ritheksuar për mediat gjermane se Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen a bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor.“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”. Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij…
Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë bërë publike një skemë mashtrimi, se si margarina në treg shitet për gjalp. Skema e mashtrimit fillon nga importuesi. Ky i fundit importon produktin nga Ukraina me mangësi në dokumentacionin shoqërues si certifikatë sigurie ligjërisht të pavlefshme. Më pas në doganë produkti kalohet si yndyrë bimore pa cilësuar nëse është vaj palme apo soje dhe cdoganohet si margarinë. Me pas importuesi e ambalazhon yndyrën bimore në pako të vogla duke e prezantuar në etiketë si gjalp, me origjinë nga Gjermani. Mashtrimi shkon edhe më tej duke ndryshuar datën e skadencës. Një…
Aktori i humorit Rezart Veleshnja vijon t’i kërkojë Ermal Mamaqit paratë për rolin e tij si faturino në filmin “2 Gisht Mjaltë”, ndonëse artikulohet gjithnjë me nota humori. Nëpër intervista të ndryshme televizive Veleshnja është shprehur se është paguar vetëm 200 euro. Ndërsa në një video të publikuar pak më parë në “Insta Story”, ku shihet në një event së bashku me Ermalin, i drejtohet këtij të fundit që t’i japë paratë që ia ka borxh. “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dhe; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”-dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali shihet…
Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave. “Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë…