Një automjet luksoz është djegur gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Gjergji Bodurri, i njohur me i ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Policia bën me dije se mjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet të jetë vendosur për arsye personale.
Vetë Bodurri, gjatë një kokunikimi me “Panorama”, tha se mjeti është në pronësi të baxhanakut të tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
