Sonila Meço thotë se ekziston një platformë që flet për një tranzicion kushtetues të pushtetit. Gjatë emisionit të saj në Ora News, ajo tha se këtë informacion e ka nga burime të sigurta. “Në bazë të disa burimeve jozyrtare kemi mësuar se ekziston një platform, ose një udhërrëfyes, i cili flet për një tranzicion kushtetues të pushtetit, i cili ndoshta është duke u diskutuar me protagonist komunitetin ndërkombëtar. Kjo mbetet për t’u parë. Çështja synon të zgjidhë krizën aktuale duke iu referuar një marrëveshje”, thotë Meço.
Author: tirana
Një nga aspektet më interesante të astrologjisë është se na lejon të studiojmë jo vetëm karakterin dhe personalitetin tonë, por edhe atë të njerëzve që kemi pranë. Nëse do të pyesnim veten se sa të duruar jemi, cila është nota që mund t’i japim vetes bazuar në shenjën tonë të zodiakut? Horoskopi dhe yjet na ndihmojnë të kuptojmë shumë aspekte interesante, të cilat na lejojnë të jetojmë marrëdhëniet tona më lumturi dhe harmoni. Shfletoni galerinë më poshtë për të zbuluar sa të duruar jeni. Dashi – Ju absolutisht nuk e dini se çfarë është durimi dhe, kur doni diçka, nuk…
Zbardhet raportit i delegacionit holandez, i cili vizitoi Shqipërinë më 6 maj. Në raportin e tyre janë renditur të gjitha pikat që Shqipëria ka shënuar proges dhe ato në të cilat duhet ende që të punojë. Pjesë nga Raporti: Në Tiranë, raportuesi Anne Mulder takoi nënkryetaren e parlamentit, zonjën Vasilika Hysi dhe një numër parlamentarësh të tjerë. Ai gjithashtu mbajti bisedime me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga ana e qeverisë, raportuesi zhvilloi bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Gent Çakaj, Ministrin e Brendshëm, z. Sandër Lleshaj dhe Zëvendësministrit të Drejtësisë z. Toni Gogu dhe…
Mbrëmjen e sotme është rikthyer në emisionin ‘Pa Gjurmë’ sërish historia e vogëlushes Bleona Mata e humbur në vitin 2010 dhe prej nëntë vitesh ende nuk ka asnjë gjurmë, pasi mbërritën dëshmi të reja. Shqiptari nga Maqedonia Mehmet Xheladini pas fotove nga Anglia që dërgoi në adresë të nënës së vajzës pak vite më parë është rikthyer sërish. Ai ka kontaktuar me Bukurie Matën duke i kërkuar para në këmbim të informacionit. Emisioni ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi me të riun Mehmet Xheladini, i cili bëri një vit burg për mashtrim. Ai tha e di se ku ndodhet vajza në Maqedoni, por…
Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve edhe gjatë shtatzanisë, pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve që posedon. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Vlerat shëndetësore të pjeshkëve dhe nektarinave Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe…
Gjiganti amerikane i internetit, “Google” do të investojë rreth 600 milionë euro për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Finlandë, njoftoi media lokale. Sipas agjencisë finlandeze të lajmeve YLE, qendra e re e të dhënave do të ngrihet në qytezën Hamina që gjendet rreth 145 kilometra në lindje të kryeqytetit Helsinki dhe që ka një popullsi prej pak më shumë se 20 000 banorë. Qendra e re e të dhënave vjen pak vite pasi “Google” kishte ngritur në vitin 2011 në Hamina një qendër të dhënash që çon investimet e përgjithshme të kompanisë në rajon në…
Damon Wilson është ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare dhe njëkohësisht zëvendës drejtor ekzekutiv i organizatës prestigjioze amerikane Atlantic Council me qendër në Washington DC. Wilson gjithashtu shërbeu si Drejtor i Lartë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të dytë të Presidentit George W. Bush. Ai zhvilloi këtë të martë një vizitë në Tiranë ku dha edhe një intervistë ekskluzive për televizionin News 24. Wilson u pyet për zgjedhjet në Shqipëri dhe ndër të tjera tha që zgjedhjet duhet të mbahen në kohën e caktuar pra më 30 qershor. Zoti Wilson, si e shikoni situaten politike në Shqipëri?…
Patatja e mbushur është një pjatë tejet e preferuar e imja, të cilën e kam provuar për herë të parë në Tavernën Attika në Elbasan. Jashtë shtetit njihet me emrin “twice-baked potato” – “patate e pjekur dy herë”, apo “jacket potato” – “patate xhaketë”, dhe duhet thënë që është emër mjaft i gjetur! Mbushja më bazike që mund t’i bëni patates është me djathë dhe proshutë, sigurisht, bashkë me vetë tulin e patates. Nuk kërkon fare teknikë, pasi është një gatim tejet i thjeshtë. Duhet vetëm të gërryeni patatet e pjekura tashmë (me kujdes se mos digjeni) dhe ta kombinoni…
Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se kujdesej për një fabrikë kanabisi në rrethinat e York të Anglisë. 26-vjeçari L. Zenelaj pretendoi para autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë. Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesej për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf së bashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor. Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi, së bashku me pajisjet e nevojshme…
Pritshmëria për Samsung Galaxy Note 10 është e lartë, pavarësisht nga disa pandehjeve se do ketë probleme. Por, dy burime të mëdha kanë paralajmëruar disa lajme të këqija për ata që po e presin me padurim këtë lloj smartfoni. Zhvilluesi i aplikacioneve Max Weinbach, së bashku me Steve Hemmerstoffer nëpërmjet Twitter’it kanë deklaruar se dizajni i ri i kamerës Galaxy Note 10 është tejet jo-estetik. Duke iu referuar burimeve të tij, Weinbach deklaroi: “Unë mendoj se Note 10 Pro do të duket shumë më keq se sa njerëzit mendojnë. Madje, shumë më i keq sesa dizajni i paraqitur në koncept-telefonin…
Në monologun e tij gjatë emisionit “Provokacija” Mustafa Nano u ndal në thirrjet fetare që grupi i tifozëve të Tiranës lëshoi gjatë ndeshjes ndaj Laçit. Në sfidën që u zhvillua të dielën, tifozët dëgjoheshin të thirrnin “Allahu Ekbar” ndërkohë që nxiteshin nga njëri prej tyre, i cili thërriste “Tekbir”. Nano ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje. Megjithatë, ai nuk i konsideron personat e përfshirë në këtë ngjarje as besimtarë dhe as tifozë sepse sipas tij nuk mund të jenë tifozë njerëzit që shkallët e stadiumit i kthejnë në xhami. “Mbeta pa fjalë, por të thuash mbeta pa fjalë është…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe se ndërhyrja e Shqipërisë në këtë drejtim është e pa nevojshme. I ftuar në televizionin “Dukagjini” në Kosovë, Meta sqaron qëndrimin e tij për këtë çështje, duke nënvizuar se këtë ia kishte bërë të ditur edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pjesë nga intervista – Përse keni deklaruar dhe pse jeni kundër korrigjimit të kufijve, nëse një ide e tillë përfundon dhe e çon deri në fund problemin mes shqiptarëve dhe serbëve apo mes Kosovës dhe Serbisë? Presidenti Meta: Në mënyrë fare të qartë…