Author: tirana

Qarkullimi i makinave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë përmes tre pikave kufitare në vend është pezulluar ditën e sotme, për shkak se doganierët grekë do të zhvillojnë grevë. Qarkullimi për mjetet është i ndaluar nga ora 07:00 deri në orën 23:00 dhe gjatë kësaj periudhë asnjë makinë nga territori shqiptar nuk do të lejohet të kalojë drejt territorit grek përmes tre pikave kufitare, Kakavijës në Gjirokastër, Qafë Botës në Sarandë dhe Tre urat në Përmet. Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente. Nisur nga kjo situatë,…

Read More

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Mbrëmjen e djeshme për shkak të lagështisë, por dhe prej reshjeve të shiut një sasi gurësh ka renë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë. Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrfikësit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme. Ndërkohë që një patrullë policie qëndron e stacionuar në këtë aks rrugor në gatishmëri pasi reshjet e shiut vijojnë.

Read More

Dashi Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen:në zonat malore 4 deri 12°Cnë zonat e ulëta 6 deri 18°Cnë zonat bregdetare…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Një fllad eksitimi po ndodh në disa media shqiptare, të cilat po festojnë për mbylljen e dhjetra projekteve apo bllokimin e miliona dollarë që vinë nga SHBA në Shqipëri. Në thelb gëzimi i tyre ndodh sepse nga ky bllokim fondesh, Amerika mund shkrijë SPAK. Një grup prokurorësh amerikan mund të zbarkojnë në Shqipëri për të hetuar keq menaxhimin e fondeve të USAID. Administrata e Presidentit Trump ka fokusuar keqpërdorimin e fondeve të USAID-it në shtetet ballkanike dhe një grupi prokurorësh do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë. Në krye të…

Read More

Dy eurodeputetë italianë shkuan në paraburgimin e Durrësit, për të takuar Erion Veliajn. Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye ata kanë shprehur keqardhjen. “Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët. Ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem. Shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për…

Read More

Avionë që përplasen dhe rrëzohen, janë shtuar kohët e fundit. Sipas ekspertëve të aviacionit, këto incidente nuk janë të papritura. Një ish-pilot dhe hetues i aksidenteve ajrore paralajmëron se standardet e sigurisë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit. Për të probleme serioze kanë filluar me prodhuesin e avionëve Boeing, i cili ka lëshuar në treg avionë me defekte, siç ishte Boeing 737 Max, që shkaktoi dy aksidente me 346 viktima në vitet 2018 dhe 2019. Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët punojnë nën stres të madh. Ekspertët paralajmërojnë se incidentet do të shtohen…

Read More

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump e përshëndeti në derë me një shtrëngim duarsh të ngrohtë dhe dyshja qëndruan për disa foto. Një gazetar i thirri presidentit amerikan: “A mund të arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë?”. Trump u përgjigj: “Po. Ne mundemi”. Ata më pas hynë brenda për bisedime brenda Zyrës Ovale.

Read More

Ryyan Alwan u gjet e pajetë në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë. Policia bën të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ai është bashkëshorti i viktimës, Fadi Alwan, 49-vjeçar. Autori dyshohet të jetë arratisur jashtë Shqipërisë menjëherë pasi ka kryer krimin. Ata rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja. ”Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë. Pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë. Grupi hetimor po vijon punën…

Read More

Sali Berisha ka marrë një ftesë personale nga kreu i Unionit të Demokracisë Ndërkombëtare. Kjo për të marrë pjesë në forumin që do mbahet më 14 deri 16 Maj të këtij viti në Bruksel. Në ftesë thuhet se janë mirënjohës ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është shtyllë e kësaj familje globale. Po ashtu shkruhet se kontributi i Berishës në promovimin e bisedimeve, lirisë dhe demokracisë globale do të ishte i jashtëzakonshëm. “I nderuar Dr. Berisha, po shkruaj sot, në cilësinë time si Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, aleancës globale të partive të qendrës së djathtë, për t’ju ftuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me asambletë socialiste të disa njësive në kryeqytet. Rama ka vënë theksin tek anëtarësimi i vendit në BE, për të cilën ka thënë se pritet që në vitin 2026-2027 të mbyllen negociatat. ”Fondet e BE-së janë të pagjetshme dhe të pasigurueshme askund tjetër nëse nuk je anëtar i asaj familje. Pra, është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje shumë të madhe pasi ke qenë jetim. Na duhen 2026 dhe 2027 për të mbyllur negociata dhe për ta futur Shqipërinë në BE”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se zgjedhjet e…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Marco Alberti. Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. “Diskutuam mbi ecurinë dhe rezultatet konkrete të projekteve të përbashkëta, që po japin një kontribut të çmuar në modernizimin e sektorit tonë”, shtoi ajo. Denaj se po ashtu u diskutua për forma të reja bashkëpunimi, duke vënë në fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe inovacionit mes qendrave tona të transferimit të teknologjisë bujqësore dhe përvojës së konsoliduar italiane.

Read More