Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën. Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ndërkohë, Monika Kryemadhi mbetet në “detyrim paraqitjeje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së. Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia me argumentet se është drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj…
Author: tirana
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë. ”Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”,-nënvizon Ministri Hasani. Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. ”Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të…
Dashnor Tota është arrestuar për vrasjen e Dod Mamlit, mbrëmjen e së hënës (24 shkurt) në fshatin Vilëz të Kurbinit. 53-vjeçari ka thënë se është penduar që e vrau. “E qëllova me armë zjarrin bashkëfshatarin pas një konflikti të çastit për çështje pronësie, por jam i penduar për atë çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar Dashnor Tota. Autori i ngjarjes u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, duke pranuar krimin e kryer prej tij. 67-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri nga dy banor të zonës. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se ai është qëlluar…
Deputetja Monika Kryemadhi ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e vilës së saj dhe të nënës së saj. Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po ashtu, bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në hetim për të njëjtën çështje dhe ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të GJKKO për lehtësimin e masave të sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur i lehtësuar për këtë vendim. Rama theksoi se ky lehtësim i masave nuk do të ndikojë në procesin e drejtësisë, e cila mund të vazhdojë pa pengesa hetimet dhe gjykimet për shkeljet e dyshuara. Ai u shpreh se jeta universitare, reputacioni i universitetit dhe stabiliteti i komunitetit arsimor nuk duhet të merrte peng, duke ruajtur kështu balancën mes drejtësisë dhe normave demokratike. Rama gjithashtu përmendi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe…
Nesër, nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke), dogana greke do të operojë me grevë. Sipas burimeve të fundit, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë.
Komisioni Europian u shpreh se do të reagojë “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë kundër barrierave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme”. Komenti i tij erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se administrata e tij së shpejti do të shpallë një tarifë 25% për importet nga BE. “BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do t`i mbrojmë gjithmonë bizneset, punonjësit dhe konsumatorët europianë nga tarifat e pajustifikuara”, thotë Komisioni Europian. I pyetur për tarifat ndaj BE-së, pas diskutimit të taksave ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, si dhe Kinës, Trump tha se e “kanë marrë…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, punimet për të cilin priten të përfundojnë brenda këtij viti. Ai ka komunikuar nga afër me punonjësit për çdo detaj. Rama ka theksuar Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. “Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, studio daneze BIG, që tanimë pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, ka nisur të marrë formë në rrugën drejt përfundimit të krejt punimeve…
Sot, në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi firmosën Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Protokolli synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve…
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka deklaruar se do të jetë pjesë e Primareve. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se procesi i Primareve i bën bashkë demokratët, pavarësisht situatave të së shkuarës. “Të dashur miq ! Në respekt të qëndresës tuaj historike dhe të vullnetit dhe kontributit modest që kam, edhe unë do të jem pjesë e primareve dhe ju ftoj të më mbështesni në këtë garë brenda familjes sonë duke votuar numrin 4”, shkruan Balliu. Postimi: Të nderuar demokratë!Pjesmarja në primare, na bën përsëri bashkë,sic kemi qënë në të gjitha betejat…
Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë për vjedhje. Një 22-vjeçare u arrestua në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash një lokal në lagjen nr. 1. Ndërkaq, një 35-vjeçar u vu në pranga në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetaseje. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe në një banesë tjetër.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit gjatë vitit 2024. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë raportin e organizatës. “Sipas raportit të fundit të UN Tourism, Shqipëria cilësohet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e #Turizmit”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Instagram.