Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre. Policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe bashkëshortes së tij. Sherifi i Qarkut Santa Fe Adan Mendoza konfirmoi lajmin të enjten. Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve të yjeve në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”. Në vitin 1972, ai fitoi çmimin Oskar për aktorin më të mirë…
Author: tirana
Qyteti i Librazhdit gjatë kësaj të Enjteje do të jetë pa energji elektrike. Burime zyrtare informuan se shkak i ndërprerjes së energjisë është ndërhyrja e detyruar e specialistëve për kryerjen e punimeve në Nënstacionin elektrik 110 kv të Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare punimet që do të kryhen në nënstacionin elektrik të Librazhdit minimalisht mund të zgjasin katër orë dhe qytetarët janë njoftuar se sot nga ora 10.00-14.00 do ketë ndërpretje energjia. Ky nënstacion është një investim i kryer pak kohë më parë nga OST në bashkëpunim me OSHEE. Investimi prej 1 milion euro u realizua për demontimin dhe rikonstruksionin e…
Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Londër të dielën me ftesë të kryeministrit britanik Keir Starmer, njoftoi Pallati Elysee. Macron do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë në Londër, njoftoi Reuters, duke cituar një burim në Pallatin Elysee. Starmer tha të mërkurën se do të presë liderët e Italisë, Gjermanisë, Polonisë dhe aleatëve të tjerë të dielën, më 2 mars, për të diskutuar se si t’i përgjigjen përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë.
Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme zgjati rreth 1 orë, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje. I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha: “Jo, ishim ulur me Prokurorin në një kafe dhe pa dashje mori celularin tim, solli të tijin dhe mori timin.” I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”. Ende është e paqartë arsyeja pse Gazmend Paja u…
Teksa mori fjalën në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi që të votohej ‘ligji për desorosifikimin”. Sali Berisha: Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në Shtetet e Bashkuara por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte qëndrime të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet që aspirojnë të mbeten të tilla. Ligji për desorifikimin e Shqipërisë është urgjencë kombëtare. Më mirë të bëhet tani sesa pas zgjidhjeve. Më…
Ilir Meta kërkon lirimin nga burg. Në Gjykatën e Lartë, ka nisur seanca ku, në dhomën e këshillimit do të vendoset pranimi ose jo i kërkesës së Metës. Seanca ka nisur prej orës 10:00 në Gjykatën e Lartë, do të zhvillohet në dhomë këshillim. Meta kërkon lirimin nga burgu. Avokatët e tij mbrojtës thonë se Meta është drejtuesi i një prej partive kryesore opozitare në vend, dhe duhet të lirohet para 11 majit për të bërë fushatën elektorale.
Policia turke arrestoi kryetarin e komunës Beykoz të Stambollit, Alatin Koseler, një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP) kryesore opozitare, për mashtrim të pretenduar tenderash dhe shpërdorim detyre. Për këtë arsye, tre persona të tjerë janë arrestuar dhe 17 të tjerë janë arrestuar për themelimin, anëtarësimin dhe ndihmën e një organizate me qëllim kriminal, raporton Reuters. Kreu i PK-së, Ozgur Ozel tha se arrestimet u bënë për shkak të shqetësimeve të qeverisë së presidentit turk Tajip Recep Erdogan se do të humbiste pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, pasi pësoi humbje në qytetet e mëdha në zgjedhjet lokale të vitit të…
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të shquara të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Ky akt nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit. Elisa Spiropali, kryetare parlamenti, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë. Spiropali vuri në dukje se Fino ka drejtuar vendin gjatë periudhës më të vështirë, duke kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme, ndërsa Bogdani ishte një lider i respektuar, i cili dha…
Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët duhet të zgjedhin mes anëtarësimit të vendit në BE dhe kënetës. Në një komunikim online me qytetarët, Rama u shpreh se anëtarësimi në BE, do të jetë pavarësia e dytë e Shqipërisë. “Zgjedhja që ke në 11 maj, është mes BE dhe kënetës. Me bufin e kënetës, e sigurtë që je me humbësat. Me bufin në kënetë, do hysh në borxh me veten si shqiptar. Të gjithë atyre iu duhet Shqipëria në BE. Ne BE, ne garantojmë 3 gjëra që nuk garantohen askund, garantojmë të mos ketë mungesë të lirisë individuale,…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook, iu përgjigj pyetje të komentuesve. Rama u shpreh se bonusi i pranverës për pensionistët nis që nga data 1 mars. “Bonusi i pranverës për pensionistët nis më 1 mars. Bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave tona”, deklaroi Rama. Kujtojmë se bonusi i parë për pensionistët u dha në dhjetor 2024. Pensionistët morën 10 mijë lekë të reja ose 15 mijë, në varësi të vlerës së pensionit të tyre.
Studimet kanë treguar se ka lidhje të ngushtë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ajo që njerëzit hanë ndikon në mënyrën se si mendojnë dhe ndihen, dhe së fundmi, një studim i ri ka sugjeruar se kjo lidhje mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në rrezikun e depresionit. Një studim ka gjetur se konsumimi i frutave të familjes së agrumeve apo citroneve mund ta ulë rrezikun e depresionit për rreth 20 për qind. Kjo lidhje nuk u gjet te frutat ose perimet e tjera, por ishte specifike për agrumet si portokalli dhe grejpfruti. Megjithatë, është e rëndësishme të…