Author: tirana

Studimet kanë treguar se ka lidhje të ngushtë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ajo që njerëzit hanë ndikon në mënyrën se si mendojnë dhe ndihen, dhe së fundmi, një studim i ri ka sugjeruar se kjo lidhje mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në rrezikun e depresionit. Një studim ka gjetur se konsumimi i frutave të familjes së agrumeve apo citroneve mund ta ulë rrezikun e depresionit për rreth 20 për qind. Kjo lidhje nuk u gjet te frutat ose perimet e tjera, por ishte specifike për agrumet si portokalli dhe grejpfruti. Megjithatë, është e rëndësishme të…

Read More

Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme. Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Europë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë. Shqipëria kryeson Europën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj. Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta (shiko grafikun bashkëngjitur). Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën…

Read More

Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa prej 25% ndaj Bashkimit Evropian, duke pretenduar se blloku prej 27 vendesh është “formuar për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara”. Duke folur në takimin e tij të parë të kabinetit të mërkurën, presidenti i SHBA-së tha se së shpejti do të publikojë detajet e kërcënimit të fundit tarifor. “Kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25%”, tha ai. BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së së bashku me Kinën. Trump ka thënë se do të vendosë tarifa 25% ndaj dy partnerëve…

Read More

Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës, ku do të diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj. Në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë vendit, gjë që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dokumente identifikimi të skaduara. Miratimi i këtij…

Read More

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028. Raporti i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur INSTAT nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë të dhënë për treguesit e punësimit më 2024, pasi siç kanë shpjeguar burimet zyrtare po integrohen të dhënat e cens 2023 në Anketën e Forcës së Punës. Rënia e të punësuarve shpjegohet edhe me zhvillimet në ekonominë reale, ku një seri biznesesh në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën si rrjedhojë e efekteve negative në të…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri 2-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen:në zonat malore 5 deri 14°Cnë zonat e ulëta 8 deri 18°Cnë zonat bregdetare…

Read More

Dashi Nuk mund të mohohet fakti se në këtë moment ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje. Hëna do të ketë ndikim negativ gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dilni nga ndonjë moment kritik. Në raportin në çift duhet të përkushtoheni më shumë, nëse së fundmi keni pasur keqkuptime. DemiJeni në një fazë revolucionare të jetës suaj, ku do të ketë një kthesë të bujshme. Vetëm nëse do të bëni tolerime, mund të përjetoni momente pozitive. Ndonëse Hëna është në anën tuaj, gjithsesi do të ndiheni pak të lodhur për shkak të…

Read More

Përfaqësuesit amerikanë që ishin në ndihmë të SPAK janë larguar. Kështu ka lënë të nënkuptohet ambasada amerikane në Tiranë. Vendimi ka ardhur pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim USAID, pasi do të rishikohet. Blendi Fevziu: Elida Marvataj ka dërguar një e-mail zyrës së marrëdhënieve me publikun të ambasadës amerikane, në të cilën i pyet që pas deklaratave të Kryeministrit se përfaqësuesit amerikanë që SHBA kishte sjellë për të mbështetur SPAK-un janë larguar, pyetjet kanë qenë: -A janë larguar ekspertët amerikanë që…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se selia blu do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për ish-të përndjekurit politikë. Gjatë prezantimit të programit për ish-të përndjekurit politikë, Berisha tha se është një detyrim madhor. Për të është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush”. ”E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Ju siguroj se jo vetëm për identitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të…

Read More

Mosha vijon të mbetet thjeshtë një numër për Cristiano Ronaldon. Portugezi realizoi në fitoren 2-0 që Al Nassr regjistroi kundër Al Wehda për tu ngjitur në kuotën e 925 golave. Ylli i Al-Nassr konfirmoi se udhëzimet e trajnerit në pjesën e parë ishin çelësi i transformimit në fushën e lojës. Skuadra u kundërpërgjigj me shpejtësi dhe arriti të shënojë dy gola, duke siguruar ndeshjen në favor të saj dhe duke fituar tre pikë të vlefshme. Sulmuesi përfitoi në maksimum nga krosimi i Angelos për të shënuar golin e 17-të në këtë sezon të kampionat. 40-vjeçari kishte mundësi për të thelluar…

Read More

Tre persona janë vënë në pranga në Berat. Ata akuzohen se kanë hedhur në treg 21 mijë kg mandarina me pesticide. “Dyshime për hedhjen në treg të mbi 21.000 kg mandarina me pesticide, arrestohen me kërkesë të prokurorisë Berat fermeri, grumbulluesi dhe inspektori Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u arrestuan shtetasit E.T., A.D. dhe E.T. për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmon vizitën që homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky. Komentet Trump i bëri gjatë takimit të tij të parë të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Teksa iu drejtua të pranishmëve në sallë, Trump shpejt u kthye te marrëveshja e mineraleve me Ukrainën dhe tha se Zelenskyy “vjen të premten, tani është konfirmuar”. “Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila do të jetë një marrëveshje shumë e madhe”,-thotë ai.

Read More