Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë për vjedhje. Një 22-vjeçare u arrestua në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash një lokal në lagjen nr. 1. Ndërkaq, një 35-vjeçar u vu në pranga në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetaseje. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe në një banesë tjetër.
Author: tirana
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit gjatë vitit 2024. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë raportin e organizatës. “Sipas raportit të fundit të UN Tourism, Shqipëria cilësohet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e #Turizmit”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Instagram.
Një 32 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi lëvizte i armatosur me taksi me qëllim shmangien e kontrolleve të policisë. Ai u ndalua në rrugën “Myslym Keta” dhe gjatë kontrolleve, policia i gjeti në çantë 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë. I arrestuari rezulton shtetas me precedent për krime kundër jetës. Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si…
Një 39 vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me armë sportive punonjësit e policisë bashkiake në Durrës. Sipas policisë, 39 vjeçari është prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
22 kandidatë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit.
Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri u ndal edhe te zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj. Rama u shpreh se fitorja është vetëm e Partisë Socialiste. Edi Rama: Shoku jonë më i mirë, më i ngushtë, ose më saktë shoqja jonë më e dashur që në vdesim dhe nuk i ndahemi, është fitorja Noc Rrokun do tua çojmë nëpër vende atyre që u shkon mendja se mund ti afrohen shoqes fitore, asaj që në fakt është shoqja jonë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi. Në një fjalim të mbajtur në Parlament, ai se “Rama nuk vjen dot këtu për dy arsye. Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe ju mashtroni dhe thoni se është në spital. Madje thatë edhe se është në intubim. Arratinë do ndiqni të gjithë? Laptopi i tij është në prokurori. Thirreni më mirë të vijë se sa t’ju nxjerrë juve një nga një”. Berisha iu referua edhe…
Për të nëntin vit radhazi në Japoni kanë lindur një numër rekord i ulët fëmijësh, njoftoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë, e cila thekson se kanë lindur 720.988 fëmijë. Numri i të porsalindurve ra me pesë për qind krahasuar me vitin 2023, dhe një rekord prej 1.62 milionë njerëz vdiqën, që do të thotë se më shumë se dy njerëz vdiqën për çdo fëmijë të porsalindur. Sipas Reuters, rënia e natalitetit vjen si pasojë e rënies së numrit të martesave të reja, veçanërisht pas pandemisë COVID-19. “Një trend i tillë mund të vazhdojë deri në vitin 2025,” tha Takumi Fujinami,…
Balla: Qindra bashkatdhetarë rezultoi se nuk kishin mundësi për të rinovuar dokumentet brenda afatit. Ndaj, qeveria ka sjellë sot këto dy akte që i mundësojnë bashkatdhetarë të vazhdojnë të regjistrohen në shumicë deri në 4 mars për të votuar. U shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e kanë bërë këtë detyrë ndaj atdheut. Janë 195 mijë të konfirmuar deri më tani dhe pritet që deri të martën të shkojë 230 mijë. Tregon dëshirën e madhe të bashkohen me ne. Jeni në fazën që gënjeni veten, se e dini se çfarë ju pret në 11 Maj. Diçka që s’e keni parë…
Qyteti i Librazhdit gjatë kësaj të Enjteje do të jetë pa energji elektrike. Burime zyrtare informuan se shkak i ndërprerjes së energjisë është ndërhyrja e detyruar e specialistëve për kryerjen e punimeve në Nënstacionin elektrik 110 kv të Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare punimet që do të kryhen në nënstacionin elektrik të Librazhdit minimalisht mund të zgjasin katër orë dhe qytetarët janë njoftuar se sot nga ora 10.00-14.00 do ketë ndërpretje energjia. Ky nënstacion është një investim i kryer pak kohë më parë nga OST në bashkëpunim me OSHEE. Investimi prej 1 milion euro u realizua për demontimin dhe rikonstruksionin e…
Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre. Policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe bashkëshortes së tij. Sherifi i Qarkut Santa Fe Adan Mendoza konfirmoi lajmin të enjten. Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve të yjeve në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”. Në vitin 1972, ai fitoi çmimin Oskar për aktorin më të mirë…
Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Londër të dielën me ftesë të kryeministrit britanik Keir Starmer, njoftoi Pallati Elysee. Macron do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë në Londër, njoftoi Reuters, duke cituar një burim në Pallatin Elysee. Starmer tha të mërkurën se do të presë liderët e Italisë, Gjermanisë, Polonisë dhe aleatëve të tjerë të dielën, më 2 mars, për të diskutuar se si t’i përgjigjen përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë.