Author: tirana

Mbi 100 subjekte shqiptare lider të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se është një dere e re komunikimi me diasporën tonë për të lidhur profesionistët dhe të rinjtë atje me mundësi konkrete punësimi në tregun shqiptar të punës. Postimi i plotë Sot, iu përgjigja LIVE pyetjeve të Kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij të përjavshëm me qytetarët, mbi Panairin e parë shqiptar të Punës në Athinë, më 2 Mars, në Technopolis City (Gazi)! “Sot ne çelim Panairin e Punës dhe…

Read More

G Bani me rifutjen në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ka ndezur polemika. Është ai që i ka thënë dyshes Gjesti dhe Egli që kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë. Kjo u bë e madhe dhe banorja eskaloi duke thënë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Egli theksoi se edhe po ta kishte bërë është me njeriun që e do. ”A kryeni marrëdhënie ju, a bëni ore, o të virgjër. Bëni. A keni turp a nuk keni. O të virgjërit e mi”, ka bërtitur Egli në drejtim të konkurrentëve. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Vrasja në fshatin Guci e Re në Shkodër e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ka tronditur vendin. Ai është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij dhe u gjet i vdekur nga xhaxhai. Ky i fundit thotë se fillimisht i kishin thënë se nipi i tij ishte therur me thikë, por më pas rezultoi se ishte sulmuar me armë zjarri. Ai shton se nuk dinte që nipi të kishte probleme me njeri. “Paulini është djali i vëllait tim, nipi. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që…

Read More

Të premten do të bllokohet lëvizja e mjeteve në doganën e Kakavijë, kjo si pasojë e grevës së doganierëve grekë. Bllokimi sipas asaj që bëhet e ditur nga njoftimi i pikës kufitare do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 23:00. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Do të…

Read More

Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara. Kjo vetëm për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit. Ky vendim vjen si një përpjekje, i iniciuar nga opozita, për t’i dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, bashkoi votën me socialistët në Kuvend.

Read More

Mbledhja e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve parlamentare do të jetë më 13 mars. Propozimi ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi. Ai sqaroi se deputetët kanë nevojë të punojnë në zonat e tyre elektorale, ndaj nuk do të ketë më mbledhje të komisioneve dhe seancash plenare. Seanca e fundit e Kuvendit do të jetë më 13 mars, një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë. Parlamenti mbetet në detyrë deri më 10 shtator dhe mund të mblidhet edhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Nëse ka ndonjë pjesë tjetër që do të rregullohej ose…

Read More

Sërish Shkodra është tronditur. Paulin Preka, rreth 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër, në fshatin Guci e re. Ai është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë ku jetonte i vetëm, nga xhaxhai i tij rreth orës 15:00. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua pas disa kohësh. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me origjinën e konfliktit dhe në minutat në vijim pritet të…

Read More

Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë me thikë brenda një dhomë hoteli. Ajo ishte akomoduar me partnerin e saj, 10 ditë më parë. Ishin pronarët e hotelit që njoftuan policinë. Kur policia u fut në dhomën e hotelit, gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut. Burri me të cilin ajo kishte marrë me qira dhomën e hotelit nuk është gjendur aty, duke u arratisur me të gjitha dokumentet e tij dhe të viktimës. Vetëm 10 cent janë gjetur në dhomën ku u gjet e pajetë e huaja, pasi çdo gjë…

Read More

Situata e pazakontë e krijuar nga Gjesti në ”Big Brother Albania Vip 4” ka sjellë në vëmendje një tjetër ngjarje të ngjashme. Në vitin 2015, në Mbretërinë e Bashkuar, Brian Belo, la shtëpinë në mënyrë dramatike. Ai u arratis mbi murin e shtëpisë, një moment që tronditi si banorët ashtu edhe publikun. Në atë kohë, Brian u ndje i izoluar dhe i sulmuar nga disa banorë të tjerë. Pas një sërë debatesh të tensionuara dhe akuzave të ndërsjella. Në një moment të dobësisë emocionale, ai u ngjit mbi mur dhe u largua nga loja, duke lënë pas konfuzion dhe spekulime.…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla thotë se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të votuar PS-në. Ndërsa opozita e di se çfarë e pret më 11 maj, humbja më e madhe që ka parë ndonjëherë. “E dini çfarë ju pret më 11 maj? Ju pret diçka që s’e keni imagjinuar në ëndrrën më të keqe. Njëri e ka parë në ’97 si ka dalë. Rezultati i 2025-ës as nuk perceptohet. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe për vëllezërit dhe motrat në diasporë. Mezi presin t’u vijë zarfi të shënojnë aty PS. Thonë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbehur entuziazmin e marrëveshjes me SHBA për mineralet. Për të një marrëveshje e tillë mund të kalojë edhe në heshtje. Po ashtu, Zelensky përgënjeshtroi Donald Trump në lidhje me borxhin prej 500 miliardë dollarësh. ”Kjo marrëveshje mund të jetë një sukses i madh, ose mund të kalojë në heshtje. Suksesi i madh varet nga biseda jonë me Presidentin Donald Trump. Nuk ka ende një marrëveshje që vjen më pas. Do të ishte më e vështirë, më serioze, sepse marrëveshja e radhës ka të bëjë me fondin. Ajo do të përfshijë marrëdhënie të caktuara partnere,…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Lartë e la në burg. ”Gjykata e Lartë nuk ekziston, që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma. Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana”.

Read More