Author: tirana

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon prokurorin e Ols Dadon se i ka ndaluar momentalisht çdo takim dhe komunikim. ”Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time”,-shkruan Veliaj. Postimi i plotë Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët! Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e…

Read More

G Banit iu dha një shans i dytë për t’u rikthyer në ”Big Brother Albania Vip 4”. Kjo nga një avantazh që pati Gjesti, ku zgjodhi shtatë banorë në një televotim, por që u kthyen tre nga ta. Duket se reperi nuk ka marrë mësim pasi ishte përjashtuar me zarf të zi meqë e goditi në fytyrë. Sot ai ka eskaluar në një debat të ashpër me banorin e ri, Shkëlzenin. Artisti i afrohet te fytyra dhe i bërtet tejet shumë, derisa e gjithë kjo nisi për gjumë. G Bani po vazhdon të jetë i njëjtë dhe se loja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të mërkurë komentoi sërish drejtësinë edhe gjatë inspektimeve për punimet për Terminalin Verior të Transportit Publik në Tiranë. Rama tregoi se projekti për terminalin, megjithëse i iniciuar 10 vjet më parë, ka kaluar nëpër një kalvar pengesash që e kanë vonuar zbatimin e tij. ”Sot kjo është një ndalese e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti. Sot jemi në 2025-ën dhe ka 6 muaj që ka filluar procesi sepse për gati 10 vjet bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe…

Read More

Sali Berisha bën thirrje për mobilizim masiv të deputetëve të tij për të marrë maksimumin nga votat e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Berisha në mbledhjen e grupit demokrat vlerësoi të vetët për punën e bërë gjatë kësaj kohë për regjistrimin e emigrantëve. Por ai kërkoi që këto ditë, të lënë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohen regjistrimeve të emigrantëve potencialë për të votuar PD. “Ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte…

Read More

Një 22 -vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në pranga ka përfunduar edhe drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike kanabis, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, sasia…

Read More

Pavarësisht se vitin e kaluar, të ardhurat shënuan një nivel rekord duke kapërcyer dy miliardë eurot, deficiti shtetëror në Gjermani ka shënuar një rritje drastike në pothuajse 119 miliardë euro. Qeveria gjermane regjistroi vitin e kaluar një nivel çuditërisht të lartë të borxhit shtetëror. Sipas llogaritjeve paraprake të Entit Federal të Statistikave deficiti i shtetëror ishte 15 miliardë euro më shumë se në vitin 2023. Kjo do të thotë se në Gjermani deficiti i shtetit ishte më i lartë nga sa pritej. Deficiti shtetëror tregon se sa i tejkalojnë shpenzimet e qeverisë federale, të tokave federale, të bashkive dhe të…

Read More

Zyrtarët policorë të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Hungarisë, dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale kundër Terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës Sërpska, po realizojnë të mërkurën stërvitje dhe trajnim, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij entiteti serb të Bosnje-Hercegovinës. Në njoftim është bërë e ditur se qëllimi i bashkëpunimit është avancimi dhe përmirësimi i aftësive të zyrtarëve policorë që kryejnë detyra dhe operacione të ndërlikuara të sigurisë, dhe se ushtrimet janë të fokusuara në luftën kundër terrorizmit. Mes tjerash përmendet se ushtrimet po zhvillohen…

Read More

Puna transformuese për modernizimin e infrastrukturës në kryeqytet vijon. Një prej projekteve që aktualisht është në zbatim përfshin Sheshin Avni Rustemi, i pozicionuar vetëm 500 m larg sheshit kryesor të Tiranës, i ndërtuar në 1935 dhe që gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007. Sheshi, i cili shërben si urë lidhëse e Pazarit të Ri me unazën e brendshme të Tiranës me anë të dy rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Tefta Tashko-Koço”, përbën një zonë me rëndësi të madhe në zhvillimin e kryeqytetit, si një pikë kyçe atraktive. Projekti për të cilin po…

Read More

Qeveria daneze ka njoftuar ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim ndalimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme shtetërore. Kjo do të bëhet me rekomandimin e Komisionit shtetëror për Mirëqenien e Popullsisë dhe praktikisht do të thotë se pothuajse të gjithë fëmijët e moshës shtatë deri në 17 vjeç do të jenë të detyruar ligjërisht të mos marrin celularët e tyre në shkollë, raporton The Guardian. Ky njoftim vjen pasi qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në telefon dhe media sociale. Komisioni Danez…

Read More

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije: Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas). Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë. Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë…

Read More

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e një automjeti që ndodhi dy javë më parë, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Emilian Basha, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. më datë 13 shkurt 2025, në lagjen nr. 10 të qytetit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Autoritetet e kanë vënë në pranga E. B., dhe materialet janë dërguar për procedim të mëtejshëm. “Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe…

Read More

Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Emri i Vilma Nushit eshte kaluar nga ligjvenesit e opozites dhe ndaj saj jane bere thirrje te vazhdueshme per te deshmuar ne komisionin hetimor parlamentar per koncensisonet ne shendetesi. Ende nuk dihet arsyet konkrete pse biznesmenja është thirrur nga SPAK, por kujtojmë se opozita në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimin dhe Check-up, e ka akuzuar se, Vilma Nushi rezulton se ka përfituar si divident rrreth 1.5 milionë euro. Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit…

Read More