Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është e vetmja garanci për SPAK. Rama: Edhe në radhët e pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që unë ajo që kërkoj unë që kërkoj është një drejtësi e pavarur dhe evropiane, tani nuk e di se ku e gjen zoti afrim apo secili si zoti afrim flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet vip të drejtësisë, paraqet si fakt një fantazi të tijën, këtu fillon problemi i madh që ne e kemi me pasqyrat tona të informacionit, me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet shiten si…
Author: tirana
Gardiani i vetëplagosur me armën e shërbimit quhet Sinan Kazhani. Raportohet se është vetëqëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit. Sipas policisë dyshohet se gardiani është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) thotë se pothuajse ka arritur objektivin e saj për imunizimin e fëmijëve në Gaza kundër poliomielitit. “Më shumë se 586,000 fëmijë në Gaza – 99% e objektivit tonë – janë vaksinuar kundër poliomielitit në vetëm katër ditë”, tha UNICEF në një postim në X. Postimi e përshkroi lëvizjen e fundit si një “arritje të madhe” për ekipet nga UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria Palestineze e Shëndetësisë dhe UNRWA që ndihmuan në sjelljen e dozave përforcuese për fëmijët në të gjithë Gazën. Përkeqësimi i kushteve shëndetësore dhe sanitare mes bombardimeve izraelite bëri që poliomieliti…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga qendra shëndetësore në Bubullimë të Lushnjes, e rikonstrukturuar totalisht. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se është një nga 400 qendrat shëndetësore që janë rregulluar, me të gjitha standartet e një shteti evropian. “Mirëmëngjes dhe me një nga 400 Qendrat Shëndetësore, të cilave u kishte mbetur vetëm emri si mbi një varr të mbuluar me ferra, e që ne ia kthyem popullit me standardet e një shteti europian, si kjo në Bubullimë, Lushnje, po edhe me habinë se ku e gjen këneta bashkë me faunën e saj paturpësinë të…
Donald Trump ka deklaruar se Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla, për të paguar ndihmën ushtarake të SHBA për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë. Ky njoftim pasoi negociatat e tensionuara mes SHBA-së dhe Ukrainës, në të cilat Zelenskyy akuzoi SHBA-në për ushtrimin e presionit për të nënshkruar një marrëveshje prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, që do t’i detyronte “dhjetë breza” ukrainas të kthenin këtë shumë. “Kam dëgjuar se ai do vijë të premten,” u shpreh Trump për gazetarët në Zyrën Ovale. “Sigurisht, për…
Mat/Informacion paraprak. Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa në qarkullim. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jug përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 1-8 m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës…
Dashi Do të ndiheni të mbushur plot energji, por presioni në punë mund t’ju irritojë. Është dita e duhur për transaksione financiare. Rekomandohet të kaloni disa momente relaksuese me anëtarët e familjes. Demi Sot mund të ndiheni plot shpresë. Persona e kësaj shenje që merren me biznes rekomandohen të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre. Dashuria do të jetë prioritetet për ju. Binjakët Do të keni njerëz përreth jush shumë kërkues. Mos bëni premtime, të cilat nuk do të mund t’i realizoni. Gjithashtu, rekomandohet të mos e ekzagjeroni me shpenzimet vetëm për t’i bërë përshtypje të tjerëve. Gaforrja…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është paraqitur sot në SPAK. Pas daljes nga SPAK, Kosta u pyet nga gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij. Biznesmeni Vladimir Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower, ka dhënë dëshminë e tij për hetimet ndaj Veliajt dhe Xoxës, pasi një zyrë e Xoxës ndodhet në këtë ndërtesë. Ai shpjegoi se nuk mund të japë detaje mbi pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët e posaçëm, duke theksuar se çështja është ende nën hetim. “Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim,” ka deklaruar Kosta.
Një punonjës policie është përplasur nga një mjet në zonën e Freskut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A.L, Punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimi. ”Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave…
Pak ditë më parë kryetari i Degës së Unionit Turistik për Sarandën, Arben Çipa, u dhunua nga disa persona. Në një reagim ndaj situatës, Unioni Turistik Shqiptar i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me një deklaratë ku i kërkon të marrin masa konkrete. Sipas këtij Unioni, ngjarja në fjalë “përbën një akt të paprecedentë të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandes nga dy individë të cilët e kanë sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytëzon pronat, të cilat nuk figurojnë në pronësi…
Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë, ku biznesi i vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë ka zero taksa. Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama theksoi se ne jemi i vetmi vend ku biznesi i vogël operon pa taksa. “Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, lëre pastaj Europën, pasi aty taksat të këpusin në mes”, u shpreh Rama në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit. Rama po ashtu bëri të ditur se u rrit edhe…