Pak ditë më parë kryetari i Degës së Unionit Turistik për Sarandën, Arben Çipa, u dhunua nga disa persona. Në një reagim ndaj situatës, Unioni Turistik Shqiptar i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me një deklaratë ku i kërkon të marrin masa konkrete. Sipas këtij Unioni, ngjarja në fjalë “përbën një akt të paprecedentë të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandes nga dy individë të cilët e kanë sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytëzon pronat, të cilat nuk figurojnë në pronësi…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë, ku biznesi i vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë ka zero taksa. Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama theksoi se ne jemi i vetmi vend ku biznesi i vogël operon pa taksa. “Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, lëre pastaj Europën, pasi aty taksat të këpusin në mes”, u shpreh Rama në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit. Rama po ashtu bëri të ditur se u rrit edhe…
Gjatë vizitës në Athinë ku pati takim me shqiptarët e Diasporës, Sali Berisha dha intervista për median greke. Në intervistën për “To Manifesto”, Berisha preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin fqinj. I pyetur për shqiptarët në Greqi, Berisha tha se do të përpiqet të gjejë zgjidhje për çështjet e pensioneve. ”Do të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për t’i kthyer ata, investimet e tyre dhe miqtë e tyre grekë që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Në vitet 2009-2010, shumë erdhën…
Kryeministri, njëherësh edhe kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi një takim me asambletë socialistë të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit. Rama pranon se ka gjëra që nuk shkojnë, por shtoi se lufta kundër korrupsionit është luftë e PS-së dhe ndryshe nga opozita që kërkon ta shkrijë SPAK është këtu falë socialistëve. ”Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por duke filluar nga kjo e korrupsionit. Por është më e tmerrshmja që ne të mund ta pranojmë pa luftë që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne mund t’i kërkojmë hesap njëri-tjetërit. Ju mund të më kërkoni hesap…
”Për karrierë, pagë më të mirë dhe kushte më të mira jetese”, janë shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve, evidentuar në raportin Global të Migracionit për vitin 2024, hartuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit. Shqipërisë i kanë ikur kryesisht fuqi punëtore e kualifikuar por edhe me kualifikim të ulët, evidenton raporti. “Rreth 40 % e fuqisë punëtore të Shqipërisë, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit dhe duke ushtruar presion mbi industritë lokale dhe ekonomitë që humbasin vazhdimisht punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët ashtu edhe në atë të lartë”, thuhet në…
Disa ditë pas ngjarjes tragjike në spitalin e Shkodrës, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën, ka reaguar babai i tij, Samed Hasmegaj. Ai lajmet se vdekja e djalit mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë. Për të nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi të mos përhapen spekulime të pabaza. Në një reagim për programin “People” në Euronews Albania, babai i fëmijës tha: “As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që…
Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama se sulmon SPAK dhe GJKKO në mënyrë që organet e drejtësisë të mos mbërrijnë tek ai. Për të pas Klotilda Bushkës, që është nën hetim nga SPAK-u, edhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ankohet në grupin e PS-së. Sipas saj, mbledhja e grupit parlamentar të PS do të shndërrohet në instrument për të sulmuar SPAK dhe GJKKO, pas operacionit në Universitetin Bujqësor ku u bënë disa arrestime për korrupsion me tenderat. Deklarata e plotë Jam në këtë konferencë shtypi për të denoncuar një paralajmërim skandaloz të…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar këtë të martë nga qelia e burgut. Në një shkrim të gjatë në facebook, Meta ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke nënkuptuar se është dakord me nismën e Berishës për shkrirjen e SPAK. Në reagim, Meta shprehet se drejtësia duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016. Ndër të tjera Meta thotë se “drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë”. Shkrimi i plotë Disa fakte edhe për “kujtesëhumburit” nga “covid”: Ilir Meta, si Kryetar i Kuvendit,…
Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Fabula e përdorur deri më tani ishte kandidatura e veçantë dhe kërkesa e konfederatës europiane që dy vendet të bashkëpunonin. “Kam dashuri të veçantë për të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. I gjithë Ballkani Perëndimor është një minë me sahat. Burokratët europianë nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Interesant është fakti se Federata Shqiptare dhe ajo serbe, të mbështetura nga…
Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja, Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku theksoi se eksperienca e tij do të ndihmojë në koordinimin e punës së të gjithë insitucioneve qëndrore dhe vendore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të qarkut të Elbasanit. “Qarku i Elbasanit është në një moment kyç zhvillimor, veçanërisht në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat e ndikojnë qarkun, e vendosin atë jo vetëm gjeografikisht në qendër të Shqipërisë”,-u shpreh Mazniku duke shtuar se: ”Teksa kjo pjesë është duke ndodhur si pasojë e disa…
Nga Kreshnik Spahiu Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës? Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i artistit të madh me luftën kundër kundër atij që 10 vjet e kandidoi për kryeministër është shndëruar në estradë. Çdo mbrëmje në lajme të duket sikur sheh ritransmetim dhe të njëjtat skema pokitike të zgjedhjeve 2017 apo 2024. Sali Berisha po shkon në zgjedhje me të njëjtat lista, me të njëjtët emra dhe me të njëjtët aleat që kishte Lulzim Basha.Skenat groteske të hyrjes për negociata në godinë të Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Agron Dukës përsëriten 20 vjet…
PD në Komisionin e Ligjeve refuzoi të votojë aktin normativ për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Akti në fjalë i jep të drejtë diasporës që të votojë edhe me dokumente të skaduara, e drejtë e cila për demokratët, vendos në pabarazi shqiptarët që jetojnë brenda vendit, që nuk gëzojnë këtë mundësi. “Sjellja e qeverisë e bën këtë akt antikushtetues sepse është diskriminues. Sigurisht ky siç është duhet të kalojë, se përndryshe mbetën pa votuar me 10 mijë shtetas, por duhet patjetër qeveria të miratojë aktin tjetër. Përndryshe do të jemi…