Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Diaspora voton me dokumente të skaduara

16:22 / February 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zgjedhje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD në Komisionin e Ligjeve refuzoi të votojë aktin normativ për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Akti në fjalë i jep të drejtë diasporës që të votojë edhe me dokumente të skaduara, e drejtë e cila për demokratët, vendos në pabarazi shqiptarët që jetojnë brenda vendit, që nuk gëzojnë këtë mundësi.

“Sjellja e qeverisë e bën këtë akt antikushtetues sepse është diskriminues. Sigurisht ky siç është duhet të kalojë, se përndryshe mbetën pa votuar me 10 mijë shtetas, por duhet patjetër qeveria të miratojë aktin tjetër. Përndryshe do të jemi në nivelin e antikushtetueshmërisë”, tha Bylykbashi.

”Unë jam kundër këtyre zgjatjeve të dokumenteve, ky proces duhet të marrë fund. Ç’është ky vend që sa herë ka zgjedhje zgjatet afati i dokumenteve. Ç’janë kjo kategori njerëzish, jetojnë në pyje?”, ia ktheu Damian Gjiknuri.

Opozita tha se kjo qasje e maxhorancës mund të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, qëndrim i cili u hodh poshtë nga socialistët. ”Paplotëshmëria e tyre prodhon një diskriminim në nivelin antikushtetues dhe kjo mund të çojë edhe në pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Kështu siç janë diskriminuese dhe nuk mund ta kenë votën time si përfaqësues i opozitës”, tha Oerd Bylykbashi. Akti normativ u miratua në komisionin e ligjeve me 15 votat e maxhorancës, ndërsa opozita u largua nga salla.

Diaspora PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.