Author: tirana

Policia ka vënë pranga dy vëllezër në Kurbin në sajë të operacionit “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ranë Arben Frati dhe ⁠Levend Frati, pasi u gjetën të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar…

Read More

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama ditët e fundit është shfaqur në gjendje të paqëndrueshme emocionale dhe me luhatje të humorit. Reagimi i Salianjit vjen pas zhvillimeve të fundit, ku SPAK arrestoi për akuzat e korrupsionit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Demokrati analizon shprehjet e Ramës duke theksuar se “ka lëshuar dy tre fjali, për të cilat, në kushte normale do të duhej të mbante përgjegjësi”. “Duke thënë se 11 maji do të jetë “tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart”, ai urdhëroi gjithë strukturat që ka në varësi, dhe…

Read More

Arrestohet nga policia e Durrësit 43-vjeçari i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Italia si pjesë e një organizate krimianle dhe trafik narkotikësh. Gjatë operacionit “Seven” u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë. Balliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Read More

Në ditët e fundit përpara mbylljes së afatit zyrtar të regjistrimit të koalicioneve, në Partinë Demokratike janë shtuar lëvizjet. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se pas takimeve të zhvilluara dje me Mediun dhe Partinë e Lirisë, sot po zhvillohet një tjetër tur negociatash. Më herët në selinë blu ka mbërritur kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i PAA-së, Agron Duka. Ndërkohë në mesditë, selinë e PD-së e kanë vizituar sërish dy përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto dhe Tedi Blushi. Negociatat kanë si temë kryesore se sa vende në listat e…

Read More

“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.Kush ka jetuar në Tiranën e viteve…

Read More

Gjykata e Strasburgut e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, sipas avokatit të tij, Dorjan Matlia. Sipas avokatit, Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shume të përgjithshme. “Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO…

Read More

Vijojnë negociatat mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatëve të saj për një koalicion të mundshëm mes tyre. Në selinë blu janë paraqitur aleatët e mundshëm të PD në zgjedhje. Në selinë e Partisë Demokratike janë paraqitur njëri pas tjetrit kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Gjithashtu në selinë e PD është paraqitur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Read More

Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia ka arritur në 524 miliardë dollarë, gati trefishi i prodhimit të saj të pritshëm të 2024-tës, kanë ardhur në përfundim Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Qeveria e Ukrainës. Një studim i ri nga institucionet përfshiu të dhëna nga nisja e pushtimit rus, tre vjet më parë, deri më 31 dhjetor 2024, përfshin një rritje prej 70 për qind të dëmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës nga sulmet ruse. Ai shfaqi një rritje prej mbi 7 për qind nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të koordinatorit juridik që merret me gjyqin e ngritur ndaj Gazment Bardhit në lidhje me akuzat të bëra ndaj vëllait të tij Olsi Rama. Në mesazh thuhet se në seancën e sotme, avokatët e Bardhit kanë kërkuar që të mos merren parasysh vendimet e penales me pretekstin se ato që ka thënë ai dihen dhe thjesht i ka përsëritur. Mes të tjerash, në mesazh theksohet se duke qenë se nuk kanë prova, ata tentojnë të shtyjnë seancat me fjalë boshe. Postimi i kryeministrit: Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën.…

Read More

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Vleija ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës. Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. “Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim. Pak më parë, kreu i PD Sali Berisha denoncoi se disa…

Read More

Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, shprehet përmes një deklarate publike Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si reagim ndaj sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado. Reagon KLP: Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë…

Read More

Komisioni i Ligjeve, që është mbledhur këtë të martë, drejtohet nga zëvendëskryetari Eduart Ndreca, ndërsa mungon kryetarja Klotilda Bushka, e cila një ditë më parë u paraqit në SPAK. Anëtari i Komisionit, deputeti demokrat, Dashnor Sula akuzoi Bushkën se ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni. Madje, ai kërkoi që nëpërmjet një deklarate, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “të distancohen nga veprimet e kryetares”. “Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë…

Read More