Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook iu përgjigj qytetarëve. Rama u shpreh se Shqipëria është e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike. “Shqipëria e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike. Në prokurime publike ka më pak mundësi korrupsioni sesa në vendet e rajonit tonë. Sot ministrat s’janë të lidhur më me proceset e tenderimit. BE na konsideron të angazhuar në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Rama.
Author: tirana
“Sot ministritë nuk bëjnë më tendera. Ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi se janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme që bën pjesën më të madhe të tenderave. Korrupsioni është tek kontaktet te ndërveprimit mes qytetarit që kërkon një shërbim dhe atij që është në sportel. Ka qenë një kohë kur edhe për të marrë një certifikatë, rregullisht paguaje bakshish. Për herë të parë dhe nuk e kanë të gjitha vendet e BE, ata që janë jashtë edhe në kontinente të tjera mund të marrin një shërbim përmes platformës…
Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama është ndalur tek gjuha e përdorur ndaj opozitës, pasi një nga komentuesit u shpreh se ta quash kënetë opozitën është fyese. “I merr të keqen patronazhistëve, janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe politike. Kjo punë bëhet në të gjitha partitë serioze në të gjithë botën. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjë tjetër, ndërkohë të tjerët as që e dinë çfarë janë ata. Këneta nuk është fjalë fyese, është një fakt dhe realitet, një dukuri natyrore gjeografike gjeologjike si të doni ju…
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sipas Top Channel ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi. Dyshohet se ata janë përfshirë në tendera të ndryshëm.
“Orikum/Informacion paraprak, Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.”-njofton policia.
Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e…
Dashi Disa projekte të lindura javëve të fundit duhen çuar përpara dhe parashikohet që të sjellin kënaqësi të shumta. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nëse ka propozime të cilat duhet ti bëni, është momenti i duhur për ti çuar përpara. Demi Ju kanë zili dhe ju kritikojnë në të njëjtën kohë! Bëni kujdes që të tregoheni të matur, pasi një shpërthim i juaji mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Në vendin e punës, ka ardhur koha që të përvishni mëngët. Binjakët Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme pozitive. Ndonëse jeni përballur me momente…
Një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër e hartuar nga Ukraina dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të votohen të hënën në Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për rezolutën e Ukrainës, e ndjekur nga rezoluta e SHBA-së. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë më vonë gjatë së hënës për rezolutën e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për “përfundimin e shpejtë të konfliktit dhe më tej kërkojnë një paqe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Federatës Ruse”. Rezoluta…
Tre persona janë arrestuar nga policia pas kërkesës së Prokurorisë së Kukësit pasi dyshohen si autorë të plagosjes së 29-vjeçarit Elvis Halilaj 5 ditë më parë. “Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit”. Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin…
Në Bretagna të Francës nisi gjyqi ndaj një kirurgu 74-vjeçar. Ai akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj qindra pacientëve të rinj, shumica prej të cilëve ishin nën anestezi. Joel Le Scouarnec, përballet me akuza për përdhunim të rëndë dhe sulm seksual kundër 299 të miturve, ndërsa 256 prej tyre ishin nën 15 vjeç. Kur Le Scouarnec përfitoi prej tyre ata ishin në gjumë ose në proces zgjimi. Kirurgu 74-vjeçar pranoi përgjegjësinë e tij në shumicën e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale për të cilat do të duhet të përgjigjet për 4 muaj në gjykatën penale. I dënuar tashmë në vitin…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”Mega”, ka diskutuar në lidhje me liderët e shteteve të tjera evropiane, SHBA, Rusi, marrëveshjen për detin me Greqinë apo ligjin e luftës. Rama tha se dy vendet, Shqipëria dhe Greqia kanë raporte shumë të mira, por shtoi se kanë ende disa çështje që do duhet të marrin zgjidhje, si ligji i luftës apo marrëveshja për detin. Kreu i qeverisë foli edhe për investimet e Jared Kushner në Sazan për të cilat tha se do të jenë të mrekullueshme dhe në favor të zhvillimit ekonomik të vendit. Intervista e plotë Pyetje:…
Në valixhen e tundimeve, Gjestit i është dashur që për dy javë të fle me një nga banorët aty brenda. Ai zgjodhi Rizartën dhe për këtë u shkaktua një rrëmujë e madhe në shtëpinë më të famshme, e madje edhe një prishje raporti me Egli Takon. Konkurrentja tha së fundmi se ka kërkuar në dhomë të rrëfimit që të mos fle më me të. Rizarta theksoi se kjo nuk iu lejua nga Vëllai i Madh pasi është një sfidë që duhet çuar deri në fund. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)